اfarë kishte vallë përpara lindjes së Gjithësisë

METi

-=EdoLorEli=-
Kozmologët e dinë pak a shumë mirë se çfarë ndodhi një të biliontën e sekondës pas Bumit të Madh. Por tani ata po përpiqen të çajnë edhe kufirin e fundit të dijes njerëzore për të shpjeguar se si erdhi puna deri tek Bumi i Madh.
Ndonjëherë, në asnjë pikë kohore, buroi Bota përbrenda një të biliontën pjesë të sekondës. Njeriu është në kërkim të zanafillës së saj pasi beson se përmes kësaj mundet të kthjellojë domethënien e jetës dhe të arrijë të kuptojë, përse ekziston dhe për ku po shkon. Por 'domethënia' nuk mundet as të matet as të vërtetohet përmes shkencave natyrore.

Filozofët grekë ishin të parët, të cilët e kanë shqyrtuar këtë çështje duke arsyetuar mbi se cilat janë bazamenti dhe zanafilla e realitetit. Materia apo shpirti - apo një sintezë dualiste e të dyjave. Aristoteles (Aristoteli) fliste mbi një zot. "Zoti", thonte ai "është fillimi i lëvizjes, ai është lëvizësi i palëvizshëm". Krishterimi e çon më tej dhe e zbukuron këtë tezë.

Njeriu ka nevojë ta dijë 'domethënien', ai nuk mundet të jetojë i vetëm në një botë të llogaritshme, pra që i përket shkencave të natyrës, thotë Friedrich Cramer, biolog molekulash dhe drejtues i dikurshëm i Institutit Max Planck për Mjekësi në Gِttingen të Gjermanisë.

Në një oqean fillestar notoi një vezë dhe prej saj lindi Ra, perëndia diellore, e cila nga ana e saj krijoi Botën. Kështu tregon historia e egjiptianëve. Kështu që duhet të ketë pasur gjithnjë diçka më parë. Prej asgjësë nuk mund të lindë asgjë. Kështu thotë njëra palë ndërkohë që pala tjetër thotë: Gjithçka ka rrjedhur nga asgjëja.
Shkenca bën më tepër pyetje nga çka mund të përgjigjet. Njeriu - ky 'kurorëzim i Krijimit' - ka krijuar nga ana e tij zotin e tij për të pasur mundësi për të shpjeguar atë që nuk mund të hulumtohet? "Realitet është, ajo që e matshme është", sipas Max Planck (Maks Plank). Dhe Zoti nuk është i matshëm. Majatë besonin se njerëzit ishin mbrujtur nga argjila. Dhe niseshin, po ashtu si filozofët e natyrës të lashtësisë, nga ajo që gjithmonë ka pasur diçka më përpara.
Mos ka qenë gjithnjë vetë Gjithësia - pasi të qenët në shumën e vet as mund të krijohet dhe as mund të zhduket? Apo, ashtu si nënkuptojnë disa rryma të reja të astrofizikës, një qenie inteligjente ? Sa më tepër dimë aq më tepër pyetje na dalin.
 
Redaktimi i fundit:
Tani c'duhet te themi ketu, po Meti ke te drejte ...

Met, ti fillimisht duhet te bindesh qe cdo pasoje mund te kete nje shkak, por jo cdo ngjarje mund te kete nje qellim.
 
Un mendoj qe gjithshka esht ne kontroll te plot,dhe e perseritshme,

para se te linde ky sistem djellor un mendoj se ka pasur edhe te tjer perpara,dhe do ket edhe tjer mrapa,kur sistemi i parafundit u shkatrua,nga njerzit qe jetuan ne te,
gjithshka ngeli per miljona vjet,e shperber ne gazra dhe lend te tjera qe si di me emra,
kur u formua sistemi i ri,shiu qe ra per miljona vjet, solli ADN te ndryshme,por filluan jeten vetem ato qe i pershtateshin klimes,dhe kshtu filloj revulucjoni i jetes,se KAFSHEVE,

kurse njerzit,jan diqka qe si perkasin natyres,ata nuk jan natyral,as ne pamje,dhe as ne vepra,c´do gje qe jeton mbi tok,i pershtatet territorit qe jeton,majmuni i pershtatet vendit qe jeton,gjarpri vendit qe jeton,gjithshka qe jeton ne tok ka mbrojtje natyrale,
kurse ne jemi te vetmet krijesa,qe kemi mbrojtje inteligjente,dhe jemi i vetmja krijes,qe nuk dim te ndalemi kurr,nuk mund te jemi kurr te kenaqur,natyra nuk do ket kurr qetsi nga ne,dhe besoj qe kjo ishte edhe arsya qe ne u sollem ne toke,per shkatrim te ngadalt,per ti len me pas rradhen nje fillimi tjeter.
dhe mendoj se ne fillimin tjeter,do ta fillojn ata qe kishin qellimet me te pastra,ne kte te fundit.ata qe vuajten me shum ne kte te fundit,ata qe e filluan edhe aktualen,por xhelozia e te tjerve u shkarraviti pentagramin dhe bashk me te,trubulloj edhe arsyen e vertet te jetes
dhe ardhjes ne toke.
 
