اfarë fsheh jeta e natës në Tiranë?

fshatari

Anetar
tirana.jpg
A ka jetë natë në Tiranë? Cilat janë vendet që frekuentohen më tepër? Po me të rinjtë që kthehen në shtëpi orëve të vona, çfarë ndodh? Pra, çfarë fshihet pas jetës së natës në kryeqyet?
Këto janë disa nga pyetjet që po i ndeshim sa vjen e më shpesh nëpër forumet e ndryshme virtuale në internet, e pa dyshim, janë pyetjet që përbëjnë dilemat dhe shqetësimet më të mëdha të çdo prindi, sidomos kur vajza apo djali adoleshent kërkon lejë për të dalë natën vonë. Me nisjen e vitit të ri akademik dhe rikthimin e studentëve në kryeqytet për të vazhduar studimet, duket se dhe jeta e natës në metropol është rigjallëruar, pavarësisht krizës ekonomike globale dhe ankesave të pronarëve të shumë pubeve, klubeve të natës, diskotekave e karaokeve se puna e tyre ka rënë. Madje, frekuentim kanë jo vetëm pubet në zonën e bllokut por edhe ato në periferi dhe jashtë kryeqytetit. Me përjashtim të ndonjë rasti (Venue Club) ende nuk ka hyrë moda e klubeve me shfaqje striptizmi dhe me kubiste, ndërkohë që nuk mungojnë performancat e ndryshme artistike, që nga pasarelat e improvizuara të modës, ekspozitat fotografike apo me piktura, e deri te festat e ndryshme që zhvillohen si “8 marsi”, ditëlindjet, Hallouini, Viti i Ri, Krishtlindjet etj. Të gjendur në vështirësi mbijetese të bisneseve të tyre dhe për t’i tërhequr më shumë klientët, pronarët e mjaft prej këtyre lokaleve kanë provuar të paguajnë vajza sensuale e gjysmë të zhveshura, të cilat qëndrojnë në vende të dukshme ose në banak. Në disa raste të tjera përdoret taktika e ofertës me një apo dy pije falas për të gjitha femrat që frekuentojnë (x) apo (y) disko apo pub. Moralisht, kjo nuk duket e ndershme por në anën tjetër ligji nuk e ndalon. Brezi i ri dhe ai i mesëm është më i tërhequr nga karaoket, të cilat nisin të funksionojnë pas orës 22:00. Këngët që interpretohen aty janë nga më të ndryshmet, por më tepër këndohen ato të Shqipërisë së Mesme dhe serenatat korçare. Në të njëjtën kohë, të preferuara janë vendet me muzikë live, ku ftohen të performojnë këngëtarë të njohur e të panjohur. Repertori xhaz dhe ritmet e bluzit gjithashtu nuk mungojnë në disa klube nate, të cilat kanë zgjedhur këtë natyrë tërheqjeje për klientët por këto ritme janë më pak joshëse për moshat nën 30 vjeç. Natyrisht, qetësia dhe punonjësit e sigurimit në çdo pub nuk mungojnë. Në ndryshim nga më parë, nuk ndalohet më hyrja e meshkujve, të cilët janë të pa shoqëruar nga femrat dhe zakonisht, hyrja është e lirë, me përjashtim të atyre rasteve të veçanta, kur ka organizime festash speciale, apo të ftuar që performojnë dhe këndojnë; Në këto raste duhet të blesh biletë kundrejt një tavoline të rezervuar me pije falas, e cila mund të jetë një redbull, një shishe verë, apo edhe pije të tjera që kushtojnë në shumën e parashikuar nga bileta. Interesant është fakti që nuk kanë munguar edhe zhvillimet e mbrëmjeve për vetëm femra. Madje, njoftimi për organizimin e tyre është bërë edhe nëpërmjet postës