Agim Bacelli:Mbrojtja e Kadaresë është mbrojtje e Demokracisë

fshatari

Anetar
Kadare-and-Hoxha.jpgTiranë-Shkrimtari i madh Ismail Kadare nuk ishte edhe aq i dashur për Enver Hoxhën. Ndoshta këtë e dinë shumë pak veta. Por për studiuesin Agim Bacelli nuk ka asnjë pikë dyshimi. Enveri e urrente Kadarenë.
Ky i fundit sjell një të vërtetë në një përvjetor të ditëlindjes së ish-diktatorit, në vitin 1975 gjatë një bisede me disa miq dhe pensionistë që kishin shkuar për urime, njëri prej tyre i propozohet Enver Hoxhës duke iu referuar Ismail Kadaresë, si një njeri që e ka shumë të gjatë dorën. Në këto momente ndërhyn menjëherë Hoxha i cili i përgjigjet se “Partisë nuk i ka shpëtuar asgjë dhe se i di të gjitha se kush është ky m... Kadare”. Sakaq Hoxha ka shtuar “Partia i di të gjitha. Ne e dimë mirë se kush është ky mut Kadare por e kemi lënë duke ja bërë të qartë se po e kaloi kufirin do t'ja presim dorën bile edhe kokën. ثshtë fakt se ai qen borgjez shkruan mirë por nuk rri pa i stërholluar ca gjëra e na thotë që Hoxhë Aliu nuk është Ali Hoxha dhe kujton se ne i hamë ato që ai thotë”.Vepra e Kadaresë shikohet në këndvështrime të ndryshme nga njerëz të ndryshëm. Ajo shfrytëzohet gjithashtu për bindje të ndryshme politike, gjë që ua jep botkuptimi i ndryshëm i gjithësecilit. Ata shqiptarë që e kanë kuptuar prej kohësh shkrimtarin e madh, janë ndarë në dy grupe, njëri grup është me simpatizantët e tij fanatikë dhe tjetri grup me armiqtë e tij të betuar. Të tjerët shkojnë pas thirrjeve të këtyre dy grupeve. Ata që ja dinin "hallin" shkrimtarit dhe që nuk e deshën regjimin komunist, e kuptonin Kadaren që në gërmën e tij të parë se ç'ka ka dashur për t’u thënë duke ua ndezur zemrat e kundërshtimit ndaj regjimit totalitar. Komunistët fanatikë dyshonin se ai e kishte “me të hedhur” dhe kanë bërë ç’mundën për ta frenuar apo edhe për ta kapur “mat” e nxjerrë jashtë loje shkrimtarin. Këtyre të fundit Kadare ua hodhi gjatë regjimit komunist por jo në kohën post komuniste pasi në këtë kohë ai doli hapur kundër komunizmit dhe ata ju përgjigjën atij po hapur si “antikomunistë”. Këtu, mendoj, janë rrënjët e ndezjes së zjarrit pro dhe anti Kadare.Armiqtë e tij që janë dhe armiq të sistemit demokratik në Shqipëri, me mjeshtri të rrallë po i ushqejnë me benzinë urat e zjarrit që të ketë mundësi të digjet jo vetëm gjeniu Kadare por edhe ithtarët e tij. Ata po nxjerrin nga arkivat materiale që sipas tyre do ta diskreditojnë Kadarenë dhe po shtyjnë drejt këtij zjarri atë grup njerëzish të cilët kurrë s'kanë lexuar qoftë edhe një rresht nga librat e Ismailit! Kjo kategori njerëzish u organizua mirë në sulmin kundër tij që në atë kohë kur krerët e këtij grupi menduan se shkrimtari Ismail Kadare do të bëhej president. Kadare e nuhati mirë këtë gjë dhe tha të mos merakoseshin fare se Ismaili nuk do të kandidoje për president. Shprehimisht ai tha, ”Më duket pak romantik dhe naiv ky kandidim...Pushteti nuk është në natyrën time....Kjo nuk është një zgjidhje reale...Presidenti duhet të jetë rrjedhim llogjik i politikës shqiptare...." Me një fjalë, sipas Kadaresë, presidenti duhet të jetë pak komunist dhe pak demokrat siç është dhe politika shqiptare! Por as këto fjalë të zgjuara nuk i tërhoqën nga sulmi komunistët të cilët nuk dinë të tërhiqen para marrjes së pushtetit me çdo mjet dhe me çdo rrugë. Ata vunë në veprim rrugaçërinë nëpërmjet diskriditimit moral të tij. Edhe kjo rrugë pati një dead end. Provuan ç’mundën, bile me pafytyrësinë më të madhe shkuan deri tek Komisioni i Dhënies së اmimit Nobël dhe u thanë se Kadare është armik i popullit shqiptar!
