CoNNecT
Administrator
Cdo shkencëtar do të ishte gati të betohej se kurrë një leopard do të sulmonte një krokodil. Por ja që natyra vazhdon të na mahnisë dhe këtë herë habia vjen nga objektivi i Hal Brindley. Fotografi po merrte nga makina e tij një grup hipopotamësh, në parkun kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut, kur një skenë e cuditshme I ka tërhequr vëmendjen: Një leopard po sulmonte një korkodil. Ekspertët thonë se kjo është hera e parë, sigurisht është rasti i parë në histori i dokumentuar në një celuloid. “Policia e zonës më konfirmoi që ky është rasti i parë, pasi mishi I korkodilit është pak gjë për një leopard, ndërsa rrisku që ai të humbë në këtë betejë është shumë e lartë”. Leopardi ka dalë nga shkurret ku ishte fshehur dhe kërceu mbi krokodilin duke e kafshuar në kokë dhe duke e tërhequr atë jashtë ujit.
©Balkanweb
©Balkanweb