اfarë kanë ngrënë paraardhësit tanë para 3.5 milionë vjetësh?

Arfenilla

Themelues i Forumit
Menyja e stërgjyshërve tanë të lashtë para tre milionë e gjysmë vjet është përbërë kryesisht nga barishtet tropikale dhe kallami, ka zbuluar hulumtimi i ri i udhëhequr nga ekspertët e Universitetit të Oxfordit.

Rezultatet e publikuar në numrin e ri të revistës “Proceedings of the National Academy of Sciences” kanë befasuar shkencëtarët sepse tregojnë që hominidët e lashtë shumë më herët se sa është menduar kanë ndryshuar mënyrën e ushqimit të zakonshëm për majmunët antropomorf, çka u ka mundësuar mobilitet të madh dhe pavarësi nga pyjet.

Ekipi ndërkombëtar i ka mbledhur të dhënat duke hulumtuar dhëmbët e fosilizuar të tre pjesëtarëve të llojit Australopithecus bahrelghazali, hominidëve të hershëm, mbetjet e të cilave janë gjetur në dy lokacione në اad. Profesoresha Julia Lee-Thorp nga Universiteti i Oxfordit së bashku me ekspertët nga اadi, Franca dhe SHBA-ja kanë analizuar izotopet e karbonit në dhëmbët e tyre dhe kanë zbuluar që menyja e tyre ishte e pasur me bimët e grupit, i cili sipas llojit të fotosintezës është i njohur si C4.

“Kemi zbuluar që hominidët e hershëm, të paktën në Afrikën qendrore kanë ngrënë ushqim i cili kryesisht është përbërë nga barishtet tropikale dhe kallami”, ka thënë Lee-Thorp, eksperte për analizat izotopike të fosileve nga Research Laboratory for Archaeology and the History of Art dhe ka shtuar: “Asnjë majmun humanoid afrikan, duke përfshirë edhe shimpanzenë, nuk hanë këtë lloj ushqimi pavarësisht asaj që gjendet me bollëk në vendet tropikale dhe subtropikale. Një përjashtim i vetëm janë babunët e savanës që edhe sot e hanë këtë lloj ushqimi. Kemi qenë të befasuar kur kemi zbuluar që hominidët e hershëm madje e kanë ngrënë në sasi më të mëdha se sa babunët.”


f1_ushqimi-011356425369-629x320.jpg

Hulumtimi i ri tregon që hominidët e hershëm kanë mundur të mbijetojnë në habitatet pa drunj, çka u ka mundësuar të braktisin pyjet dhe të hulumtojnë vise më të largëta. Më herët ekspertët kanë konsideruar që paraardhësve tanë të hershëm për këtë lloj ushqimi u janë dashur dhëmbë dhe muskuj më të fortë. Autorët supozojnë që me siguri nuk janë ushqyer me gjethet e bimëve tropikale por me rrënjët, bërthamat frytin e tyre, sepse gjethet shumë më shpejt shpenzojnë dhëmbët dhe janë më vështira të treten. Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që Australopithecus bahrelghazali ka ngrënë edhe disa kafshë që janë ushqyer me barishte tropikale.

“Megjithatë, pasi që as njerëzit e as primatët tjerë nuk hanë shumë ushqim të kafshëve, ndërsa homonidët përveç kësaj nuk janë, sikurse mishngrënësit, të pajisur me dhëmbë të mprehtë, mund të supozojmë që kanë ngrënë direkt barishte tropikale dhe kallam”, ka shpjeguar prof. Lee-Thorp.info
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top