Sikur të ngjallej Fan Noli, dhe të shikonte që politikanët tanë janë po ata që ai aq bukur i satirizon në një debat në Parlamentin Shqiptar të vitit 1924, do të thoshte: "E po si nuk paska ndryshuar hiç fare kjo politika shqiptare!"Kaq shumë e ndjejnë frikën komunistët sa e gjithë paria e tyre është hedhur e tëra në një sulm të papërmbajtur për të sharë dhe për të nxjerrë Kadarenë "shkrimtar oborri" apo më keq “komunist”. Bashkë me këta, janë edhe shumë të tjerë që as vetë nuk dinë pse u bashkohen ish-komunistëve duke qënë vetë antikomunistë! Ndoshta ata shkojnë pas berihajës si ata qentë e vegjël që kur leh një qen i madh në krye të fshatit fillojnë dhe lehin me të madhe për tu dukur se edhe ata janë kaq shumë vigjilentë! Ndoshta.
Kush e ka njohur Kadarenë dhe kush e ka kuptuar atë e di fare mire se ai ka qënë një antikomunist dhe një demokrat i klasit të parë në Shqipërinë Komuniste. Qëllimi i veprave te tija, 80% e tyre, ka qënë zgjimi nga gjumi letarigjik komunist i një shtrese shqiptarësh e cila do të udhëhiqte popullin në luftë për liri dhe demokraci. Nëse nuk do të që kështu atëherë pse ai shikohej si një borgjez nga udhëheqja më e lartë e PPSH-së? Pse shumë nga veprat e tij, midis tyre edhe "Pashallarët e Kuq" nuk u lejuan ta shikonin dritën e botimit? Pse ai kritikohej shpesh? Pse ai shikohej me shumë dyshim edhe nga shokët e vet? Pse ishte e rrezikshme të rrije me Kadarenë në atë kohë? Pse? Pse? … Janë me qindra pse-të që i vihen Ismail Kadaresë në kohën kur në Shqipëri sundonte terrori i kuq. Në gjithë atë mjedis mbytës ndaj tij, Kadaresë i duhej që të kapej diku për të mbijetuar dhe që të bënte punën e tij jo për të gjithë por për ata që mund ta kuptonin, ai zgjodhi me të drejtë rrugën e dredhisë. Dredhia e fjalës së tij shpesh fshihej pas dy kuptimesh; njëra në favor për Kupolën e Kuqe që ajo të paraqitej si Fanar Ndriçues i Socializmit e cila do ti shpëtonte veprën dhe ndoshta jetën dhe tjetra, ishte ajo që do të nxiste atë shtresë intelektualësh për ta zgjuar nga gjumi i rëndë e për ti hapur sytë e mendjes popullit.Kadare është urryer njëlloj si dje dhe sot po nga të njëjtët njerëz. Edhe sot, është e njëjta armatë antiKadare ajo që sulmon jo më nga “kupola” por nga rruga dhe nga mbrapa “gardhit”! I gjithë strumbullari i lëmit antiKadare është po ai i kashtës së djeshme komuniste. Me të drejte të lind një pyetje e natyrshme, pse pikërisht në krye të antiKadareizmit janë pikërisht të gjithë enveristët kur Kadareja ka qënë një shkrimtar i oborrit enverian? Ata duhet ta mbronin shkrimtarin e babait të tyre dhe jo ta sulmonin! Por, ata nuk janë aq budallenj sa të mos e kuptojnë këtë gjë. Janë të tjerë ata që nuk s’ kuptojnë. Mjafton që çdo kush ti bëjë vetes këtë pyetje dhe të kuptojë që Kadare nuk rrezikohet nga populli, as nga demokracia por nga ish (është) nomenklatura e kuqe.

