اfarë kuptimi ka jeta

Arfenilla

Themelues i Forumit
404751_381641058571072_1235120264_n.jpg


Kuptimi i jetës është domethënia vetjake që njeriu i jep qenies së tij
në jetën që bën në këtë botë. اfarë kuptimi ka jeta si edhe pyetja përse
jetojmë, janë pyetjet dhe çështjet më të rëndësishme, më të
ndërlikuara, dhe ndoshta më të vështirat që kanë munduar dhe mundojnë
ende jo vetëm njeriun që nga lindja e tij, por edhe mistikën,
metafizikën, filozofinë dhe shkencën. Ka përgjigje të mundëshme të
panumërta mbi pyetjen e kuptimit të jetës, madje janë dhënë shumë
përgjigje të ndryshme që rrjedhin nga teoritë shkencore, filozofike,
teologjike dhe spirituale, por një përgjigje vendimtare të pajtueshme
dhe të pranueshme botërisht për njeriun nga këto degë të diturisë
njerëzore nuk ka ende.

Pyetja mbi kuptimin e jetës është e lidhur
ngushtë me pyetje të tjera si: “Cila është prejardhja e jetës?”, “Cili
është qëllimi i jetës (së një njeriu)?”, “ا´domethënie ka jeta?” dhe
“اfarë është e çmueshme në jetë?”


Pikëpamjet dhe botëkuptimet mbi
kuptimin e jetës mund të ndryshojnë nga njëri njeri tek tjetri gjatë
jetës së tyre.

Disa njerëz mendojnë se feja ështëPërgjigje e
Islamit
Nëse ju dhe një qind njerëz të tjerë të pyeteshin për
qëllimin e të ngrënit, "Pse hani ju?", secili në një mënyrë apo një
tjetër do të thoshte që është për ushqim sepse ushqimi e mban jetën. E
ngjashme me këtë, nëse pyetemi porsa i përket punës, përgjigjet e
njerëzve të gjitha do të lidheshin për të mbështetur dhe ofruar për
vetveten dhe familjet e tyre. Ne mund të ndjekim këtë linjë pyetjesh me
një qind pyetje dhe të arrijmë të njëjtin dhe përgjigjet e ngjashme nga
secili, në çdo gjuhë, nga çdo vend në botë.

Si është atëhere që
pyetja "Cili është qëllimi i jetës" nxjerr kaq shumë përgjigje tërësisht
të ndryshme?


Ajo është krejt e thjeshtë sepse njerëzit janë të
turbulluar, ata nuk dinë me të vërtetë përgjigjen.

Ndërsa e
pranojnë paditurinë e tyre, pjesa më e madhe do të ofrojë çdo përgjigje
që ata kanë programuar të japin. Pas së gjithashtu, askush nuk do të
pranojë se kanë jetuar në errësirë! Kjo pyetje meriton më meditim serioz
sesa kjo, meriton reflektim serioz, është qëllimi jonë në këtë botë
thjeshtë për të ngrënë, fjetë, veshur, punuar, për të marrë disa gjëra
materiale dhe për të gëzuar vetet tona?

Pse kemi lindur? اfarë
urtësie mund të ketë për krijimin e njeriut dhe këtë univers të
stërmadh? Cili është objekti i ekzistencës sonë? Disa thonë që nuk ka
fakte as me llogjikë as me shkencë, për të pohuar ekzistencën e Zotit
ose asnjë origjinë hyjnore. Ndoshta, ata bien dakord, kishte një Big
Beng dhe kjo botë komplekse me të gjitha orkestrimet u grumbullua
vetvetiu. All-llahu e trajton ketë diskutim në Kur'an duke thënë:


"All-llahut
i takon sundimi i qiejve dhe i tokës dhe All-llahu ka fuqi mbi çdo gjë.
Shiko! Në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndryshimin e natës dhe të
ditës, ka me të vërtetë shenja për njerëz që kuptojnë, njerëz të cilët e
falënderojnë All-llahun, duke qëndruar, ulur dhe të shtrirë në anët e
tyre. Ata meditojnë mrekullitë e krijimit në qiej dhe tokë. Lavdia të
qoftë Ty. Na jep ne shpëtimin nga dënimi i zjarrit të Ferrit".