elektronike nga pubet përkatëse. Megjithatë, duhet thënë se pavarësisht tendencave metropolitane mungon një jetë nate mirëfilli, me ato mundësi dhe alternativa që ofrohen në vendet e tjera, duke e nisur që nga shtetet fqinje të rajonit e më tej. Jo rrallë herë, kjo gjë u bën përshtypje edhe turistëve të huaj, të cilët e kanë problem përshtatjen me atë që quhet “jetë nate” në Tiranë. Po çfarë fsheh tjetër jeta e natës në kryeqytet? Jo ndonjë gjë të madhe dhe për këtë ju sigurojmë! Dalja në këto orë të vona mund të alternohet me vajtjen në salla lojërash elektronike apo në kazino, si dhe ushqimin që merret në ato pak fast foode, të cilat qëndrojnë të hapura për 24 orë. Një tjetër fenomen që vihet re në dallim nga disa vite më parë është mosfrekuentimi i diskove, mbyllja e pjesës dërrmuese të tyre apo shndërrimi në karaoke dhe pube me muzikë live. Për të mos përmendur faktin se katër persona të njëjtë, mund t’i dinë katër emra të ndryshëm një pubi apo klubi nate, për shkak se me ndryshimin e pronarit ose të modelit të pubit, apo thjesht për efekte komerciale, emrat e tyre ndryshojnë në vazhdimësi dhe mungon tradita e krijimit të emrave të mirë dhe të ofrimit të një stili të kultivuar të jetës së natës. Nuk po i citojmë debatuesit e forumeve brenda këtij shkrimi por ajo që bie në sy është se shumë prej tyre ngrenë edhe pyetjen: “A ka jetë nate në Tiranë?” Ajo që të bën përshtypje sa u takon lokaleve, është ndarja e tavolinave në individë të të njëjtës gjini. Nuk është çudi që shpesh, në lokalet e Tiranës të shohësh femra të veshura apo gjysmë të zhveshura, me shije e pashije, me rroba firmato apo imitime, të cilat ulen së bashku, pa meshkuj në praninë e tyre, ndërkohë që në tavolinat përballë ulen meshkuj, të cilëve gjithaq u mungon gjinia tjetër. Për një turist italian, Masimon 45 vjeç, qëndrimi në Tiranë nuk mund ta anashkalojë këtë detaj. E gjitha kjo, sipas tij nuk është gjë tjetër veçse një lloj dhune që këto vajza e ushtrojnë me apo pa dashje ndaj seksit të kundërt; “Nuk arrij ta kuptoj arsyen se pse vajzat në Tiranë vishen kaq ekstravagante dhe provokuese. Femra e bën një gjë të tillë atëherë kur do që të joshë dikë, thotë ai, dhe nëse e joshin një mashkull, flirtojnë me të, u pëlqen, atëherë nuk ka arsye pse të mos shkojnë bashkë, qoftë edhe sikur të bashkohen në një tavolinë dhe të njihen të gjithë, të bisedojnë, të argëtohen... ثshtë e trishtueshme të shohësh një panoramë të tillë. Mendoj se te ju, ende nuk është krijuar kultura dhe koncepti i saktë mbi disa marrëdhënie sociale.” Pavarësisht konceptimit dhe zhvillimit të jetës së natës duhet thënë se të paktën shumica e personave që shprehen lidhur me këtë temë, nuk e përmendin sigurinë e tyre si një problem shqetësues. Më e vështirë, kjo çështje bëhet për ato femra që janë të pashoqëruara dhe që iu duhet të marrin taksi ose të përballen rrugës me njerëz të ndryshëm që mund t’i ngacmojnë. Dhe, për hir të së vërtetës, periferia ndryshon shumë nga Blloku dhe nga qendra, e jo vetëm nga rrugët dhe nga errësira...

