Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

اfarë kuptimi ka dridhja e qerpikut? Ja si perceptohet në kultura të ndryshme botëror

auto_sy-640x3601487796258.jpg

Mësoni cilat besëtytni popullore, përkatësisht çfarë do të thotë kur ju dridhet qerpiku i syrit apo siç do të thuhej në popull, kur ju dridhet qerpiku i majtë.

Dridhja e qerpikut të syrit në mjekësi quhet blefarospazëm, në popull dridhje e qerpikut. Shkenca thotë se kjo shpesh ndodh për shkak të qëndrimit ulur pranë kompjuterit, stresit apo mungesës së gjumit, apo çrregullimit nervor, ndërsa besëtytnia popullore shkaktar i kësaj është ndonjë shenjë. Vetëm duhet interpretuar drejt.

Popujt e ndryshëm kanë besëtytni të ndryshme kur është fjala për dridhjen e qerpikut, mirëpo pothuajse nuk ka popull i cili nuk ka bërë interpretime të këtij fenomeni. Ja çfarë thonë dhe përse ndodh kjo.

Kinë

Në Kinë mendojnë që dridhja e qerpikut të majtë është fat, mirëpo nëse lëviz i djathti, atëherë është shenjë e keqe. Mirëpo nëse personit të gjinisë femërore i dridhet qerpiku i poshtëm i syrit të majtë, kjo do të thotë që dikush e përgojon.

Indi

Indianët besojnë që është fat i keq nëse ju dridhet qerpiku i syrit të majtë, ndërkaq shenjë e mirë nëse lëviz i djathti. Pra, krejtësisht e kundërt nga kinezët.

Havaje

Besojnë që dridhja e qerpikut të syrit të majtë do të thotë mysafir të huaj në familje, ndërkaq nëse ai qerpik dridhet pa ndërprerje, atëherë kjo do të thotë shpartallim të familjes.

Ballkan

Ekzistojnë interpretime që dridhja e qerpikut të syrit të djathtë do të thotë që do të realizohet ajo që keni menduar në atë çast, ndërkaq dridhja e qerpikut të majtë shenjë e keqe. Kjo me siguri ka qenë shenjë e mirë për të gjitha femrat të cilat kanë pasur frikë që burrat nuk do t’u kthehen nga lufta.

Në vende të tjera, megjithatë, besohet që dridhja e qerpikut të sipërm të syrit të djathtë do të thotë gëzim në familje, ndërkaq dridhja e qerpikut të poshtëm lidhje e miqësive të reja. Qerpiku i sipërm i syrit të majtë lindje e djalit në shtëpi, ndërkaq i poshtmi lajm i keq.

Lëreni edhe ju komentin dhe na tregoni edhe neve se si interpretohet në vendin tuaj kur ju dridhet qerpiku i syrit të djathtë dhe qerpiku i syrit të majtë.Syri net
 
Do te thote qe do bjere shi :P
 
Tek ne theshin plakat sduhet ta tregosh se po e tregove do te ndodh dicka e keqe,pastaj tjera qe do bie shi apo do shohesh dike per te cillin te ka marr malli...plot marifete te tilla...
 
Nga ana jone thone, qe mos i thuaj te gjitha kur te dridhet qerpiku.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back