اfare është Feng Shui dhe si mund t’ju ndihmojë ai

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Images.gif
Feng shui quhen rregullat e filozofisë kineze për rregullimin hapësinor. Ja disa këshilla që, sipas këtyre rregullave, ju ndihmojnë të jeni më të suksesshëm në punë. Pozita e përshtatshme e ambientit të punës, me zyrat e rregulluara në përputhje me rregullat e Feng shuit, ju krijojnë një ambient të shëndetshëm për punë dhe bazën themelore të produktivitetit e përparimit. Bambuja simbolizon fatin e mirë, prandaj është bima ideale për tavolinën e punës. Mprehtësia e gjetheve të tij mbron nga ndikimet negative që do të mund ta rrezikonin punën tuaj.
Me rastin e rregullimit të zyrës, esenciale është që te evitoni kaosin, të siguroni sasi të mjaftueshme të dritës së diellit e, pas perëndimit të tij – edhe të dritës artificiale. Tavolinat e punës do të duhej të ishin të kthyera nga brendësia e zyrës, meqë kjo e nxitë kreativitetin. Mobiliet duhet të jenë të thjeshta, kurse dyshemeja duhet të mbulohet me ngjyrë të errët. Mesi i zyrës duhet të jetë gjithmonë i lirë, pa gjësende të panevojshme. Ja disa këshilla rreth orientimit të tavolinës së punës:
Nga lindja – është një orientim që u preferohet atyre që janë të gatshëm të fillojnë diçka të re, si dhe për të gjithë ata që nuk kanë ide të reja.
Nga perëndimi – ky orientim i tavolinës së punës nxitë mendimin racional dhe të qartë, precizitetin, organizimin dhe biznesin. Energjia e anës perëndimore të botës është qetësuese, prandaj tavolinën tonë të punës duhet ta drejtojmë nga perëndimi, nëse merremi me kontabilitet apo me veprimtari artistike.
Nga veriu – Veriu është burim i energjisë së qetë dhe tavolinën tonë duhet ta drejtojmë nga kjo anë nëse merremi me shëndetësi, kur në punën që bëjmë me rëndësi është intuita.
Nga jugu – kjo anë e botës lidhet me ngrohtësi, intimitet dhe afërsi. Drejtimi i tavolinës së punës nga kjo anë preferohet për personat që duan të jenë të pavarur, që duan të marrin mirënjohje për punën që bëjnë. Info Albania

 
Back
Top