këto vargje, All-llahu na e ka bërë të qarta sjelljet e ndryshme të
psikologjisë njerëzore. Ai e drejton vëmendjen tonë tek krijimi i vetëve
tona dhe qëndrimet e ndryshme të trupit njerëzorë dhe pastaj Ai e
drejton vëmendjen tonë në qiej, ndryshimin e natës dhe të ditës,
vendosja, yjet dhe konstelacionet. Ai qoftë na thotë ne që Ai nuk e ka
krijuar këtë për asnjë qëllim të kot. Kur ju vëzhgoni dizenjën e
Universit ju e dini që është diçka shumë e fuqishme dhe shumë precize,
një gjë kaq e fuqishme dhe precize sa që është përtej llogaritjeve dhe
imagjinatave tona. Ai nuk mund të mblidhet vetvetiu dhe s'mund t jetë
një rastësi. Për shembull, nëse ju kishit dhjetë gogla mermeri
shumëngjyrëshe duke i numëruar 1 deri në 10 dhe ju vendosini brenda një
çante dhe rrotullojeni atë. Atëhere mbyllini sytë tuaj dhe futni duart
dhe unë ju them "..nxirre numrin 1 dhe pastaj numrin 2 dhe pastaj goglën
numër 3 në rregull", sa është shansi që ju të nxirrnit këto gogla në
rregull?

Ato janë 26 milion deri në 1. Kështu sa është shansi që
qielli dhe toka të hedhet se bashku në një çantë të madhe dhe
orkestrohen mënyrën sesi janë?


Kur shikoni një urë, një ndërtesë
ose një autoveturë ju automatikisht se dikush ose ndonjë kompani i ka
ndërtuar. Kur ju shikoni një aeroplan, një raketë, një satelit ose një
anije të madhe ju gjithashtu mendoni sesa e mrekullueshme është një
autoveturë. Ku ju shikoni një fabrikë nukleare ose një stacion orbital
hapësinorë ose një super aeroport ndërkombëtarë ju mahniteni nga
dinamikat e inxhinierisë që janë prodhuar nga qeniet njerëzore. اfarë
mund të themi rreth trupit njerëzorë me të gjitha sistemet masive të
kontrollit. Mendo për trurin, se si mendon, se si funksionon, analizon
dhe memorizon, dallon dhe kategorizon informacionin. Kjo është bërë në
një miliontën e një sekonde. Ky është truri që e bëri autoveturën,
raketat, anijet etj.. Mendo për trurin de pastaj mendo se kush e bëri
atë! Mendo për zemrën dhe sesi pompon vazhdimisht për 60-70 vjet, duke
marrë dhe nxjerrë gjak përmes trupit, duke mbajtur atë preçizion
konstant përmes jetës së personit. Mendo rreth mushkërive dhe llojit të
funksioneve që ato luajnë, ata pastrojnë instrumentet e trupit, duke
kryer qindra analiza kimike njëherazi dhe duke kontrolluar nivelin e
toksicitetit në trup, të gjithë automatikisht. Mendo për sytë tuaj,
kamera njerëzore, që përshtat, fokuson, përkthen, vlerëson,
automatikisht duke dalluar ngjyrën, sesi ata në mënyrë natyrale
rregullojnë receptivin e dritës dhe distancës, automatikisht. Mendo
rreth kësaj. Kush i krijoi këto gjëra? Kush i mati ato? Kush i projektoi
atë të gjithën dhe kush e rregullon atë?

