اfarë thotë shkrimi juaj për ju?

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
اfarë thotë shkrimi juaj për ju?

notebook-letter_300.jpg


Shkruaj...

Sipas shkencës së grafologjisë, që njihet gjithashtu si analiza e drejtëshkrimit, se si i formojmë shkronjat dhe fjalët do të thotë më shumë se 5,000 tipare personaliteti. E provojmë dhe ne testin e Kathi McKnight, një eksperte në këtë fushë. Merrni një letër dhe shkruani fjalinë "She sells seashells by the seashore" me shkrim dore. Edhe nëse jeni mësuar të shkruani në print, shkruajeni këtë fjali me shkrim dore.

Më poshtë do të vendos foto të shoqëruara me shpjegime mbi shkrimin.

Shpresoj t'ju pelqejë ky test i vogël.

(fjalia eshte ne anglisht pasi edhe perkthimi i menyres se shkrimit eshte me ato fjale...)
 
pen-she-slants_300.jpg


Nëse shkrimi juaj është…

(1) I pjerrtë në të djathtë: Jeni i hapur me botën që ju rrethon dhe jeni shumë i shoqërueshëm.

(2) I pjerrtë në të majtë: Zakonisht ju pëlqen të punoni vetëm ose “mbrapa kuintave”. Nëse shkruani me dorën e djathtë dhe shkrimi juaj është i pjerrët në të majtë, tregon shënjë kundërshtim, ose rebelizmi.

(3) I drejtë: Ju jeni i arsyetueshëm dhe i thjeshtë. I mbroni dhe i ruani ndjenjat tuaja.
 
pen-size-letters_300.jpg


Nëse madhësia e shkronjave tuaja është…

(1) Të mëdha: Keni një personalitet të “madh”. Shumë njerëz të famshëm e kanë shkrimin e madh. Kjo mbase sygjeron që jeni i shoqërueshëm dhe ju pëlqen vëmëndja e të tjerëve.

(2) Të vogla: Jeni të fokusuar tek puna juaj dhe përqëndroheni lehtë. Ndonjëherë jeni të turpshëm dhe të urtë.

(3) Normale: E keni të lehtë te përshtateni dhe jeni të rregulltë në punët që bëni.
 
pen-loops_300.jpg


Nëse laku (bërryli) është…
(laku ose bërryli për shkronjën “e” dhe “l” të vogël të dorës)

(1) “L” e mbyllur (dmth, kur L-ja e vogël e dorës ngrihet sipër dhe pastaj ulet): Ndiheni të tensionuar? Kjo tregon që po e kufizoni veten tuaj.

(2) “L” e plotë, e hapur: Jeni spontan dhe të qetë dhe e keni shumë të lehtë të shpreheni dhe të flisni hapur.

(3) “E” e mbyllur (si shembulli i “L”-së): Ndonjëherë jeni skeptik dhe zakonisht i pandikuar nga argumente ose biseda që kanë tema emocionale ose ndjenjash.

(4) “E” e plotë, e hapur: Keni mendje dhe mendime të “hapura” dhe ju pëlqen të provoni gjëra të reja.
 
pen-s-means_300.jpg


Nëse “S”-të e shkrimit tuaj janë…

(1) Të rrumbullakta: Ju pëlqen të plotësoni dëshira dhe kërkoni gjithmonë një kompromisë. I evitoni ballafaqimet.

(2) Me cep: Ju pëlqen të mësoni dhe studioni gjëra të reja, gjithashtu keni një mënyrë zhbiruese inteligjente. Sa më me majë të jetë “s”-ja juaj, aq më shumë ambicioz jeni.

(3) E hapur poshtë: Sikur nuk po e ndiqni zemrën tuaj? Për shëmbull, do të bëhesh artist, por i je futur në një karriere në financë. Do e dëgjosh zemrën një ditë?

(4) “S” shtypi: Jeni i gjithanshëm.

Perktheu per FV
KarameleZana

__________

Po te doni na sillni nje foto te shkrimit tuaj... Ne pamundesi na shpjegoni si shkruani ju? I jepni rendesi shkrimit tuaj? Po shkrimit te nje tjetri?
 
(3) I drejtë: Ju jeni i arsyetueshëm dhe i thjeshtë. I mbroni dhe i ruani ndjenjat tuaja.

(2) Të vogla: Jeni të fokusuar tek puna juaj dhe përqëndroheni lehtë. Ndonjëherë jeni të turpshëm dhe të urtë.

(1) “L” e mbyllur (dmth, kur L-ja e vogël e dorës ngrihet sipër dhe pastaj ulet): Ndiheni të tensionuar? Kjo tregon që po e kufizoni veten tuaj.

(4) “S” shtypi: Jeni i gjithanshëm.

Rrofsh karamele per perktimin...jane fikse dhe me pershtaten shume keto.

P.S. Me fal se nuk i pash pyetjet:

Po te doni na sillni nje foto te shkrimit tuaj... Ne pamundesi na shpjegoni si shkruani ju? I jepni rendesi shkrimit tuaj? Po shkrimit te nje tjetri?

Kam shkrimin e bukur, shkruaj shume paster kjo dhe me ka shkaktuar ca ''probleme'' ne shkolle se cdohere kur duhej te shkruhej orari i shkolles apo te dhenat per te gjithe klasat - detyra ishte e imja. + dhe ne shpi mami e babi qe me japin t'ua shkruaj cdohere deftesat :)...

Eshte bukur te kesh shkrim qe lexohet, por mendoj se eshte dhe dhunti, kur dikujt nuk i ecen ska se si ta pemisoje.