Kadare e ka urryer diktaturën dhe diktatorin.
Kadareja, Enverin e ka përshkruar pak a shumë kështu tek "Tabir Sarai"...(Nëpunësi i Pallatit të ثndrrave). “Ai është si vullkan i tmerrshëm. Duket sikur fle por nuk është kështu. Akumulon llavën e tmerrshme që do ta derdhë mbi ata të mjerë që e rrethojnë. Kur zemërimi i tij rritet shumë, vullkani derdh me tërbim hi, llavë dhe bile lëviz edhe shkëmbinj duke e kthyrë gjithçka në gërmadhë dhe hi për rreth tij. Për një çast gjithçka vdes. Jeta duket sikur është shuar…por nuk është ashtu. Porsa vullkani shuhet, jeta fillon e lëviz përsëri nën këmbët e tij. Ngadalë, ngadalë vjen dhe hiri i tij u shërben për të plehëruar bimët dhe pemët e reja që fillojnë të mbijnë përsëri. Jeta merr formën e parë... dhe duket sikur s’ka ndodhur asgjë derisa të vijë një shpërthim tjetër...i cili nuk vonon.”

Ky ishte Enveri për Kadarenë! Po kush ishte Kadare për Enverin?
Tregonte një nga miqtë më të ngushtë të Enverit L.G.,"Shkuam për ti uruar ditëlindjen shokut Enver me 16 Tetor 1975. Isha unë, K. K., B. Sh. dhe të tjerë pensionistë. Pasi folëm për gjëra të tjera, K. i thotë Enverit, “Si shumë të gjatë e ka dorën ky Ismaili, shoku Enver?”Enveri ju përgjigj, “Partia i di të gjitha. Ne e dimë mirë se kush është ky mut Kadare por e kemi lënë duke ja bërë të qartë se po e kaloi kufirin do t'ja presim dorën bile edhe kokën. ثshtë fakt se ai qen borgjez shkruan mirë por nuk rri pa i stërholluar ca gjëra e na thotë që Hoxhë Aliu nuk është Ali Hoxha dhe kujton se ne i hamë ato që ai thotë”.

A ka vend për kritikë ndaj Kadaresë?
Më vjen keq që Kadareja akuzohet për atë që ai nuk e ka patur kurrë, për “yes man” të diktaturës. Do të isha dakort sikur të diskutohej rënia në diletantizëm disa herë e penës së tij të artë. Apo edhe për një farë kapadaillëku që ka patur me shkrimtarët dhe poetët më të rinj, etj. Por të thuhet se Kadare ka qënë "shkrimtar oborri" nuk është vetëm shpifje por sulm ndaj tij nga vetë ata që kanë qënë sahanlëpirës të “oborrit”. Kadare, per rreth 40 vjet rrjesht e ka patur të ndezur në kokë "fitilin" e arratisjes nga Shqipëria. Ai shpesh mendonte se "po më zihet fryma" apo "këtu s'ka më ajër"...Të vetmit njeri që i ka besuar është Elena, bashkëshortja e tij, së cilës i ka treguar përherë se si ai mendonte shpesh që të arratisej nga ferri derisa një ditë e bëri realitet.Përsa i përket "Përse byroja politike u mblodh në mesditë", është një ide-vepër që e ngre lartë Kadarenë se ka ditur që ta thotë bukur mendimin se, regjimi komunist i ka duart e lyera me gjak deri në brryla. Ndërsa, përsa i përket vlerës artistike, bashkohem me shumë të tjerë që thonë se është një krijim i dobët letrar. Por që të hedhësh gjithë veprën e Kadaresë për tokë se na paska qënë "shkrimtar oborri" mendoj se është vazhdim i asaj çmëndurie e cila kërkon me këmbëngulje që Shqipëria të mos ketë shkrimtarë të mëdhenj, heronj të mëdhenj, histori të mëdhaja! Që Shqipëria të jetë një vënd i vogël më njerëz të vegjël që nuk bën dot pa ndihmën e më të mëdhenjëve!Si shqiptarë, duhet të bëjmë të kundërtën, të krenohemi që Kadare është shqiptar dhe ta mbrojmë si vlerën tonë kombëtare, ashtu siç duhet të bëjmë me të gjithë shqiptarët e mëdhenj.

