sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Edhe më optimisti do të mendohej dy herë për të parë pjesën plot të gotës pothuajse bosh që dhuruan 11 olimpistët shqiptarë në "Pekin 2008". Kjo për faktin se ekipi ynë arriti vetëm tre rezultatet që më tepër se për Lojërat Olimpike vlejnë për statistikat kombëtare dhe individuale të sportistëve. Ndërsa 8-të të tjerët jo vetëm që bënë më keq se në kompeticionet e mëparshme ku kanë marrë pjesë, por nuk arritën as objektivat e tyre personale të vendosura për këtë Olimpiadë. Me eliminimin e djeshëm të Sahit Prizrenit, Shqipëria u dha fund Lojërave Olimpike me një rezultat dështak, po ta krahasosh me numrin e madh të sportistëve pjesëmarrës (në krahasim me herët e tjera kur ka marrë pjesë në Olimpiadë). Mundësi kosovar, Sait Prizreni, i cili mbajti dhe flamurin e delegacionit shqiptar në ceremoninë e hapjes së lojërave, u mund nga Bazarguev. Sait Prizreni u eliminua në raundin e II, duke mbyllur përfundimisht garën e tij, por edhe të gjithë përfaqësueses shqiptare. Përveç peshëngritëses Romela Begaj, e cila zuri vendin e gjashtë në botë në peshën 58 kilogram, duke ngritur 216 kilogram në dygarësh, asnjë atlet tjetër shqiptar nuk arriti të zinte vend të mirë në këto lojëra olimpike. Bashkë me Begajn "shpëtojnë" nëse mund të shprehemi në këtë mënyrë edhe dy notarët Rovena Marku dhe Sidni Hoxha, të cilët u eliminuan nga Lojërat, por të paktën vendosën rekorde kombëtare. Ndërkohë dështim total për atletët Klodiana Shala, Dorian اollaku, Elis Guri, Lindita Kodra, Erkand Qerimaj, Gerti Trasha, Sahid Prizreni dhe Edmond Topalli. Që të gjithë këta sportistë shkuan në këto lojëra me shumë premtime dhe për më tepër me objektiva të cilësuara, por, përveç Erkand Qerimajt, i cili kishte realisht konkurrentët më të fortë botërorë në kategorinë e tij (e megjithatë ai arriti i 13-ti), sportistët e tjerë shqiptarë dështuan totalisht.
Kuqezinjtë më "të mirë"
Romela Begaj
Datëlindja: 02.11.1986; Vendlindja: Tiranë; Sporti: Peshëngritje; Gjatësia: 163 cm; Pesha 58 kg;
Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikimi në 8-shen më të mirë të peshës 58 kg
Garimi në "Pekin 2008": Vendi i gjashtë nga 12 sportistë
Rovena Marku
Datëlindja: 21.05.1987; Vendlindja: Shkodër; Sporti: Not (50 m stil i lirë); Gjatësia: 172 cm; Pesha: 58 kg
Objektivi në "Pekin 2008": Përmirësimi i kohës me 28"70
Garimi në "Pekin 2008": Theu rekordin kombëtar me 28"15; Vendi i 58-të nga 90 sportistë
Sidni Hoxha
Datëlindja: 06.01.1992; Vendlindja: Shkodër; Sporti: Not (stil i lirë); Gjatësia: 188 cm; Pesha: 63 kg
Objektivi në "Pekin 2008": Përmirësimi i kohës 25"70
Garimi në "Pekin 2008": Thyen rekordin kombëtar me 24"56; Vendi i 63-të nga 97 sportistë
Kuqezinjtë dështakë
Elis Guri
Datëlindja: 06.07.1983; Vendlindja: Shkodër; Sporti: Mundje (stil klasik); Gjatësia: 188 cm; Pesha: 96 kg
Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikimi në 5-shen më të mirë të peshës 96 kg në olimpiadë
Garimi në "Pekin 2008": Vendi i 8-të nga 20 sportistë
Dorian اollaku
Datëlindja: 02.06.1977; Vendlindja: Tiranë; Sporti: Atletikë (hedhje çekiçi); Gjatësia: 184 cm; Pesha: 115 kg;
Objektivi në "Pekin 2008": Rekordin kombëtar 76.96 m
Garimi në "Pekin 2008": 70.98 m; vendi i 28-të mes 32 sportiëstëve
Klodiana Shala
Datëlindja: 22.08.1979; Vendlindja: Tiranë; Sporti: Atletikë (400 m); Gjatësia: 163 cm; Pesha: 51 kg;
Objektivi në "Pekin 2008": Kalim i turit të parë kualifikues, përmirësim të rezultatit personal, 52" 56 të qindat
Garimi në "Pekin 2008": 54" 58 të qindat; vendi i 37-të mes 40 pjesëmarrësve
Sahit Prizreni
Datëlindja: 23.02.1983; Vendlindja: Kukës; Sporti: Mundje (stil i lirë); Gjatësia: 165 cm; Pesha: 62 kg
Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikim në 5-shen më të mirë të peshës 60 kg në olimpiadë
Garimi në "Pekin 2008": Vendi i 16-të nga 19 pjesëmarrës
Gerti Trasha
Datëlindja: 31.01.1988; Vendlindja: Elbasan; Sporti: Peshëngritje; Gjatësia: 165 cm; Pesha 69 kg
Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikimi në 8-shen më të mirë të peshës 69 kg
Garimi në "Pekin 2008": S'kualifikohet që në stilin e shkëputjes
Erkand Qerimaj
Datëlindja: 10.08.1988; Vendlindja: Shkodër; Sporti: Peshëngritje; Gjatësia: 165 cm; Pesha: 77 kg
Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikimi në 8-shen më të mirë të peshës 77 kg
Garimi në "Pekin 2008": Vendi i 13-të nga 30 sportistë
Edmond Topalli
Datëlindja: 22.01.1980; Vendlindja: Shkodër; Sporti: Xhudo; Gjatësia: 175 cm; Pesha: 81 kg;
Objektivi në "Pekin 2008": Pjesëmarrje dinjitoze me arritjen e fitimit të ndonjë takimi.
Garimi në "Pekin 2008": I eliminuar që në raundin e parë
Lindita Kodra
Datëlindja: 11.05.1962; Vendlindja: Kukës; Sporti: Qitje Gjatësia: 160 cm; Pesha: 80 kg
Objektivi në "Pekin 2008": Në pistoletë sportive klasifikimi në 10 vendet e para. Në pistoletë ajri, 20 vendet e para.
Garimi në "Pekin 2008": 25 m pistoletë me zjarr, vendi 40-të nga 44 sportistë; 10 m pistoletë me ajër: vendi 35-të nga 41 sportistë
To