Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Aftësia për të parashikuar të ardhmen ekziston te çdo njeri

Shiko fotografinë 1792716
Parashikimi i fatit apo aftësia për të paralajmëruar diçka që do të ndodhë janë fjalë që na bëjnë menjëherë të mendojmë për histori të lashta me orakuj dhe fallxhorë, por në realitet ato janë koncepte që me kalimin e kohës kanë nxitur kuriozitetin dhe hulumtimin e komunitetit shkencor.

Kështu, një grup studiuesish amerikanë nga Universiteti i Northwestern, ai i Kalifornisë dhe Universiteti i Padovas, në Itali kanë analizuar rreth 26 studime të mëhershme, të zhvilluara nga viti 1978-2010 dhe kanë dalë në përfundim se qeniet njerëzore, në një farë mënyrë kanë aftësinë që të parashikojnë të ardhmen, të paktën atë më të afërtën.
Shiko fotografinë 1792717
Por me këtë nuk nënkuptohet besimi në numrat me fat apo lojërat e fatit, sepse aftësia jonë për të parashikuar të ardhmen lidhet më së shumti me aspekte ngushtësisht biologjike të ekzistencës sonë. Julia Mossbridge, drejtuese e studimit, në vend që të përdorë termin parashikim, që lidhet zakonisht me arbitraritetin, e përkufizon fenomenin si ‘aktivitet jonormal paraprak’.

Në shqyrtimin e tyre, studiuesit vunë re se personat e nënshtruar dy ose më shumë stimujve specifik të drejtuar për të qenë të parashikueshëm , prodhonin një aktivitet të ndryshëm biologjik pas stimulit. Gjithashtu, aktiviteti që paraprinte stimulin ishte i vetëdrejtuar dhe ecte në të njëjtën vijë me vijë me aktivitetin biologjik të post-stimulim. Pra për të parashikuar momentin post-stimul, i duhet kushtuar rëndësi aktivitetit biologjik pak përpara tij, dhe duhet të arrihet të bëhet një lidhje mes tyre. Studiuesit morën në shqyrtim aktivitete të ndryshme biologjike si rrahjet e zemrës, zgjerimi i bebeve të syrit, tensioni i gjakut, duke vënë re se në disa raste aktivitetet para dhe pas stimulit shkonin në një drejtim.
Shiko fotografinë 1792718
Për ta bërë më të kapshme këtë ide, studiuesit sjellin shembullin e një nëpunësi i cili (në orarin e punës) është duke luajtur me një videogame përpara kompjuterit, ndërkohë që ka vënë edhe kufje, kështu që nuk mund ta dëgjojë shefin të hyjë në zyrë. Sipas të dhënave të studimit, nëse i kushtohet vëmendje shenjave të ndryshmit të aktivitetit tonë biologjik (të cilat fillojnë të shfaqen nga 2-10 sekonda përpara stimulit të vërtetë), do të dini të bëni lidhjen mes tyre dhe në rastin konkret, ky nëpunës do të kishte kohën e nevojshme për të fikur videolojën dhe muzikën për të rifilluar punën përpara se shefi të shkonte pranë tij.
 
Tip parandjenje qe thone njerzit ne gjuhen e thjesht.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back