Afganistan, NATO përsëri qëllon civilët “gabimisht”

Ado

FISEBILIL-LAH
Në Afganistanin jugor teksa forcat e NATO-s dhe ato afgane po ndiqnin talebanët vranë gabimisht dy civilë, njëri prej të cilëve ishte grua. Në ngjarjen që forcat e aleancës e cilësuan si “aksident”, u plagos dhe një i tretë.

E shtune 3 Korrik 2010 15:06



Forcat e NATO-s dhe në bashkëpunim me forcat afgane mbrëmjen e djeshme organizuan një sulm për arrestimin e autoriteteve talibane në jug të Kandaharit.

Sipas shpjegimeve që bëri sot Aleanca, theksohet se u bënë kontrolle ne disa banesa. Si pasojë e një incidenti gjatë këtyre kontrolleve të banesave humbën jetën dy persona dhe një tjetër u plagos. Autoritetet e Natos theksuan se do vazhdonin hetimin mbi “ngjarjen për të ardhur keq”./start/
 
Back
Top