Redaktimi i fundit:
Tani c'duhet te themi ketu, po Meti ke te drejte ...

Met, ti fillimisht duhet te bindesh qe cdo pasoje mund te kete nje shkak, por jo cdo ngjarje mund te kete nje qellim.

Edhe ti mundesh të kesh të drejt sikurse diçka të krijohet vetvetiu por,
ja që logjika edhe atë se pranon sikurse se pranon që diçka ose dikush
me shkop magjik krijoi gjithçka. Nisu prej vetes: ke krijuar në jetë
diçka e që nuk ke pasur ndonjë qëllim me atë gjë? E pse natyra të jetë
ndryshe nga ne?

Psh. shtroje pyetjen pse i ke sytë? - Ti do të përgjigjeshe se
natyra rastësisht e qëlloi se ekziston drita dhe mi krijoi sytë!
Po të mos ekzistonte drita, do t'i kishe syte? Të njëjtën pyetje shtroje
për të gjitha organet e trupi, dhe gjeje ndonjë gabim apo diçka tepër!
Gjithçka, çka posedojmë e kryen një funksion.


Edhe në pastë ndodhur ndonjë bum i madh, ende s'është argument se
mu në atë moment u krijua çdo gjë. Teoritikisht, nuk është e mundur një bum
pa masë dhe pa hapësirë! Nuk është patjetër të krijohet diçka me Bang,
mundet edhe në mënyrë të qetë! Edhe një njerëzit që e besojn Big Bangun,
e harrojnë formulën e Ensteinit lidhur me masën dhe energjinë! Ku do të ishte
masa sikurse e tëra të ekplodojë? Ec e bir frenoje nëse mundesh! Energjia që
do të lirohej do të hudhte masën skajeve të Universit dhe tani shtrohet pyetja :
Sa kohë do të iu duhej masës, që shpejtësia e saj të bëhet relativisht e qetë në
mënyrë që të krijohen sistemet dhe jeta?!
 
Lindja e Gjithësisë - Modeli Ekpirotik

Teoritë mbi lindjen e Gjithësisë mund të përmblidhen në dy grupe thelbësore; atë të Bumit të Madh (Big Bang) dhe atë të Përhedhjes së Madhe (Big Bounce).
Sipas teorisë standarde të Bumit të Madh; papritur, në njëfarë mënyre, ndodhi diçka e veçantë me të cilën zuri fill koha, njëkohësisht edhe Gjithësia, e cila më pas u zmadhua.

Një mundësi tjetër për lindjen e Gjithësisë është ajo që mund të quhet Përhedhja e Madhe. Idea është se përpara asaj ngjarje që njihet si Bumi i Madh mund të ketë pasur një gjithësi që ishte më e madhe. Kjo u bë gjithnjë e më e vogël dhe mbërriti në një gjendje të ndërmjetme mekaniko-kuantike të papërmbajtëshme, prej të cilës erdhi një gjithësi tjetër bymuese.



Modeli ekpirotik
Nëse do të kishte grimca në formë pike si strukturë themeltare të gjithçkaje, atëherë sipas teorisë standarde të Bumit të Madh, që në fillimet e Gjithësisë gjithçka duhej të ishte ngjeshur në një shkallë madhësie pafundësisht të imët si dhe temperatura do të kishte qenë e pafundtë. Në këtë mënyrë do të kishe të bëje me gjëra të pafundta dhe andralla që sjellin gjërat e pafundta është se nuk mund të arrish të llogarisësh dot asgjë.

