اfarë mësohet e ç’duhet mësuar

Ado

FISEBILIL-LAH
اfarë mësohet e ç’duhet mësuar


اfarë mësohet: I pari që ka përmendur njeriun në fluturim ka qenë Roxher Beikon, i cili vizatoi një aparat fluturimi. Leonardo da Vinci, gjithashtu, imagjinoi transportin ajror dhe vizatoi disa prototipe.

اfarë duhet mësuar: Ibn Firnas nga Spanja islame shpiku, ndërtoi dhe provoi një makinë fluturuese në vitin 800 (e.r.). R. Beikon lexoi për makinat fluturuese në referencat arabe të makinës së Ibn Firnas. Shpikja e këtij të fundit është bërë 500 vjet para asaj të Beikonit dhe 700 vjet para shpikjes së Da Vincit.

اfarë mësohet: Pasqyrat e xhamit u prodhuan për herë të parë në Venecia në 1291.

اfarë duhet mësuar: Pasqyrat e xhamit përdoreshin në Spanjën islame që nga shek. XI. Venecianët e mësuan artin e prodhimit të xhamit nga artizanët sirianë gjatë shek. IX-X.

اfarë mësohet: Deri në shek. XIV i vetmi lloj ore që gjendej ishte ajo e ujit. Në 1335, një orë e madhe mekanike u ndërtua në Milano të Italisë. Kjo ka mundësi të ketë qenë ora e parë mekanike.

اfarë duhet mësuar: Një variacion i tërë orësh mekanike u prodhuan nga inxhinierët muslimanë spanjollë. Këto ishin të vogla e të mëdha dhe kjo dije u përcoll në Evropë me përkthimet në latinisht të librit islam të mekanikës. Më vonë u punuan dhe ingranazhe të formave të ndryshme. Një orë e tillë kishte edhe një sasi mërkuri.

Ky tip (me mërkur) u kopjua menjëherë nga evropianët gjatë shek. XV. Për më tepër, gjatë shek. IX Ibn Firnas i Spanjës islame, sipas Will Durant, shpiku një mjet që shërbente si orë dhe i cili tregonte kohën e saktë. Muslimanët, gjithashtu, ndërtuan një varietet të tërë orash të sakta astronomike që i përdornin gjatë observimeve të tyre.

اfarë mësohet: Në shek. XVII, lavjerrësi u zhbulua nga Galileo gjatë adoleshencës së tij. Ai vuri re një shandan që lëkundej nga era që po frynte, si rezultat ai shkoi në shtëpi dhe shpiku lavjerrësin.

اfarë duhet mësuar: Lavjerrësi u zbulua nga Ibn Junus el Masri në shek. X. Ai ishte i pari që studioi dhe dokumentoi levizjen statike. Vlera e kësaj në përdorimin e orave u vu në dukje nga fizikantët muslimanë gjatë shek. XV.

اfarë mësohet: Tipi lëvizës dhe shtypshkronja u shpik në perëndim nga Johanes Gutenberg, në Gjermani gjatë shek XV.

اfarë duhet mësuar: Në 1454, Gutenberg realizoi shtypshkronjën më të sofistikuar të mesjetës. Sidoqoftë, tipi metalik lëvizës ishte duke u përdorur në Spanjën islame prej 100 vitesh dhe Spanja ishte vendi ku u prodhuan mjetet e para perëndimore të shtypit.

اfarë mësohet: Studimi i shek. XVII i Isak Njutonit mbi lëndët, dritën dhe prizmin, formon themelet e shkencës moderne të optikës.

اfarë duhet mësuar: Në shek. XI El Hajthem vendosi virtualisht çdo gjë që Njutoni avancoi për sa i përket optikës. Ai e bëri këtë shekuj më parë dhe për më tepër ai konsiderohej nga një sërë autoritetesh si themeluesi i optikës. Ekziston një farë dyshimi që Njutoni të jetë influencuar nga ai. El Hajthem ishte fizikanti më i përmendur i mesjetës. Studimet e tij u përdorën nga një sërë studiuesish evropianë gjatë shek. XVI - XVII, madje më shumë se studimet e Njutonit dhe të Galileos të mbledhura bashkë.

اfarë mësohet: Isak Njutoni, zbuloi në shek. XVII se drita e bardhë përbëhej nga rreze të disa ngjyrave të ndryshme.

اfarë duhet mësuar: Ky zbulim u bë i tëri nga El Hajthem (shek. XI) dhe Kamal Edin (shek. XIV). Njutoni ka merita për zbulime origjinale, por ky nuk ishte njeri nga ata.

اfarë mësohet: Koncepti i natyrës së njëjtë të materies u prezantua nga Antion Lavosier gjatë shek. XVII. Ai zbuloi që, edhe nëse materia mund ta ndryshojë formën apo pamjen, masa e saj mbetet gjithmonë e njëjtë. P.sh.: nëse uji do të fillojë të vlojë, derisa të nxjerrë avull, kripërat shkrihen në ujë. Ose nëse druri do të digjet dhe bëhet hi, masa totale mbetet e pandryshuar.