Qeniet njerëzore?
Kjo
tokë është një planet në sistemin tonë diellore. Ky sistem diellorë
është një nga sistemet në rrugën e qumështit dhe rruga e qumështit është
një grup nga konstelacionet në Galaksi dhe gjenden me miliona galaksi!
Mendo rreth rregullit sesi janë vënë, sesi ato të gjitha janë precize.
Ato nuk përplasen me njëra tjetrën, ato të gjitha notojnë në orbitë, e
cila është vulosur për ta. Ai ka vënë qeniet njerëzore atë në lëvizje
duke e mbajtur atë preçizion? Jo, sigurisht ato nuk janë!

Mendo
rreth oqeaneve, peshqit, insektet, zogjtë, bimët, bakteriet, elementët
kimik që nuk janë zbuluar dhe nuk mund të dallohen, madje edhe me pjesën
më të sofistikuar të instrumenteve, ende secili nga ata kanë një ligj
të cilin ata ndjekin. Ai i gjithë ky sinkronizim, balancë, harmoni,
variacion, dizajn, përmbajtje, lëvizje dhe numrin infinit, ndodhi nga
rastësia?

Gjithashtu këto gjëra funksionojnë vazhdimisht dhe në
mënyrë perfekte nga rastësia?


A riprodhohen dhe e mbajnë veten
nga rastësia? Sigurisht që jo dhe do të ishte alogjike dhe budallallëk
të mendojmë kështu. ثshtë e drejtë të themi që ne mund të gjithë të
biejmë dakord që të paktën ne mund të supozojmë që, sido që të ketë
ndodhur do të jetë jashtë kuptimit të aftësive njerëzore.

Qenia,
Zoti i madhëruar, Krijuesi i cili ka dituri të dizenjojë, proporcionojë ,
i cili krijoi të gjithë këtë dhe i cili i mban të gjithë këtë është
vetëm një i cili meriton këtë faleminderit dhe mirënjohje. Nëse ju jepen
një qind dollar vetëm për të marrë pjesë në një ligjëratë, ju të paktën
do të thonit "faleminderit" . اfarë mund të thuhet për Atë i cili na ka
dhënë sytë, mushkëritë, trurin, jetën, shëndetin, fëmijët tuaj?

A
nuk i meriton faleminderit dhe lëvdatat? A nuk e meriton Ai adhurimin
dhe njohjen tuaj? Qëllimi i kësaj jete është në një kokërr arre. Allahu
ka thënë:

"Unë nuk i krijova njerëzit ose qeniet njerëzore
përveçse të më adhurojnë Mua".
Kështu qëllimi i jetës sonë është të
njohim Krijuesin, për të qenë mirënjohës Krijuesit, për ta adhuruar
Krijuesin, për t'ia dorëzuar veten Krijuesit dhe për t'iu bindur ligjeve
që ai ka përcaktuar për ne.M.c
 
Titulli: اfarë kuptimi ka jeta

404751_381641058571072_1235120264_n.jpg



A
nuk i meriton faleminderit dhe lëvdatat? A nuk e meriton Ai adhurimin
dhe njohjen tuaj? Qëllimi i kësaj jete është në një kokërr arre. Allahu
ka thënë:

"Unë nuk i krijova njerëzit ose qeniet njerëzore
përveçse të më adhurojnë Mua".
Kështu qëllimi i jetës sonë është të
njohim Krijuesin, për të qenë mirënjohës Krijuesit, për ta adhuruar
Krijuesin, për t'ia dorëzuar veten Krijuesit dhe për t'iu bindur ligjeve
që ai ka përcaktuar për ne.M.c[/I]


Pak si mendjemadhesi (superbe).....Adhurim, njohje, dorezim, bindje ...........Keto jan veti qe ne nuk vleresojm tek njerzit, keto veti na nenshtrojn, jan dominuese dhe dobesuese per njeriun. atehere si qenka qellimi i jetes ky??

Jam dakort te ecim ne ligjet e besimit dhe shkrimet e Zotit (Allahut)....per te pastruar shpirtin, per te qen te dlire shpirterisht etj...te jemi me te mire....Por jeta nuk eshte vetem shpirterore edhe edhe materiale...;)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top