Modeli ekpirotik është një ide e re që nuk do të zëvendësojë atë të Bumit të Madh, i cili prej 50 vjetësh mbizotëron të menduarit e kozmologëve mbi sesi nisi dhe evoluoi Gjithësia. Por në vend të një gjithësie që lind në një çast të dhunshëm nga një pikë pafundësisht të vogël të një dendësie të pafundtë, këndvështrimi i ri arsyeton se Gjithësia jonë u krijua kur një "membranë" paralele me botën tonë katër-dimensionale, u tërhoq nga kjo e fundit dhe u përplas me të në mënyrë kataklizmike pasi që të dyja kishin pasur evoluar ngadalë në hapësirën e një dimensioni të pestë të fshehtë, përgjatë një periudhe kohe tej mase të gjatë. Membrana u puthit pas botës sonë dhe energjia kinetike e përplasjes është kthyer në kuarqe, elektrone, fotone, etj. të cilat janë kufizuar të lëvizin përgjatë tre dimensionesh hapësire. Bumi i Madh, me këtë edhe zanafilla e Gjithësisë nisi në një mënyrë jo edhe aq të pazakonshme si ç'përfytyrohet. Gjeometria energjitike e parapëlqyer nga këto dy botë është e sheshtë, kështu që përplasja e tyre prodhon një gjithësi të sheshtë Bumi të Madh. Sipas ekuacioneve të Einstein'it, kjo do të thotë se dendësia e përgjithshme e Gjithësisë është e barabartë me dendësinë kritike. Polet teke, të rënda, magnetike që prodhohen me mbitepri në teorinë standarde të Bumit të Madh nuk prodhohen fare në këtë skenar sepse temperatura pas përplasjes është tepër më e vogël për të prodhuar ndonjë nga këto grimca të rënda.

Efektet kuantike bëjnë botën rrjedhonjëse katër-dimensionale të valëzohet përgjatë dimensionit të posaçëm që ndodhej përpara përplasjes kështu që përplasja në disa vende ndodh në kohë pak më të ndryshme se nga disa të tjera. Në kohën kur përplasja është kryer e tëra, valëzimi çon në ndryshime të vogla të temperaturës, çfarë mbjell luhatje temperature në sfondin e micërvalëve si dhe mbrujtjen e galaksive.

Mund të zëvendësoje Teorinë e Fryerjes (Inflacionit)

Teoria e Fryerjes u zhvillua në vitet 80-të nga Alan Guth (MIT), Andre Linde (Stanford), Andreas Albrecht (UC Davis) dhe Paul Steinhardt (Princeton University). . Ajo mbështetet në teorinë e Fushës Kuantike dhe përpiqet të llogarisë njëtrajtshmërinë, në dukje, të Gjithësisë. Po të hedhësh vështrimin në një drejtim në qiell, do të vëresh disa veçori të Gjithësisë - galaksi dhe tufa galaksish - të cilat i përngjajnë atyre që ndodhen në një drejtim tjetër. Teoria e Fryerjes e përllogarit këtë duke vendosur të gjithë materien në një spërkë në fillimet, pastaj duke e shkrehur atë jashtë me shpejtësi më të madhe se të dritës në një periudhë fryerje ku gjithçka u zhvillua nën rregulla të përngjashme pa pasur parasysh se për ku po drejtohej.

Në të njëjtat përfundime të çon edhe modeli i përplasjes së branave. Por Teoria e Fryerjes nuk i drejtohet idesë se mund të ketë dimensione të tjera.

Në koncept, modeli ekpirotik është ndryshe. Nuk është aspak duke ndodhur ndonjë fryerje apo ndryshim i shpejtë. Qasja drejt përplasjes zë vend tepër ngadalë përgjatë një periudhe tepër të gjatë kohe. Gjithësia është e njëtrajtshme sepse përplasja dhe nisja e fazës së Bumit të Madh ndodhin pothuajse njëherësh gjithandej.

Kozmologjia e fryerjes parashikon një spektër valësh gravitacionale që mund të jenë të shqueshme në sfondin kozmik të micërvalëve. Modeli ekpirotik nuk parashikon ndonjë efekt valësh gravitacionale që mund të shquhen në këtë sfond.

Atëherë, çfarë ka përtej kufijve të Gjithësisë ?

Dimensioni i pestë është ajo që ka përtej caqeve të Gjithësisë, thonë krijuesit e kësaj ideje. Ndonëse arsyetojnë se në fakt nuk ka caqe.

Membrana, apo "brana" (ang. brane/s) si ç'i quajnë teoricienët, duhet të kenë pluskuar si fletë letre përgjatë këtij dimensioni të pestë të cilin edhe vetë shkencëtarët e pranojnë se e kanë të vështirë ta përfytyrojnë intuitivisht.(Mënyra jonë e rëndomtë e shikimit të hapësirës fizike 3 përmasore, së bashku me kohën, përbëjnë katër dimensionet e njohura).

اdo fund i dimensionit të pestë është kufizuar nga një branë e pafundtë. E tillë mund të jetë gjithësia jonë e dukshme, e cila përpara përplasjes mund të ketë pasur ose mund të mos ketë pasur materie normale. Në fundin tjetër të dimensionit të pestë gjendet një branë me fizikë të ndryshme nga e jona. Branat në mes, ndonëse mund të përmbajnë materie, nuk janë gjithësi, dhe nuk i ngjajnë branës në të cilën banojmë ne. Këto brana bashkë me hapësirën në mes tyre janë të fshehura pasi grimcat dhe drita nuk munden ta përshkojnë hapësirën në mes branave. Vetëm graviteti është në gjendje të çiftojë materien e një brane kufizuese me të tjerat. Tjetër, mund të ketë brana të tjera në interval, të cilat janë paralele me branat kufizuese dhe që mund të mbajnë energji.