P.P.S. harrova te cek dhe se shkruaj me doren e djathte, nuk jam mengjerashe :D.
 
Redaktimi i fundit:
She She tjerat si mora vesh une se skam stilolaps ku ti shkruaj :D
 
Pergjigjet e mia 1,2,3,2. Shume teme e bukur Karamele edhe pe keqkuptova nga titulli.

Te jap edhe une nje alternative. Kush shkruan me shkrim pule, eshte derr. :p
 
Pe: اfarë thotë shkrimi juaj për ju?

pen-she-slants_300.jpg


Nëse shkrimi juaj është…

(1) I pjerrtë në të djathtë: Jeni i hapur me botën që ju rrethon dhe jeni shumë i shoqërueshëm.

(3) I drejtë: Ju jeni i arsyetueshëm dhe i thjeshtë. I mbroni dhe i ruani ndjenjat tuaja.

Keto te dyja perdor, varet nga momenti ndonjehere shkruaj drejte, ndonjehere i pjerret djathtas :) ...
Gjithsesi, te dyja pikat me pershtaten ne pershkrimin...
Shume interesante Karamele ....
 
Pe: اfarë thotë shkrimi juaj për ju?

E bukur....
 
Pe: اfarë thotë shkrimi juaj për ju?

nga su vete mendja njerezve
 
Titulli: اfarë thotë shkrimi juaj për ju?

1 3 ,3,2,3
oo me duket se kjo qenka taman per te lavderuar veten time :P
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Titulli: اfarë thotë shkrimi juaj për ju?

1 3 ,3,2,3
oo me duket se kjo qenka taman per te lavderuar veten time :P

tamam si drejtuese e simfonise :P
 
Titulli: اfarë thotë shkrimi juaj për ju?

hahaha me shkru une shkrimin tim pak kush kish dite me lexu kihsin mendu qe sjam nga ky palnet hiq na ka shpetu kete kompjuter tash shume rralle po perdoret letra hahahahaha
 
Pe: اfarë thotë shkrimi juaj për ju?

Gafi nuk e kam par shkrimin tend, por po besoj pa e par se çfar shkrimi ke ??? :noto:
 
Titulli: Pe: اfarë thotë shkrimi juaj për ju?

Gafi nuk e kam par shkrimin tend, por po besoj pa e par se çfar shkrimi ke ??? :noto:
hahaha ma mire qe si ka pa kush se si me pas kan me profesion doktor ata shkarravisin ne receten e barerave qe nese bajne gabim thone farmacisti ska dite me lexu .hahahahaha hahahah hahaha
 
Pe: اfarë thotë shkrimi juaj për ju?

Un i kombinoj te gjitha ngapak :P
 
Titulli: اfarë thotë shkrimi juaj për ju?
 
Titulli: اfarë thotë shkrimi juaj për ju?

Une rishkruajta serish
''s'' qe shfaqet ne shkrim, une e bej si ''s'' shtypi :(
Por ama tek ''e'' me surprizoi kjo
(3) “E” e mbyllur (si shembulli i “L”-së): Ndonjëherë jeni skeptik dhe zakonisht i pandikuar nga argumente ose biseda që kanë tema emocionale ose ndjenjash.
 
Titulli: اfarë thotë shkrimi juaj për ju?

ur nuk po e ndiqni zemrën tuaj? Për shëmbull, do të bëhesh artist, por i je futur në një karriere në financë. Do e dëgjosh zemrën një ditë?

(4) “S” shtypi: Jeni i gjithanshëm.

__________

Po te doni na sillni nje foto te shkrimit tuaj... Ne pamundesi na shpjegoni si shkruani ju? I jepni rendesi shkrimit tuaj? Po shkrimit te nje tjetri?

Tani te gjithe po shkruajme me shkronja shtypi qe te dukemi te gjithanshem :mendim:

Ku humbi bukurshkrimi mo :( Kam pershtypjen se bukurshkrimi eshte pjese kulture :)
 
Titulli: اfarë thotë shkrimi juaj për ju?

Tani qe gjeta temen e duhur...me ne fund! Shkrimi keshtu:

photo.jpg
 
Titulli: Pe: اfarë thotë shkrimi juaj për ju?


Gafi nëse do, bëre nje fotografim të shkrimit tend dhe na e sjell.... te garantoj se do te qeshim nëse ke shkru si doktor... e dergojmë ne apotekë po se morëm vesh, mos ke dert ti... :)


hahaha ma mire qe si ka pa kush se si me pas kan me profesion doktor ata shkarravisin ne receten e barerave qe nese bajne gabim thone farmacisti ska dite me lexu .hahahahaha hahahah hahaha
 
(2) I pjerrtë në të majtë: Zakonisht ju pëlqen të punoni vetëm ose “mbrapa kuintave”. Nëse shkruani me dorën e djathtë dhe shkrimi juaj është i pjerrët në të majtë, tregon shënjë kundërshtim, ose rebelizmi.
(2) Të vogla: Jeni të fokusuar tek puna juaj dhe përqëndroheni lehtë. Ndonjëherë jeni të turpshëm dhe të urtë.
(1) “L” e mbyllur (dmth, kur L-ja e vogël e dorës ngrihet sipër dhe pastaj ulet): Ndiheni të tensionuar? Kjo tregon që po e kufizoni veten tuaj.
(4) “S” shtypi: Jeni i gjithanshëm.
 

ketu te figuron komplet personaliteti ne pergjigjje, siq e shoh...

/sme pelqejn te dhenat personale /
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top