اfarë duhet mësuar: Parimet e këtij zbulimi shpjegoheshin shekuj më parë nga studiuesi i madh i Persisë islame, El Biruni (v. 1050). Lavosier ishte dishepulli i kimistëve dhe fizikanëve muslimanë dhe referohej shpesh në librat e tyre.


---------- Post added at 21:55 ---------- Previous post was at 21:53 ----------

اfarë mësohet: Grekët zhvilluan trigonometrinë.

اfarë duhet mësuar: Trigonometria mbeti gjithmonë një shkencë teorike te grekët. Në një shkallë të lartë perfeksioni modern kjo shkencë u zhvillua nga studiuesit muslimanë, ndonëse meritat i takojnë më tepër El Batanit. Fjalët që shpjegojnë funksionet bazë të kësaj shkence, si sinusi, kosinusi apo tangjenti, rrjedhin nga gjuha arabe. Pra, kontributi i grekëve në trigonometri ka qenë vërtet minimal.

اfarë mësohet: Përdorimi i numrave dhjetorë në matematikë u zhvillua nga një holandez, Simon Stevin, më 1589. Ai e çoi përpara shkencën e matematikës duke zëvendësuar thyesat, p.sh. ½, me numrat dhjetorë, p.sh. 0.5.

اfarë duhet mësuar: Matematikanët muslimanë ishin të parët që përdorën numrat dhjetorë në vend të thyesave të mëdha. Libri i El Kashit, اelësi drejt Aritmetikës, u shkrua në fillimet e shek. XV dhe ishte stimuli kryesor për aplikimin sistematik të numrave dhjetorë qoftë për numrat e plotë, ashtu edhe për thyesat. ثshtë shumë e mundur që Stevin e importoi idenë në Evropë nga studimi i Kashit.

اfarë mësohet: I pari që përdori simbolet algjebrike ishte matematikani francez Fransua Vieta. Më 1591, ai shkroi një libër algjebre duke përdorur në ekuacionet e tij shkronjat që tashmë janë shumë të njohura për ne, si X dhe Y. Asimovi thotë se ky zbulim pati të njëjtin efekt si kalimi nga numrat romakë tek ata arabë.

اfarë duhet mësuar: Matematikanët muslimanë, shpikësit e algjebrës, e paraqitën konceptin e përdorimit të shkronjave për të treguar të panjohurën në ekuacione që në shek. IX e.r.. Nëpërmjet këtij sistemi, ata zgjidhnin një sërë ekuacionesh të vështira, duke përfshirë këtu edhe ekuacionet kuadrate dhe kubike. Ata përdorën simbolet për të zhvilluar dhe perfeksionuar teoremën binomiale.

اfarë mësohet: Ekuacionet e vështira kubike (x në fuqi të tretë) mbetën të pazgjidhura deri në shek. 16, kur Nikolo Tartalia, një matematikan italian, i zgjidhi ato.

اfarë duhet mësuar: Jo vetëm ekuacionet kubike, por edhe ato të një shkalle më të lartë vështirësie zgjidheshin me lehtësi nga matematikanët muslimanë që në shek. 10.

اfarë mësohet: Koncepti se numrat mund të jenë më të vegjël se zeroja, pra numrat negativ, nuk njihej deri në vitin 1545, kur u bë i njohur nga Xheronimo Kardano.

اfarë duhet mësuar: Matematikanët muslimanë i përdorën numrat negativ në problemet aritmetikore të paktën 400 vjet përpara Kardanos.

اfarë mësohet: Më 1614, Xhon Napieri shpiku logaritmet dhe tabelën e logaritmeve.

اfarë duhet mësuar: Matematikanët muslimanë i shpikën logaritmet dhe tabelat e tyre disa shekuj më parë. Këto tabela njiheshin nga bota islame që në shek. 13.

اfarë mësohet: Gjatë shek. 17, Rene Dekarti zbuloi se algjebra mund të përdorej për të zgjidhur problemet gjeometrike. Në këtë mënyrë, ai i dha një shtytje të fortë shkencës së gjeometrisë.

اfarë duhet mësuar: Matematikanët muslimanë e bënë këtë zbulim që në shek. 9. Thabit bin Kurrah ishte i pari që e bëri këtë. Më vonë ai u ndoq nga Ebul Uafa, i cili në shek. X shkroi një libër në të cilin e përdori algjebrën për ta zhvilluar gjeometrinë në një shkencë të thjeshtë dhe ekzakte. اfarë mësohet: Isak Njutoni gjatë shek. 17 zhvilloi teoremën binomiale, që është një komponent kryesor për studimin e algjebrës.

اfarë duhet mësuar: Qindra matematikanë muslimanë e kanë përdorur dhe perfeksionuar teoremën binomiale. Ata filluan ta përdornin këtë teoremë për zgjidhjen sistematike të problemeve algjebrike gjatë shek. X (ose më herët).

اfarë mësohet: Deri në shek. 13 nuk pati asnjë përmirësim në astronominë e lashtë të mesjetës për sa i përket lëvizjes së planetëve. Ishte Alfonso, i Urti i Kastilias (Spanja e Mesme), ai që shpiku Tabelat Afonsine, të cilat ishin shumë më të sakta sesa ato të Ptolemeut.

