اfarë është Intimiteti?

Shpirti_I_Njerit

MACOKJA :p
اfarë është Intimiteti?​

Sot, fjala intimitet ka marrë ngjyrime seksuale. Por kuptimi i saj është më i gjerë. Ajo përfshin të gjitha përmasat e jetës sonë - po, aspektin fizik, por edhe atë shoqëror, emocional, mendor dhe shpirtëror. Intimitet në të vërtetë do të thotë ndarje e plotë e jetës me dikë. Dhe a nuk e kemi patur ne ndonjëherë dëshirën për afërsi, njëjtësi, për të ndarë gjithë jetën tonë me dikë?
Si mendoni cfare eshte Intimiteti per ju ??
Lexim dhe shkrim te kendshem :dance:
 
Sjam dakort me kete(ndarje e plote e jetes me dike mund te kete lidhje me intimitetin se ti ndan me dike edhe gjera intime)por nuk perkufizohet tek kjo.
Intimiteti mund te jete dhe sexual(dhe kte e kuptoni ju se jeni aq te zgjuar :p ;)
Mund te jete edhe intimitet ne kuptimin e te dashurit te qendrosh vetem ose vetem me dike.
Mund te jete gjithashtu dhe dicka intime - personale.
Ose te kesh intimitet me dike ,dmth te kesh afersi.
Te pakten kshu e shikoj une intimitetin :)
 
dakord me baby ang
do shtoja dhe qe intimiteti eshte dicka personale qe ka te bej me ty dhe me te 1/2 tende e cila duhet te ngeli mes jush...
 
Me intimitet un kuptoj edhe kur dy meshkuj duhet te bejne nje bisede private per c`fare do lloj arsye dhe sduan ta bejne ne puplik kete bisede ... edhe ky quhet intimitet..
 
po tani eshte normale kur futen fjale te huaja ne gjuhen shqipe dhe perdoren vend e pa vend kjo te gjen secili ka nga nje histori te vecante shikoni sa ka per te na dale prostitute ky intimiteti
 
Intimiteti eshte qe nga momente intime erotike,e deri tek nje meditim intim filozofik me vetveten tone :P
 
Intimitet eshte ai vendi ku dy veta ndihen aq te sigurte me njeri tjetrin sa jane te gatshem ti rrezojne muret poshte dhe te ndajne cdo pjese se qenies se tyre me njeri-tjetrin, pa turp, frike, rezervime.
 
Intimitet do të thotë afërsi, e meqë kjo është rubrika e dashurisë, atëherë do të thotë afërsi mes dy të dashuruarve..

Unë mendoj se afërsia duhet të ketë një kufi..

Jo çdo gjë duhet treguar dhe mes të dashuruarve duhet të ketë gjithnjë një farë largësie, misteri dhe ndjenjë "turpi"
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top