OPINIONE

Olsi: “Tirana ka vetëm jetë dite”

Nuk jam i mendimit që në Shqipëri ka jetë nate. Në Tiranë, në orën 12 të natës nuk ka asnjë makinë në qarkullim, pa lëre njerëz... Nuk diskutohet që ka lokale që frekuentohen deri natën vonë, por dhe këto janë shumë të pakta. Në proprocion me popullsinë Tirana është shumë prapa me jetën e natës, në krahasim me qytet e tjera të Europës. Sot në Tiranë ka vetëm jetë dite, në këtë aspekt jemi të parët, jo në Europë por edhe në botë.

Marsi: “Jeta e natës është relative”

Dihet se “jeta e natës” është relative. Nuk varet vetëm nga ç’ofrohet por edhe nga xhepi, shoqëria që ke, mënyra se si ti e percepton dhe dëshiron ta kalosh natën. Sa për të barazuar Tiranën me kryeqytete europiane, ajo nuk varet nga ç'ofrojnë ambientet në përgjithësi, që me thënë të drejtën janë në të njëjtin nivel me ato të kryeqyteve europiane por edhe nga standarti jetesës dhe gjendja e Shqipërisë. Ato që kanë ngelur të pakënaqur nga Tirona duhet të dinë se ku të shkojnë. Problemi është për sa e shikoj unë te xhepat, që kur janë të vegjël nuk mbajnë shumë pare dhe kur mbarohet parja nuk punon më darja...

Ardi: “Jetë nate, alla Shqipëri”
E para e punës, jeta e natës do kulturë. Sa herë që ik nga Shqipëria ma ngrejnë mëndjen duke më thënë se është bërë bukur, ka jetë nate etj. Unë i shkreti vij dhe pres të gjej jetë nate si këtej në Perëndim. Jetë nate i thënçin, se kur shkon në pub, siç quhen diskot në Tiranë, mos bëj gafë të jesh tek pullë ose vetëm me ndonjë shok se nuk të flet njeri me gojë. I thua një femre gjysmë të zhveshur “mirëmbrëma” ose “ç’kemi” dhe ajo ngrys vetullat e të shikon sikur e ke sharë nga nëna. Për disa arsye të ende të pashpjegueshme për mua, kjo sjellje e femrave tona ndryshon me të huajt, të cilëve u mblidhen si bleta pas mjaltit.
Nuk është se po flas nga zilia ose inati apo ndonjë gjë tjetër, sepse nuk më bëhet vonë fare, por kur flisni për jetën e natës quheni “jetë nate në Shqipëri”.

Ina: “Nata është e bukur në Tiranë...”
Më pëlqen të pi ndonjë gotë verë me shoqen e ngushtë ose kushërirën. Të enjteve ose të premteve shkojmë edhe në karaoket e Bllokut me shoqërinë. Nuk e di si është jeta e natës jashtë pasi nuk kam dalë ndonjëherë, por edhe në Tiranë mendoj se bëhet shumë bukur.

Berni: “Jeta e natës është kuptuar gabim”
Rinia shqiptare nuk e ka akoma kulturën e natës për shumë motive, por dhe ata që e kanë kuptuar jetën e natës, e kanë kuptuar gabim. Gjatë ditës kafenetë dhe lokalet i ke të mbushura plot në vend që njerëzit të merren me ndonjë punë. Pastaj, Tirana nuk është vetëm Blloku apo Qyteti Studenti. Unë që kalova Vitin e Ri në Tiranë, e them me plot gojë se jeta e natës ishte zero.

Liza: “Kur je vetëm problem është transporti”
Tirana ka jetë nate por duhet të dish vendet ku të shkosh dhe shoqërinë me të cilën do të dalësh. Për mua që jam femër dhe që banoj në periferi, më shumë problem janë taksitë. Nuk mund t’u zesh besim të tjerëve nëse je e pa shoqëruar në orët e vona. Po dëgjojmë çdo ditë nga të gjitha llojet...
Petrika GROSI
 
Po besoj se tere e dine jeten e nates ne tirane ska njeri mos ket jetuar edhe si tere qytetet tjera te njejtat gjera jane .....

:djalle:
 
MOS diskutoni per jete nate ne shqiperi se eshte turpe te flasim per to shume mire e ka thene zotnia siper se quajeni JETE NATE SHQIPETARE
Une personalish cdo vite kur shkoje ne shqiperi 1 nate dale per "JETE NATE" qe eshte skandale duke filluare qe tek hyrja
nuk te lejojne po te mos kesh 1 femer me vete ,pavarsishte se disko e leshit eshte bosh
njerzit jane teper te vrazhed jo sikur kane dale per qefe por sikur kerkojne sherr ,kush mund te fryhet me teper,dhe po ta qerasish femrern nuk te thote as gezuare saper respekte
nuk ka jete nate ne shqiperi
 
Kete qe duhet te kesh femer me vete akoma se kam kuptuar une...