Po e mbyll me një antitezë
Në kohen e diktaturës, emri i Kadaresë nëpër mjediset letrare, dendur komentohej si borgjez, si shkrimtar që e ka mendjen në Perëndim dhe trupin në Lindje, si shkrimtar antikomunist, mendimi i tij, thikë me dy presa, etj.. Aq sa, më kujtohet në një rast kur në një skeç ai u vu në lojë me këtë shprehje, “Shkrimtari Kadare në vënd të shprehet, … një qeros mbante në dorë një thikë …, shprehet, në dorën e një qerosi qëndronte një thikë... Hajde dhe merre vesh këtë shkrimtar!”
Sigurisht, hamëndjet e pushtetit komunist nuk ishin të kota. Kadare urrente komunizmin dhe Enver Hoxhën. Kurrë nuk e besoja në atë kohë se do të vinte një ditë që Kadare do të shahej nga po ata komunistë me të kundërtën e atyre gjërave që shahej në atë kohë! Nëse atëherë Kadare quhej një borgjez antikomunist, sot quhet po nga ata, një komunist antiborgjez! Pra «thika» në dorën e qerosit ishte dhe mbetet mentaliteti i po atyre njerëzve që i shërbenin me devotshmëri diktaturës dhe diktatorit.radiovisari
 
Fshatari! Ke mungese te theksuar informacioni.Kadareja ka qene nje nga te perkedhelurit e E.Hoxhes.Ai jo vetem se eshte gjirokastrit por kish edhe lidhje gjaku me Hoxhen.Kadareja disident?Po nga cfare arsyesh kishe Hoxha qe ta likujdonte Kadarene ,ne nje kohe qe Hoxha vrau e preu gjeneralet e ushtrise dhe deri kryeministrin Mehmet Shehu.Kadareja ka qene dhe mbetet nga me besniket e klanit Hoxha.Jo rastesisht ai ishte nenkryetar i frontit demokratik te shqiperise,pra zvendesi i Nexhmije Hoxhes.Kadareja dallohet si shkrimtar sepse pati perkrahjen e sistemit komunist,i cili i krijoje te gjitha mundesite qe ai te ishte shkrimtari me i lexuar ne hapsirat te banuara me shqiptare.Por Kadareja nuk dallohet aspak ne aspektete tjera te jetes se tij si p.sh si politikan.Ai eshte kthyer ne nje sufler i politikes franceze.Ai vazhdimisht dallohet per deklarime antikombetare.Arriti deri aty qe luften clirimtare ne Kosove ta cilesoje si nje lufte me permbajtje fetare dhe UCK bande terroristesh.Kadareja eshte thjesht nje shkrimtar dhe asnje gje tjeter.Nuk e vlen te diskutosh per Kadarene persa i perket implikimeve te tija me politiken.
 
Nuk besoj se nje thenie e tille mjafton per te justifikuar mardheniet e Kadarese me sistemin dhe diktatorin qe kane qene te ngushta per vite me radhe. Eshte vertete shume pak dhe e pamjaftueshme.

Megjithate eshte me rendesi te vihet theksi tek Kadareja i diteve tona sepse ai eshte ndryshe, ai eshte pozitiv per shqiperine, eshte por nuk ishte shqipetari me pozitiv per shqiperine e tere, eshte me i njohuri dhe me me prestigj ne bote sot per sot. E gjitha kjo nga veprat e tij. Fatkeqesisht Kadareja i djeshem me ate te sotmin jane krejtesisht ndryshe.
 
Fshatari! Ke mungese te theksuar informacioni.Kadareja ka qene nje nga te perkedhelurit e E.Hoxhes.Ai jo vetem se eshte gjirokastrit por kish edhe lidhje gjaku me Hoxhen.Kadareja disident?Po nga cfare arsyesh kishe Hoxha qe ta likujdonte Kadarene ,ne nje kohe qe Hoxha vrau e preu gjeneralet e ushtrise dhe deri kryeministrin Mehmet Shehu.Kadareja ka qene dhe mbetet nga me besniket e klanit Hoxha.Jo rastesisht ai ishte nenkryetar i frontit demokratik te shqiperise,pra zvendesi i Nexhmije Hoxhes.Kadareja dallohet si shkrimtar sepse pati perkrahjen e sistemit komunist,i cili i krijoje te gjitha mundesite qe ai te ishte shkrimtari me i lexuar ne hapsirat te banuara me shqiptare.Por Kadareja nuk dallohet aspak ne aspektete tjera te jetes se tij si p.sh si politikan.Ai eshte kthyer ne nje sufler i politikes franceze.Ai vazhdimisht dallohet per deklarime antikombetare.Arriti deri aty qe luften clirimtare ne Kosove ta cilesoje si nje lufte me permbajtje fetare dhe UCK bande terroristesh.Kadareja eshte thjesht nje shkrimtar dhe asnje gje tjeter.Nuk e vlen te diskutosh per Kadarene persa i perket implikimeve te tija me politiken.


sabah nuk jam une autori i kesaj historie si ta quaj une por eshte e mare nga radiovisari.info e kam shenuar prejardhjen e torotorialit ne funde te tekstit
 
sabah nuk jam une autori i kesaj historie si ta quaj une por eshte e mare nga radiovisari.info e kam shenuar prejardhjen e torotorialit ne funde te tekstit

Atehere nuk eshte i nevojshem publikimi i ketyre materialeve sepse nuk vlejne per shumicen e kombit shqiptar.E di dhe e kuptoj se nje pjese e popullsise shqiptare e kane te pa mundur te shkeputen nga trashegimia komunisite.Ne shqiperi megjithese para disa kohe partia komuniste u nxorr jashte ligjit,perseri nga militanet e saj u bene perpjekje dhe ajo tani figuron ne listen e subjekkteve politike.Por keto jane nje minorance e paperfillshmene ne shumicen e popullit shqiptar qe eshte shkeputur njehere e pergjithmone nga murtaja komuniste.
 
Atehere nuk eshte i nevojshem publikimi i ketyre materialeve sepse nuk vlejne per shumicen e kombit shqiptar.E di dhe e kuptoj se nje pjese e popullsise shqiptare e kane te pa mundur te shkeputen nga trashegimia komunisite.Ne shqiperi megjithese para disa kohe partia komuniste u nxorr jashte ligjit,perseri nga militanet e saj u bene perpjekje dhe ajo tani figuron ne listen e subjekkteve politike.Por keto jane nje minorance e paperfillshmene ne shumicen e popullit shqiptar qe eshte shkeputur njehere e pergjithmone nga murtaja komuniste.

une beje thjeshte nje postim dhe te shikojm mendimin e forumisteve
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top