اfarë është inteligjenca?

bella

Anëtar i Nderuar
اfarë është inteligjenca?

Ky person është inteligjent, dëgjojmë të thuhet shpesh.....Por nga se e kuptojmë?, një person është inteligjent se di shumë, se është studioz apo inteligjenca është më shumë se kaq?.....ثshtë inteligjenca një mëndje e hapur, një mëndje jo kokëfortë?


"Di që nuk di" thotë Sokrati

Unë mendoj se inteligjenca nuk është të dish gjithçka, por të dish të kuptosh shumë gjëra, të dish të sillesh, të flasësh kur duhet e si duhet. Një person inteligjent nuk është ai që di letërsinë, që flet 5 gjuhë, që zgjidh ekuacione matematike. Mendoj se person inteligjent është ai që vë njohjet e tij në shërbim të të tjerëve. Nuk ka problem të tregoj mungesat e tij, e mbi të gjitha, vë përballë idetë e veta me të tjerët dhe nëse kupton se pozicioni i tij është i gabuar e ndërron pa pasur turp.

.Inteligjent do të thotë...Lexoj brenda....Pra të lexosh "brënda" gjërave
 
Redaktimi i fundit:
nuk e di nuk jam inteligjent kshu kam degjuar te thone jam injorant
 
inteligjenca eshte aftesia per te perpunuar informacionin ose realitetin
 
je intelegjente ,me kuptimin e mire te fjales,je shpirte njeriu,je i afte per gjithcka,
 
Sokrati ka thene edhe kete; Ka vetem nje te mire; dituria, dhe ka vetem nje te keqe, injoranca.

:D...për ti dhënë temës një prekje mistike :P thënia e Sokratit
 
Intelegjenca eshte ndertimi i shendoshe i trurit permes leximit, komunikimit dhe mesimit e cila pataj shprehet ne menyre publike. Pastaj kjo tregohet ne menyren e veprimeve dhe zgjedhjeve te shpejta!
 
une di qe s'di ate qe dinte sokrati qe dinte se nuk dinte...:)

inteligjenca...bashkimi i gjith njohurive qe ka nje njeri...mendoj
 
Intelegjenca ka lidhje te drejtperdrejt me trurin.
Aftesia e trurit per te kapur informacionin , per ta perpunuar ate ne menyre te dobishme ,
per te lehtesuar jeten dhe per ta zgjatur ate.
Intelegjenca ka lidhje te ngushta me imagjinaten , nuhatjen dhe fantazin .
Pa keto ajo eshte shterp.
Jo perhere nje tip intelegjent ka sukses ,pasi duhet dhe inisiativa , kurajoja dhe dhe mbi te gjtha paraja.
 
Inteligjenca ka lidhje me shfryezimin e trurit,sa dime ta zoterojme dhe si.
Nuk ka lidhje me njohurite ,apo sasin e informacionit.
 
Tani,shume persona e mbajne veten per inteligjente,por ne fakt nuk dine me se ka te beje kjo fjale.
fjala inteligjence vjen nga latinishtja inteligentia(nuk ka rendesi etimologjia e fjales,por keto te tjerat).inteligjenca eshte nje bashkesi e funksioneve njohese.adoptuese dhe imagjinuese,te gjeneruara nga aktiviteti i trurit te njeriut,eshte dhe e percaktuar si kapaciteti,te arsyetosh,te kuptosh,te zgjidhesh problemet,te kuptosh ne fund te fundit realitetin,idete dhe menyren e te folurit.
megjithese shume vete e konsiderojne konceptin e inteligjences ne menyre shume me te gjere,shume shkolla psikologjie e konsiderojne inteligjencen si te ndryshme nga tiparet e personalitetit si karakteri,kreativiteti apo zgjuarsia.

kush te doje te mase inteligjencen e tij,ka plot teste per IQ.

une per vete e kam bere proven ne shume teste.
 
Inteligjenca eshte aftesia per tu perballur me realitetin brenda nje kohe te shkurter,ne menyre te rrufeshme dhe te jashtezakonshme.Eshte e nderthurur shume me shkathtesine.
Nuk bejne dot pa njera-tjetren!
 
Inteligjenca sipas intelektit tim, eshte forca e njeriut.
 
اfarë është inteligjenca?

Ky person është inteligjent, dëgjojmë të thuhet shpesh.....Por nga se e kuptojmë?, një person është inteligjent se di shumë, se është studioz apo inteligjenca është më shumë se kaq?.....ثshtë inteligjenca një mëndje e hapur, një mëndje jo kokëfortë?


"Di që nuk di" thotë Sokrati

Unë mendoj se inteligjenca nuk është të dish gjithçka, por të dish të kuptosh shumë gjëra, të dish të sillesh, të flasësh kur duhet e si duhet. Një person inteligjent nuk është ai që di letërsinë, që flet 5 gjuhë, që zgjidh ekuacione matematike. Mendoj se person inteligjent është ai që vë njohjet e tij në shërbim të të tjerëve. Nuk ka problem të tregoj mungesat e tij, e mbi të gjitha, vë përballë idetë e veta me të tjerët dhe nëse kupton se pozicioni i tij është i gabuar e ndërron pa pasur turp.

.Inteligjent do të thotë...Lexoj brenda....Pra të lexosh "brënda" gjërave
Inteligjenca eshte dhe pak dhunti mendoj une Bella...
Njeriu mendoj se edhe lind inteligjent ka aftesine te kuptoje e te kape gjerat me shpejt se nje tjeter...
Po jap nje shembull te thjeshte ka femije ne shkolle qe kuptojne shume dhe arrijne te jene ne krye ,por ka dhe te tjere qe mundohen pambarim e sarrijne asgje...
Shpesh hasim njerez te tille gjate rrugetimit tone te perditshem ,por gjeja qe me bie ne sy tek njerez shume te zgjuar eshte ose te tjeret i marrin neper kembe sepse dalin jashte realitetit te perditshem ose mbyllen ne vetvete e i largohen realitetit...Flas per persona qe jane fenomen ne fusha te ndryshme si letersi matematike etj...Shpesh konsiderohen pak te rrjedhur..
Me pelqen menyra e shtrimit te temes Bella por njerez te tille qe vene njohjet ne sherbim te te tjereve e qe e meritojne vertet kete emer ka pak.....
Ndoshta gjeja qe urrej me shume te personat eshte kur filozofojne e hiqen si te mencur...
Mund te jesh i mencur por edhe shkronjat qe shkruan e fjalet qe nxjerr nga goja te tradhetojne e tregojne zbrazetine e shpirtit...
Une do preferoja te kisha ne shoqeri me mire nje njeri te zakonshem qe ndoshta ndonjehere keput brockulla por qe e bejne te vertete si person sesa nje njeri qe do fliste gjithmone maja maja per te treguar inteligjencen e tij...:)

 
"Inteligjent nuk je kur nuk besh gabime...inteligjent je kur besh gabime por je me i shpejt se tjeret per ti permirsuar ato" Bertolt Brecht
 
Back
Top