اfarë duhet mësuar: Që në shek. 9, astronomët muslimanë punuan dhe e përmirësuan shumë zbulimin e Ptolemeut. Ata ishin të parët astronomë që diskutuan idetë e tij arkaike. Në kritikat e tyre ndaj grekëve ata sintetizuan dëshmitë se Dielli është qendra e sistemit diellor dhe se orbita e Tokës dhe e planetëve të tjerë mund të jetë eliptike. Ata i shoqëruan punimet e tyre me tabela të sakta astronomike dhe me skica të yjeve. Shumë nga llogaritë e tyre janë aq të sakta, saqë konsiderohen bashkëkohore. Tabelat Alfonsine nuk janë asgjë më shumë sesa kopje të studimeve astronomike që u transmetuan në Evropë nëpërmjet Spanjës islamike, si p.sh. Tabelat e Toledos.

اfarë mësohet: Studiuesi anglez, Roxher Beikon (v. 1292), ishte i pari që përmendi thjerrat e xhamit për përmirësimin e shikimit. Pothuajse në të njëjtën kohë, syzet përdoreshin edhe në Kinë, edhe në Evropë.

اfarë duhet mësuar: Ibn Firnasi i Spanjës muslimane i shpiku syzet në shek. 9 dhe ato kishin mbi dy shekuj që prodhoheshin dhe shiteshin anembanë Spanjës. Ajo që Beikoni tha për syzet ishte thjesht një përsëritje e studimeve të El Haithem (v.1059), meqë Beikoni i referohej shpesh punës së tij.

اfarë mësohet: Baruti u përdor në botën perëndimore falë punës së Roxher Beikonit më 1242. Përdorimi i parë i barutit në armë ishte kur kinezët qëlluan kundër mongolëve në përpjekje për t’i frikësuar. Ata e përdorën atë duke i shtuar substancës sulfur dhe qymyr.

اfarë duhet mësuar: Kinezët vërtet e zhvilluan barutin, por ata nuk dinin ta përdornin atë për armë zjarri dhe nuk ishin ata që e shpikën formulën e tij. Studimet e kryera nga Reinuad dhe Fave treguan qartë se baruti u formulua fillimisht nga kimistët muslimanë. Më tej, këta historianë pohojnë se muslimanët ishin të parët që shpikën armët e zjarrit. Të bie në sy fakti që muslimanët përdorën granatat dhe armë të tjera në mbrojtjen e Algjerit nga frankët gjatë shek. 14. Zhan Mathes tregon se udhëheqësit muslimanë kishin stoqe me granata, pushkë, topa, ndezës, bomba sulfuri dhe pistoleta dekada të tëra përpara se ato të përdoreshin në Evropë. Fjala top u përmend për herë të parë në tekstet arabisht në vitin 1300 e.r.. Beikon mësoi për formulën e barutit nga përkthimet në latinisht të librave arabë. Ai nuk solli asgjë origjinale në këtë drejtim.

اfarë mësohet: Kompasi u shpik nga kinezët, të cilët mund të kenë qenë të parët që e kanë përdorur atë për qëllime lundrimi midis viteve 1000 dhe 1100 e.r.. Referenca e parë për përdorimin e tij në lundrim u dha nga anglezi Aleksander Nekam (1157-1217).

اfarë duhet mësuar: Ka shumë mundësi që gjeografët dhe lundruesit muslimanë mësuan për gjilpërën magnetike nga kinezët, por ishin të parët që e përdorën atë në lundrim. Ata shpikën kompasin dhe ia transmetuan këtë njohuri perëndimorëve. Lundruesit evropianë mbështeteshin te timonierët muslimanë dhe tek instrumentet e tyre në zbulimin e territoreve të panjohura. Gustav Le Bon pohon se gjilpëra magnetike dhe kompasi u shpikën plotësisht nga muslimanët dhe se kinezët nuk kishin shumë lidhje me to. Nekami, ashtu sikurse kinezët, mund të ketë mësuar për to nga tregtarët muslimanë. ثshtë e rëndësishme të theksohet që kinezet e përmirësuan mjeshtërinë e tyre të lundrimit pasi filluan të kenë marrëdhënie me muslimanët në shek. 8.

اfarë mësohet: I pari që klasifikoi njerëzit në raca ishte gjermani Johan F. Blumenbah, i cili e ndau njerëzimin në njerëz të bardhë, të verdhë, të zinj, të kuq dhe ngjyrë kafe.

اfarë duhet mësuar: Që nga shek. 9 deri në shek. 14, studiuesit muslimanë shpikën shkencën e etnografisë. Një sërë gjeografësh muslimanë i klasifikuan racat duke paraqitur shpjegime të qarta të zakoneve, të kulturave dhe të pamjes së jashtme. Ata shkruan mijëra faqe mbi këtë temë. Shkrimet e Blumenbahut janë të parëndësishme kur krahasohen me to.

Dr. K. Ajram

Shkëputur nga revista "Argumenti"
 
Back
Top