Kjo teori është e mbështetur në teori të tjera mbi mundësinë e pasjes së dimensioneve të shumëfishta të cilat po pranohen gjithnjë e më tepër. Teoria është zhvilluar nga Neil Turok i Cambridge University, Burt Ovrut i University of Pennsylvania, dhe Paul Steinhardt e Justin Khoury të Princeton University.

Nuk ka arsye të pranojmë si të vërtetë, sipas këtij sistemi konceptual referimi, pasjen e gjithësive të tjera andej, thotë Burt Ovrut.

Nëse në membranën tonë do të kishte pasur materie të ngjeshur përpara Bumit të Madh atëherë imtësia më e vogël do të ishte ajo e një filli, gjë që zbut sjelljen e pafundtë të rastit të teorisë standarde të Bumit të Madh në diçka të fundtë. Që do të thotë se gjithçka ishte shkërmoqur në një shkallë tepër të vogël por jo pafundësisht të vogël. Kjo të jep shpresë të mund të jesh në gjendje të llogarisësh se çfarë ndodhi në fillimet e Gjithësisë.

Termi ekpirotik vjen nga fjala e lashtë greke ekpyrosis, që do të thotë flakadan (zjarr apo përleshje shkatërrimtare). Sipas një modeli stoik të lashtë kozmologjik me të njëjtin emër, Gjithësia u krijua nga një shpërthim i vrullshëm zjarri. Teoricienët e ditëve tona thonë se kjo ide e lashtë nuk është e ndryshme nga përplasja e parashtruar në modelin e ri. Sidoqoftë, sipas nocionit stoik, ky proces mund të përsërisë vetvehten në të ardhmen.


Përgatiti : Alvin Ekmekçiu
# Burimet: Space.com, 'Brane-Storm' Challenges Part of Big Bang Theory, 18 prill 2001
# Nova, Viewpoints on String Theory, Amanda Peet
© Rruzull.net
 
Titulli: اfarë kishte vallë përpara lindjes së Gjithësisë

HEy shoki askush nuk e din qka ka pas para se mu kriju Gjithsia
sepse Allahu e ka krijuar vetem ai i din fshetesinat e Egzisitimit te qdo gjeje
 
Titulli: اfarë kishte vallë përpara lindjes së Gjithësisë

Ndersa ne mundohemi ti shpjegojme me ane te Fizikes,Cracker........
 
Titulli: اfarë kishte vallë përpara lindjes së Gjithësisë

E lexova me shum vemndje postimin tuaj meti dhe te them te drejten me erdhen shum pytje ne ato momente po kjo qe trajtove ti mendoj qe eshte nje teme per te cilen duhet shum kohe te flasesh e te debatosh rreth saj sepse duhet te merren parasysh shkaqet,arritjet shkencore dhe logjika.
Nese nisemi se qdo gje u kriju rastsish nga asgjeja atehere do biem ne ndesh me logjiken p.sh. nese themi njeriu u kriju vetvetiu a do bindeshe apo te themi qe gjithqka funksionin vetvetiu ne gjithsi te marr parasysh levizjen e planeteve e te kthehemi tek atomet p.sh. nese ndegjojm qe nje njeri ne te njejten kohe eshte ne gjendje te shkruaj me doren e djatht, te pikturoj me te majten e te kendoj e poashtu te me ndegjoj mua se qka jam duke folur si do e perkufizoje kete sikurisht si nje fenomen te jashtzakonshem nje rekordmen por ti shohim atomet aq te vogla jam. Kur jemi ne klas e dim se ka atome aty dhe jan ato atom qe percillin zanin e profit kur ai spjegon poashtu ato jan qe percillin rrezet e drites ne te njejten kohe poashtu te njejtat ne te njejten kohe percjellin zanin e ndokujt qe pyt e poashtu ato jan qe percillin zhurmen e ziles qe tregon qe ora mbaroj e shikon nje atom kaq i vogel ne te njejten kohe bene gjith keto veprime si do e quash kete ai atom as nuk ka mendje as tru as logjik e ne njerzit kemi qka po e shtyen ate te bej kete.
pra nuk mendoj qe ai rastesesish e ben kete por ka NJE FORC qe e shtyen po kush? kete po ta la te gjesh vet me respekt xeni
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top