As per vit te ri ska jete nate atje, e jo me gjate javes. Ora 12 e gjysm 1 janar rruget xhang xhing. Cudi se mua ngelen duke me thene qe ne shqiperi behet qejfi.
 
Po te mos ishte kusht hyrja qift eshte e garantuar qe cdo nate do plagoseshin duke u zene me njeri tjetrin per femra. Avash avash do emancipohemi dhe do hyme dhe ne cuna dhe goca ne vete ne disko.
 
Kete qe duhet te kesh femer me vete akoma se kam kuptuar une...

As per vit te ri ska jete nate atje, e jo me gjate javes. Ora 12 e gjysm 1 janar rruget xhang xhing. Cudi se mua ngelen duke me thene qe ne shqiperi behet qejfi.

Cfare jet nate aman ne Tr behet pak me shume se ne qytetet e tjera....se keshtu aha une ne vere shikoja 10 cuna qe shoqeroheshin me 2 goca lol pastaj ne jemi dhe cik te ''rrende'' akoma dhe ne te shprehuren e admirimit per bukurine e nje femre , femrat po kane ikur per lesh fare me vishet me mini dhe me @@ i kane dale gjysmit jashte dhe kur e shikon dikush eshte gati te ta kepute me ndonje shishe pse e pe.......po ashtu dhe meshkujt qe e shoqerojne le te mos e kene gje direkt duhet te te kerkojne sqarim perse e pe.....apo kualitetin e sherbimeve qe kane lokalet jane vertet per te deshiruar....
 
flas per ne meshkujte duhet te kesh femer me vete
sa kur dola vjete dhe shkuam ne nje dicko ke qyteti i nxensave ngjiture me fabriken e bukes dhe nuk po na linin se duhet te kishe femer me vet sa eshte dytyruare ai shoku (aramet paste se nuk jeton me )ka shkuare ne qender mori 1 prostitute e pagovi sa hyme brenda
rruget jane xhang xhing por ne tirna ejane 2-3 te ashtequajture disko dhe njerzit i dine ku jane nuk e ke si kudo ne bote qe ne nje zone ,sic mund te jete blloku ne TR ,qe jane te gjitha diskot dhe gjithe naten

Kete qe duhet te kesh femer me vete akoma se kam kuptuar une...

As per vit te ri ska jete nate atje, e jo me gjate javes. Ora 12 e gjysm 1 janar rruget xhang xhing. Cudi se mua ngelen duke me thene qe ne shqiperi behet qejfi.
 
Cfare jet nate aman ne Tr behet pak me shume se ne qytetet e tjera....se keshtu aha une ne vere shikoja 10 cuna qe shoqeroheshin me 2 goca lol pastaj ne jemi dhe cik te ''rrende'' akoma dhe ne te shprehuren e admirimit per bukurine e nje femre , femrat po kane ikur per lesh fare me vishet me mini dhe me @@ i kane dale gjysmit jashte dhe kur e shikon dikush eshte gati te ta kepute me ndonje shishe pse e pe.......po ashtu dhe meshkujt qe e shoqerojne le te mos e kene gje direkt duhet te te kerkojne sqarim perse e pe.....apo kualitetin e sherbimeve qe kane lokalet jane vertet per te deshiruar....

Kjo eshte dicka qe akoma eshte e pashpjeguar nga femra shqipetare... Ekspozim ne maksimum, po per te dhene gje ste japin. Vetem ne shqiperi e kam pare kete.
 
une se quj jete nate apsolutisht kte qe bohet ketu.....ndoshta mund te thush dhe te flasesh per veren qe ok kalohet disi bukur gjalleri me the e te thash pro serish smund ti thush jete nate se nuk rrin asnji me shume se oren 1 kshu qe nuk ka jete nate ne shiperi....
 
Kjo eshte dicka qe akoma eshte e pashpjeguar nga femra shqipetare... Ekspozim ne maksimum, po per te dhene gje ste japin. Vetem ne shqiperi e kam pare kete.

