اfarë po fsheh Tony Blair?

Kresha

A pretty face can never trick me
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka bërë një betejë të jashtëzakonshme që prej dy vitesh për të mbajtur të fshehtë një marrëveshje me shumë fitim me një gjigant nafte shumëkombësh që ka interesa të mëdha në Irak.
Blair është përpjekur që ta mbajë marrëveshjen me firmën jug-koreane “Ul Energy Corporation” jashtë dijenisë së publikut.

Blair që ka bërë rreth 25 milionë euro që kur u largua nga “Downing Street” në vitin 2007, është përpjekur shumë që të mbajë të fshehtë edhe një marrëveshje prej 1 milionë e gjysmë eurosh me familjen mbretërore kuvajtiane të cilën e ka këshilluar në lidhje me çështjet e naftës.

Në mënyrë të paprecedentë, ai ka bindur komitetin që shqyrton punët e ish-ministrave britanikë që të mos ia bënte të ditura detajet e mësipërme publikut për 20 muaj rresht, duke pretenduar që një gjë e tillë do të shkaktonte dëme tregtare.

Por gjithsesi, ato janë bërë publike pikërisht nga humbja e durimit të komitetit në fjalë që vendosi të injoronte kërkesat e Blair dhe të publikonte detajet “e errëta”.

Këto lajme përbëjnë akuza të reja për Blairin në lidhje me bërjen para nga kontaktet personale të luftës famëkeqe në Irak./express/
 
Back
Top