Agjenti i CIA-s: Unë e vrava Marilyn Monroe

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
nwmz9l.jpg


Rrëfim shokues në shtratin e vdekjes, nga ish agjenti i CIA-s, Normand Hodges. Ai thotë se ka ekzekutuar artisten e famshme Marilyn Monroe, siç thotë ai, për shkak se autoritetet vlerësuan atëherë se ajo përbënte rrezik kombëtar.


Vrasja e Marilyn Monroe është një krim që Hodges thotë se nuk i shqitet nga mendja. Pavarësisht kësaj ai thekson se nuk është penduar pasi aktorja përbënte rrezik për sigurinë kombëtare, ndaj dhe duhej eliminuar.

“Ne kishim prova se Marilyn Monroe jo vetëm kishte shkuar në shtrat me Kennedy-n, por edhe me Fidel Castro-n. Eprori im, Jimmy Hayworth, më tha se ajo duhet të vdiste dhe se vrasja duhet të dukej si vetëvrasje ose një mbidozë. Nuk kisha vrarë kurrë një grua më parë, por duhet t’u bindesha urdhrave. E bëra për Amerikën! Ajo mund t’i kishte kaluar informacione strategjike komunistëve dhe ne nuk mund ta lejonim këtë. Prandaj duhet të vdiste dhe unë bëra atë që duhet të bëja”, - ka thënë Hodges.

Normand Hodges, një ish-oficer i CIA-s, aktualisht 78 vjeç, pretendon se në jetën e tij ka kryer 37 vrasje për llogari të qeverisë amerikane.


Ngjarjet kriminale ai thotë se i ka ekzekutuar mes viteve 1959-1972, përfshirë edhe eliminimin fizik të aktores Marilyn Monroe


Për 41 vjet ai ka punuar për CIA-n si një agjent operativ i kualifikimit të lartë. Thotë se shpesh është rekrutuar si vrasës me pagesë për të eliminuar persona që mund të përbënin kërcënim për sigurinë e vendit.

I stërvitur si snajper dhe intensivisht në arte marciale, Hodges ka thënë gjithashtu se ka një eksperiencë të gjerë në dëmtimin e njerëzve edhe përmes metodave jokonvencionale, duke iu referuar helmeve dhe eksplozivëve

Hodges thotë se viktimat ishin kryesisht aktivistë politikë, gazetarë dhe krerë të sindikatave, por edhe shkencëtarë e artistë idetë e të cilëve përbënin kërcënim për Shtetet e Bashkuara.

noa.al
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top