E japin e japin po duhet te dish tua marresh... :)
 
Po de ne Tirana eshte jeta e Nates njesoje si ne Kryqytetin e Kosove Prishtine une nuk jetoje ne pr amo kam qeni disa here Musafire disa shoki i ime kemi dal Mermbje jem dal ora 8 ose 9 kur jemi kthy ne shpi kan qeni ora 12 ose 1 nates kjo dmthe qe per Rini e shqiptare ka vend end te lira qe dal zbaviture jete e Nates amo une Jetoje ne Lipjani nje fshatit afer por ketu ska kurgjo per jete e nates disa aktivitet tjera.
Tung nga Qendrimi Bosis.
 
Jeta e nates nga rinia shqiptare eshte te pish droge allkool ne kulmin e adrenalines dhe ne fund ne hotel me femren per ta mbyllur .. E kam bere vet dhe e bejne shum ..
 
Cfare jet nate aman ne Tr behet pak me shume se ne qytetet e tjera....se keshtu aha une ne vere shikoja 10 cuna qe shoqeroheshin me 2 goca lol pastaj ne jemi dhe cik te ''rrende'' akoma dhe ne te shprehuren e admirimit per bukurine e nje femre , femrat po kane ikur per lesh fare me vishet me mini dhe me @@ i kane dale gjysmit jashte dhe kur e shikon dikush eshte gati te ta kepute me ndonje shishe pse e pe.......po ashtu dhe meshkujt qe e shoqerojne le te mos e kene gje direkt duhet te te kerkojne sqarim perse e pe.....apo kualitetin e sherbimeve qe kane lokalet jane vertet per te deshiruar....

Po mire e kane ore, c'pune ke ti qe sheh? :kercim:
 
Po mire e kane ore, c'pune ke ti qe sheh? :kercim:

E drejte Elushe po po mundohesha te shikoja autobuzin e linjes ne lokalin ku isha por ajo me doli ne rrezen e shikimit i ula une syte por ishte vone shikimi im i mprehte si i shqiponjes arriti dhe pa ato pak pjese te mbuluara ne trupin e saj te cokollatuar nga rrezet e djellit Shqiptar...
 
Une nje gje nuk kuptoj. Ju ketej ankoheni se vishen lirshem cupat, ketej thoni cupat Shqiptare jane nazelie e duan t'ju shkosh mbrapa se nuk pranojne te dalin etj etj. S'ju gjendet karar dhe ju djemve aman. :P
 
Titulli: اfarë fsheh jeta e natës në Tiranë?

ua..... c'fare pyetje , fsheh thesare te pacmuara lol
 
Titulli: اfarë fsheh jeta e natës në Tiranë?

jeten e nates e ben vet po do dhe po di, por Tirana nuk te ofron gje, as njerezit s'e kane ate kulture
 
Titulli: اfarë fsheh jeta e natës në Tiranë?

Me leje , me leje a ta them une?

Fsheh ufo, ufo ane kend Tiranes, ufo me veshet si antena e koken cepa cepa
Hajde gezuar!
 
Titulli: اfarë fsheh jeta e natës në Tiranë?

As sja kam iden fare ne tr ... jete nate bejme ne ne burrel dalim ne 7 e gjys kthehemi ne 8 ne shpi :P
Vertet skam dal asnjeher ne dark ne shqiperi ... jasht po pate para niceee ..
 
Titulli: اfarë fsheh jeta e natës në Tiranë?

Ne tr kam dal gjithmon naten,,,nuk fsheh azgje,te gjitha gjerat behen hapur
ka eceur goxha,vrasje,droge,arem,femra, jane prezente:)
 
Titulli: اfarë fsheh jeta e natës në Tiranë?

Ne tr kam dal gjithmon naten,,,nuk fsheh azgje,te gjitha gjerat behen hapur
ka eceur goxha,vrasje,droge,arem,femra, jane prezente:)

Diten nuk del ti :p
 
Titulli: اfarë fsheh jeta e natës në Tiranë?

Sunrise.dal dhe diten maj naqe:P zbej vec jete nate,jeten e dites zakonisht e bej duke punuar:p:parf:
 
Titulli: اfarë fsheh jeta e natës në Tiranë?

