Agjencia e Mjedisit publikon 10 plazhet më të këqija në Shqipëri

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Agjencia e Mjedisit publikon 10 plazhet më të këqija në Shqipëri

Beach1_Durres_Albania_2005-07-10-1240x520.jpg


Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar hartën e plazheve të bregdetit shqiptar, sipas cilësisë së tyre. Bie në sy se plazhet më të këqija gjenden në vijën bregdetare që shtrihet nga Durrësi në Kavajë, por nuk mungojnë as në Vlorë e Sarandë.

Nga plazhi i njohur si Tropikali, Kompleksi Xhardino apo Kompleksi Majami në Durrës, te Plazhi i ri në Vlorë, e te Kanali i Cukës në Sarandë. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar hartën e plazheve të bregdetit shqiptar, sipas cilësisë së tyre.

Të dhënat janë mbledhur nga Stacionet e Monitorimit të kësaj Agjencie, të cilat masin parametrat e ndotjes nëpër këto plazhe duke i renditur në katër kategori: Shumë të mirë, të mirë, me cilësi të mjaftueshme dhe me cilësi të keqe. Bie në sy se plazhet më të këqija gjenden në vijën bregdetare që shtrihet nga Durrësi në Kavajë, raporton shqiptarja.com

Ato janë plazhet e njohura si Majami, Kompleksi Xhardino, Lokali Reshatit dhe Fusha e Sportit. Në zonën e Durrësit janë evidentuar dy plazhe të këqija: Ministria e Rendit dhe Tropikali. Në Vlorë janë evidentuar dy plazhe problematikë, Shkolla e Marinës dhe Plazhi i Ri. Dy plazhe të këqija janë evidentuar gjithashtu edhe në Sarandë, Plazhi i Ri dhe Kanali i Cukës.

Plazhet e mira dhe shumë të mira gjenden kryesisht në segmentet jugore dhe veriore të bregdetit. Që nga Velipoja, deri në Gjirin e Lalzit, sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, plazhet ofrojnë cilësi shumë të mirë. Cilësi shumë të mirë shfaqin edhe plazhet e Dhërmiut, Himarës e Borshit.

g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top