اfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Në shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm, janë bërë shumë studime mbi dhunën. Në intervistimet e shumta, nxënësit e shikojnë dhunën si formë edukimi, madje edhe në familje. Përdorimi i dhunës nuk ndjehet as kur ajo shtrihej përtej kufijve të familjes, në shkollë, as kur vjen nga vetë nxënësit mbi nxënësit.
Behare Rexhepi, psikologe
Ajo që rezulton është se dhuna në shkollë merr trajta e forma nga më të ndryshmet, buron nga të gjithë anëtarët e shkollës, konturet e saj janë gjithëpërfshirëse, horizontale dhe vertikale.
Bashkë me paqartësinë mbi dhunën, është lehtë të evidentohen edhe qëndrimet ndaj saj. Janë në fakt qëndrime shumë të çuditshme! Dhe jo vetëm ndaj dhunës “moderne”, asaj psikologjike e emocionale, po edhe ndaj dhunës “tradicionale”, asaj të së shkuarës, të shëmtuarës, dhunës fizike! Disa herë përsëritet që “druri ka dalë nga xheneti!”, apo “kush të rreh të do!”.

Një formë e veçantë dhune që vihet re është kërcënimi me anë të notës. Nxënësit dhe mësuesit nuk mohojnë përdorimin e notës negative për nxënësit e zhurmshëm. Nota ndonjëherë nuk ka lidhje me përgatitjen në lëndën përkatëse, por me nevojën për të vendosur mësuesja/i pushtetin e saj/tij.
dhuna-foto-1.jpg

Natyrisht, që sjellja e dhunshme ndaj të tjerëve e ka një gjenezë. Ajo daton në vitet e hershme të fëmijërisë. E ajo është aq tinzare saqë ndërhyn në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës, duke u kthyer në pjesë normale të reagimeve në të përditshmen e tij/saj. Dhuna, në trajta të kamufluara gjendet në mënyrën e dhënies së urdhrit, ushtrimin e kërkesës për rezultate, ndonjëherë edhe në mënyrën e dhënies së dashurisë nga ana e prindërve.
Dhuna përcillet në mënyrë të rregullt nga mediat, filmat dhe librat për fëmijë e të rritur. Dhuna gjen shteg për të shpërthyer në ambientet e klasave me shumë nxënës, me origjina, kultura dhe temperamente të ndryshme.
Dhuna e përdorur pavarësisht formave të saj atavike apo të moderuara, shkakton tek fëmijët probleme lidhur me:
* vetëvlerësimin,
* marrëdhëniet ndërpersonale,
* vetizolimin,
* mungesën e besimit,
* çrregullimet në të nxënë,
* krijimin e marrëdhënieve problematike me të tjerët,
* sjelljet të keqpërshtatura të inatit dhe zemërimit,
* paaftësinë për t’u dhënë fjalë emocioneve dhe mendimeve.
dhuna-foto-2.jpg

Shenjat e sipërpërmendura mund të mos gjenden të gjitha tek një fëmijë, por disa prej tyre mund të jenë shumë të shprehura. Dhuna e përditësuar është fenomen i vështirë për t’u eliminuar. Në fakt, si për ironi, shpesh hidhen ide se për parandalimin e dhunës duhej të aktivizoheshin instrumente ndëshkuese për ata që përdorin dhunë në shkollë, pavarësisht statusit të tyre. I dhunuari dhunon, dhunuesi të dhunohet! Ndoshta nuk është koha për filozofime mbi dhunën, sesa vërtet për të identifikuar mjete e mënyra të ndalimit të saj në shkollë, në vendin ku prodhohen qytetarët e së nesërmes. Edukimi qytetar duket se duhet të fitojë një tjetër betejë të vështirë atë me dhunën tinëzare.
dhuna-foto-3.jpg
 
Kishim nje msues ne ne fillore aman aman kishim frike te shkonim ne shkolle tjeret me shume se une kam qene nxenes i 10-tes :)

:djalle:
 
Back
Top