ا'farë ke përgatitur për ditën e udhëtimit?

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
ا'farë ke përgatitur për ditën e udhëtimit?


Falënderimet i takojnë vetëm Allahut. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut a.s. mbi shokët e tij dhe mbi të gjith ata të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.


Vëlla i dashur

Secili udhëtarë duhet t'i përgatis plaçkat e veta. Edhe ti je një udhëtar i një udhëtimi të gjatë, e çka ke përgatitur për ditën e kthimit?


Cdo ditë që përcjellim të vdekurin, e lëmë atë në vetmi, ia kthejmë shpinën, e braktisim e leshojmë atë në një çarje nga toka e pashtrojë dhe e pastrehë. Tashmë e lanë edhe më të dashurit e tij. Ai tashmë pa të vetmën rrobe banon në dhe, ballafaqohet me llogarinë. I pasur në atë që la mbrapa kurse i varfër në atë që do të ballafaqohet.

A nuk është e gjithë kjo mësim për mësimmarrësit dhe përkujtim për përkujtuesit?



Vëlla i dashur musliman


Tani më është afruar dita e udhëtimit. Ftesa e të Lartëmadhëruarit është ofruar. E zemrat ende nuk frikësohën. Sytë ende nuk qajnë.

Mendo pak vëlla i dashur në ata që udhëtuan, ku kanë zbritur?
Cka janë pyetur?
Cka ka mbetur për të pasurin nga pasuria e tij?
E për të varfërin nga varfëria e tij.
Ku janë lëkurat e buta, fytyrat e bukura, trupat e njomë?
Cfarë kanë bërë insektet me trupin e tyre nën qefin?
Gjuhët u janë hëngër, fytyrat u janë zbehur, u janë zhdukur bukuritë, u janë thyer brinjët, u janë zbuluar eshtrat, u janë shqyer gjymtyrët.



Vëlla i dashur

Po ç'të mashtroi kundrejtë Zotit tend saqë e ke harruar takimin me Të?
C'të lagoi nga përkujtimi i vdekjës, varrit dhe errësirës së tij?
A nuk do të jetë nesër vendbanimi yt mbrendësia e varrit të errët?
Atëherë, ç'ke përgatitur dhe a je munduar të përgatitësh?

A e din ti se nesër të përgatitin dhe të bartin ty mbi krahërorë, do të thuash: Më shpejtoni… më shpejtoni… Apo punët e tua do të mashtrojnë e do të thuash: Ku po më çoni…ku po më çoni…


Po mëshiroje vetën tënde o rob i Allahut!

Nga Ebu El-hudri r.a. transmetohet se i Dërguari i Allahut a.s. ka thenë: "Kur të vendoset xhenazja në tabut dhe e bartin atë njerëzit mbi krahroret e tyre, e nëse është përsoni i mire thotë: Më shpejtoni…më shpejtoni… E nëse është thotë: O i mjeri unë, ku po më coni? E dëgjojnë zërin e tij cdokush përveç njeriut, e sikur ta dëgjonte do t'i binte të fikët" (transmeton Buhariu). Pra, kthehu tek Allahut para sulmit shkatrrues të kënaqësive (endjeve) dhe përfundimin të jetës.


alb-drejtesia.com

 
Back
Top