اfarë thonë për ju fjalët që zgjidhni gjatë bisedave

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një program i analizës së fjalëve që përdorni mund të tregojë jo vetëm personalitetin, por edhe shëndetin tuaj mendor bazuar mbi numërimin dhe kategorizimin e fjalëve
fjalet Pa asnjë dyshim, fjalët që shkruajmë apo flasim janë një shprehje e mendimeve tona të brendshme dhe personalitetit. Por përtej përmbajtjes së kuptimshme të gjuhës, të fshehtat e mendimeve të një shkrimtari janë të mbuluara në stilin e të shkruarit, si për shembull fjalët dhe kategoria e tyre.

fjalet-320x289.gif


Kjo është mënyra sesi një shkrimtar/e shpreh mendimet, të cilat tregojnë shumë për karakterin, hamendëson psikologu social Xhejms Pinbejkër (James Pennebaker) nga Universiteti i Teksasit.
Kur njerëzit përpiqen ta paraqesin veten në një mënyrë të caktuar, ata kanë prirjen të përzgjedhin ato që, sipas tyre, janë emrat dhe foljet më me vend.
Por, nga ana tjetër, ata e kanë të pamundur të kontrollojnë përdorimin e parashtesave dhe përemrave. Këto fjalë të vogla dhe në dukje të parëndësishme krijojnë stilin e tekstit, që është më pak subjekt i manipulimit të vetëdijshëm.
Analizat statistikore të Pinbejkër kanë treguar se këto fjalë të vogla mund të zbulojnë progresin e përmirësimit të pacientëve dhe mund të na japin neve të dhëna për personalitetin dhe idealet e personave publikë, që nga kandidatët politikanë deri te terroristët.
“Vizualisht asnjë në psikologji nuk e ka kuptuar se fjalët e nivelit të ulët mund të zbulojnë të fshehta për sjellje të shkallës së lartë”, thotë Pinbejkër, i cili së bashku me kolegët, ka zhvilluar një program kompjuterik që analizon tekstin. Programi quhet Linguistic Inquiry and Word Count, LIWC, (Hetuesi Gjuhësor dhe Numëruesi i Fjalëve).

Softueri është përdorur për të ekzaminuar karakteristika të tjera të të folurit, si renditja e emrave dhe foljeve në qindra kategori, në mënyrë që të rikthehet vëmendja te ndërtimet e varrosura të fjalive.
Programi i numërimit të fjalëve është përdorur edhe për fjalimet politike gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Softueri ka numëruar se sa herë folësi ka përdorur një kategori specifike fjalësh, si për shembull emocionet apo perceptimin dhe fjalë që ndikojnë në procesin njohës kompleks.
Xhon Mekein (John McCain) për shembull fliste direkt dhe personalisht ndaj zgjedhësve të tij, duke përdorur një fjalor që ishte sa emocional, aq edhe impulsiv. Nga ana tjetër, Barak Obama, në kundërshtim me të, përdori më shumë lidhje shkakësore, duke paraqitur procese më komplekse të mendimit. Ai gjithashtu ishte më i paqartë se kundërshtari i tij republikan.
Në vitin 2007, në një bashkëpunim me FBI-në, Pinbejkër studioi komunikimet e Al-Kaedës. Ai analizoi 58 tekste të shkruara nga Osama bin Laden dhe Aiman al-Kauahiri, i dyti në komandë pas Bin Ladenit. Gjatë periudhës 2004-2006, shpeshtësia me të cilën e kishte përdorur Al-Zauahiri fjalën ‘unë’ ishte trefishuar, ndërsa ajo mbetej konstante në shkrimet e Osama bin Ladenit.
fjalet-1Përdorimi i shpeshtë i përemrit vetor në këtë rast korrespondonte me ndjenjat e pasigurisë, kërcënimit dhe mbrojtjes. Gjithashtu përdorimi i lidhëzave “përveç”, “por” dhe “kështu që”, tregojnë se mendimet kanë arritur një shkallë të lartë vërtetësie, faktesh dhe raportimesh. Gjatë viteve, shkrimet e Bin Ladenit ishin më të pasura me këtë nivel mendimi analizues sesa zëvendësi i tij.

Përgjithësisht femrat priren të përdorin më shumë përemra dhe referenca ndaj të tjerëve. Meshkujt ka më shumë gjasa të përdorin parafjalë, parashtesa dhe fjalë të mëdha.
Teksa njerëzit bëhen akoma më të moshuar kanë prirjen t’i referohen më pak vetes, përdorin më shumë fjalë me emocion pozitiv dhe më pak fjalë që shkaktojnë emocione negative. Gjithashtu ata përdorin më pak folje të kohës së shkruar dhe më shumë folje të kohës së ardhme.
Kur themi të vërtetën, ka më shumë gjasa të flasim me përemra të vetës së parë, si për shembull “unë”. Gjithashtu përdoren fjalë përjashtuese si “përveç” dhe “por”. Këto fjalë mund të tregojnë se një person po krahason gjërat që bëri dhe ato që nuk i bëri. Zakonisht ata që gënjejnë nuk e bëjnë këtë krahasim dhe nuk i ndërtojnë kështu fjalitë.
Persona të njohur dhe poetët përdorin më shumë përemrin e vetës së parë njëjës “unë” kur janë në depresion dhe mendojnë rreth vetëvrasjes, duke treguar kështu për vetizolim nga shoqëria.
Gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim, pasi ka ndodhur një rrëmujë kulturore, njerëzit e përdorin më pak përemrin “unë” dhe më shumë përemrin “ne”, duke shprehur një efekt të ndërlidhjes shoqërore.
Summary
Kur njerëzit përpiqen ta paraqesin veten në një mënyrë të caktuar, ata kanë prirjen të përzgjedhin ato që, sipas tyre, janë emrat dhe foljet më me vend

Në vitin 2007, në një bashkëpunim me FBI-në, Pinbejkër studioi komunikimet e Al-Kaedës. Ai analizoi 58 tekste të shkruara nga Osama bin Laden dhe Aiman al-Kauahiri

Përgjithësisht femrat priren të përdorin më shumë përemra dhe referenca ndaj të tjerëve. Meshkujt ka më shumë gjasa të përdorin parafjalë, parashtesa dhe fjalë të mëdha

Kur themi të vërtetën, ka më shumë gjasa të flasim me përemra të vetës së parë, si për shembull “unë”. Gjithashtu përdoren fjalë përjashtuese si “përveç” dhe “por
G.shqip
 
Back
Top