Agjerimi dhe gjerat qe e prishin ate..

baby-angel

Thpilt
Gjerat që e prishin agjërimin të cilat janë përmendur në Kur’an janë tre: ushqimi, pija dhe marrëdhëniet intime, argument për këtë është fjala e Allahut: “Tash e tutje bashkohuni me to (gratë) dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje”. (Bekare: 187). Sa i përket ushqimit e pirjes si do që të jenë ato të lejuara apo të ndaluara, të dobishme a të dëmshme, qoftë pak a shumë, bazuar mbi këtë pirja e duhanit është prej gjërave që e prishin edhe pse është i dëmshëm e i ndaluar (harram).
Disa nga dijetarët kanë thënë: nëse një person përtyp një rruazë do e prishte agjërimin. Megjithëse rruaza nuk është e dobishme për trupin, konsiderohet prej gjërave që e prishin agjërimin. Edhe nëse han brum që është përgatitur me diçka të papastërt do konsiderohej që e ka prish agjërimin, megjithëse ajo është e dëmshme.
E treta: Marrëdhëniet intime, është prej gjërave më të rënda që e prishin agjërimin, sepse për të ka dëmshpërblim, e dëmshpërblimi i saj është: lirimi i një robi, nëse nuk gjen agjërimi i dy muajve rrjesht, e nëse nuk ka mundësi ushqimi i gjashtëdhjet personave.
E katërta: Nxjerrja e spermës me dëshirë. Nëse një person e nxjerr atë me dëshirë e prish agjërimin e tij, porse nuk ka dëmshpërblim për të, sepse demshpërblimi është vetëm kur kryen marrëdhënie intime.
E pesta: Ilaçet ushqyese, kurse sa i përket ilaçeve që nuk janë ushqyese nuk e prishin agjërimin sido qofshin nëpërmjet damarit, apo muskujve sepse ato nuk janë as ushqim e as pirje e as në kuptimin e tyre.
E gjashta: Nxjerrja e ushqimit me qëllim, nëse një përson e nxjerr ushqimin që ka ngrënë me qëllim prishet agjërimi i tij, e nëse i del ushqimi pa dëshirën e tij atëhere nuk i prishet.

E shtata
: Nëse gruas i vijnë zakonet (mestruacioni) ose lehonia, nëse njëra prej ketyre dy gjërave i vijnë gruas qoftë edhe pak para se të perëndojë dielli prishet agjërimi, e nëse del pak pasi ka perënduar dielli agjërimi është i saktë.
E teta: Bërja e hixhames [proces gjate te cilit behet pastrimi i gjakut] argument për të fjala e Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-: “E ka prishur agjërimin ai që bën hixhamen dhe atij që i bëhet hixhamja” nëse personi bën hixhame dhe del prej tij gjak agjërimi i tij prishet, dhe i prishet agjërimi edhe atij që i bëhet hixhame nëse bëhet në atë mënyrë që u bënte në kohën e Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- dhe ajo mënyrë është duke thithur gota gjakun, por nëse bëhet me mjete që janë të ndara me atë që bën hixhamen atij që i prishet agjërimi është atij që i bëhet hixhamja, kurse ai që e bën nuk i prishet, e nëse këto gjëra i ndodhin atij që agjëron gjatë ditës së agjërimi atëhere atij i prishet agjërimi duke pasur me katër gjëra:
1- Gjynahin.
2- Prishjen e agjërimit.
3- Duhet që mos të hajë pjesën e mbetur nga dita që prishi agjërimin.
4- Duhet që ta kombesoj.
E nëse e ka prishur agjërimin duke kryer marrëdhënie intime veç këtyre që përmendëm më lart pason edhe një e pestë që është dëmshpërblimi.
Por duhet të kemi parasysh se këto gjëra që e prishin agjërimin janë të vleshme vetëm nëse plotësohen tre kushte:
1- Dija për të.
2- Të jetë i vetëdijshëm për atë që bën.
3- Ta bëj me dëshirën e plotë të tij.
Nëse personi që agjëron vepron njërën prej këtyre që përmendëm duke mos e ditur atë agjërimi i tij është i saktë, sido që të jetë a ishte injorant nga aspekti i kohës apo nga aspekti i gjykimit. Psh nëse është injorant nga aspekti i kohës: të çohet një person natën duke menduar që agimi nuk ka hyrë akoma dhe të hajë e të pijë, ku më pas i qartësohet se agimi kishte hyrë, agjërimi i tij është saktë sepse ishte injorant nga aspekti i hyrjes së kohës.
Shembulli i atij që është injorant në gjykimin e veprës është: nëse dikush bën hixhame duke mos e ditur që bërja e hixhames është prej gjërave që e prishin agjërimin, atij i thuhet agjërimi yt është i saktë, e argument për këtë që thamë është fjala e Allahut: “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gajmë!” (Bekare: 286).
Argument nga suneti kemi hadithin e Esmas vajzës së Ebu Bekrit -Allahu qoftë i kënaqur prej tyre- të cilën e ka transmetuar Buhariu ne Sahihun e tij ku thotë: Kemi ngrënë një ditë që ishte me re në kohën e Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- më pas doli dielli dhe ishte ngrënia e tyre gjatë ditës, porse ato nuk e dinin dhe mneduan që dielli kishte perënduar dhe Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- nuk i urdhëroi ato që ta kombesonin atë ditë.
Nëse kombesimi do ishte obligim do t’i kishte urdhëruar për të, e nëse do ishin urdhëruar do ishte transmetuar deri tek ne, por nëse personi han duke menduar se ka perënduar dielli dhe i qartësihet që dielli nuk ka perënduar ai duhet të ndalojë derisa të perëndoj dielli, e agjërimi i tij është i saktë.
Kushti i dytë: që të jetë i vetëdijshëm, e kundërta e saj është harresa, nëse agjëruesi harron dhe han e pinë agjërimi i tij është i saktë argument fjala e Allahut: “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gajmë!” (Bekare: 286), dhe fjala e Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- nga Ebu Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij-: “Ai i cili harron duke qenë agjërueshëm dhe han e pinë le ta vazhdojë agjërimin e tij sepse atë e ushqeu Allahu”.
Kushti i tretë: ta kryej veprën me dëshirën e tij, nëse agjëruesi bën diçka prej këtyre gjërave pa dëshirën e tij agjërimi i tij është i saktë, e nëse ai përty diçka apo i kalon uji padashje agjërimi i tij është i saktë.
E nëse burri e detyron gruan e tij për marrëdhënie intime dhe ajo nuk kishe mundësi që ta largonte atë, agjërimi i saj është i saktë, sepse ishte pa dëshirën e saj, argument është fjala e Allahut të Lartësuar ndaj atij që detyrohet të mohojë: “Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun, me përjashtin të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim …” (Nahl: 106).
Nëse agjëruesi detyrohet ta prishi agjërimin pa dëshirën e tij, nuk ka asgjë për të dhe agjërimi i tij është i saktë.



Marre nga www.udhaebesimtareve.com
__________________
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top