As sja kam iden fare ne tr ... jete nate bejme ne ne burrel dalim ne 7 e gjys kthehemi ne 8 ne shpi :P
Vertet skam dal asnjeher ne dark ne shqiperi ... jasht po pate para niceee ..

Jo po sinqerisht ska mundesi cf lexoj nga tastiera jote
Po mire mi goce cike e fshehur, cike me me stil sdin ti lol

Yyy
 
Titulli: اfarë fsheh jeta e natës në Tiranë?

Jo po sinqerisht ska mundesi cf lexoj nga tastiera jote
Po mire mi goce cike e fshehur, cike me me stil sdin ti lol

Yyy

Tregohet e sinqert,vlersoje... Jo si disa ktu qe... nejse!

Jeta nates ne TR esht e varfer,ju rrofshin vetem makinat lluksoze!
Pastaj vajzat e rendomta qe vishen si me qen duke shku per striptizem dhe kerrcasin takat ne trotuar si kuajt t'bejn me ndrru ambjent...
 
Titulli: اfarë fsheh jeta e natës në Tiranë?

He Bomba shyqyr qe ishe ti se vallai Kila sdo dinte ti dilte zot vetit ee :P

Po mire mo djale i mbar sinqeritet sdo te thote te tregosh cdo lloj budalleku... e del budallaqe ndaj (spo them Kila ne kete rast)
 
Titulli: اfarë fsheh jeta e natës në Tiranë?

Doja te kurseja nje lexim nga tastjera saj...
 
Titulli: اfarë fsheh jeta e natës në Tiranë?

As sja kam iden fare ne tr ... jete nate bejme ne ne burrel dalim ne 7 e gjys kthehemi ne 8 ne shpi :P
Vertet skam dal asnjeher ne dark ne shqiperi ... jasht po pate para niceee ..

lol qyqa mos i nxirr sekretet maj per Burrelin :P
Sa per temen tgjith rinia studentore qoft ne tiran elb durres apo nqytetet ku ka universitete kan dalur qoft e per nje kaffe
mua mpelqen tdal nga ora 7-8 e te kthehem nga ora 10 dalim pijm nje kafe xhiro
epo po se shijuam jeten tani nmoshen 20 vjece do ta shijojm kur tbohemi m burr e kalamoj
 
Titulli: اfarë fsheh jeta e natës në Tiranë?

Tregohet e sinqert,vlersoje... Jo si disa ktu qe... nejse!

Jeta nates ne TR esht e varfer,ju rrofshin vetem makinat lluksoze!
Pastaj vajzat e rendomta qe vishen si me qen duke shku per striptizem dhe kerrcasin takat ne trotuar si kuajt t'bejn me ndrru ambjent...

Jam shume dakort.. eshte per te ardhur keq.

Heren e fundit qe kam dalur, kam qene tek club Calvin .. me ka lene nje shije shume te hidhur, edhe e kuptova qe te them te drejten une nuk pershtatem dot me mentalitetin Shqiptar dhe pike.

Kishte plasur droga ne tavoline, i shikoje tavolinat nje mashkull i shemtuar me 3-4 femra, pastaj nuk kishte as piste e as vend per tu ulur ... dilnin kengetare ne skene e njerezit djersiteshin duke kercyer aty ngjitur b*the me b*the me njeri tjetrin - e me tej era djerse e duhan me te mbytur .

Pervec ketyre te gjithave, nje shishe pije e shpifur me 4-5 redbulla e sollur nje nje kove me akull ....kushtonte 150 Euro, nuk blije dot nje gote vere nuk ta shisnin dmth me pak fjale poshte atij c'mimi nuk shisnin.... katastrofe.

Pak me lart ngjitur dmth , gjoja ishin tavolinat per VIP- 500 euro Tavolina ... Skandal.

Ps... Drejt me thene, Shqiperia nuk ka jete nate , e nese ka ... e ka te c'thurur dhe pa vlera perderisa shumica harxhojne nga xhepi i tjetrit/tres. Cheap trash.

.....Ose dalin kot pa lidhje kshu si puna e Jetmires, per nje kafe rrugeve lart e poshte .. bejne xhiro lart e poshte . ( asgje personale Jetmira , thjeshte shembull)
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top