Psikologët nga Universiteti Northeastern, Chicago, kanë konstatuar që ndjenja e fuqishme e dashurisë të bën aq euforik sa që gjendjen tonë është e mundshme ta krahasojmë me konsumimin e parë të drogës, përkatësisht me momentet kur personi ndihet “high”.
Kur njerëzit vërtet janë të dashuruar, e vetmja gjë për të cilin mendojnë është partneri. Nëse personi i dashuruar nuk është në afërsi, ndjenja e mallit është identike si te narkomani, i cili me çdo çmim kërkon ta sigurojë dozën e vet.
Duke kaluar koha, ndjenjat fillojnë t zbehen, mu sikur zhvillimi i tolerancës ndaj drogës. Nga ana tjetër, ndërprerja e lidhjes shkakton “krizë, e cila shfaqet te narkomanët kur nuk kanë mundësi të sigurojnë narkotikë.
Përgjegjëse për këtë fenomen të dashurisë është substanca kimike e quajtur dopaminë, ndërkaq pjesa e trurit e cila aktivizohet quhet sistemi mezolimbik i dopaminës. Truri shfrytëzon këtë neurotransmetues për të rregulluar funksionet psikike dhe për të komunikuar me trupin.
Në këtë mënyrë ndikon në mirëqenien psikike dhe fizike, përkatësisht stimulon metabolizmin, përkrah sistemin e qarkullimit të gjakut, eliminon depresionin dhe përmirëson qarkullimin e informacioneve në tru. /Telegrafi/

Redaktimi i fundit: