Rrahje të shpeshta të zemrës; Djersitje; Dridhje të trupit; Marrje fryme (sikur po mbytesh); Bllokim të frymëmarrjes; Shtrëngim të gjoksit apo dhimbje të tij; Dhimbje të barkut ose përzierje (nauze); Marrje mendsh (sikur do të rrëzohesh ); Derealizacion ose Depersonalizacion ( sikur ke humbur lidhjet me këtë botë, tjetërsuar ); Frikë se mos humb kontrollin ose çmendesh; Frikë nga vdekja; Ndjenja sikur të bëhet mishi miza miza ose mpirje; Temperaturë dhe dridhje nga të ftohtët;
Shikojini me vëmendje këto 13 shenja. A gjenden ato tek ju? Nëse tek një person 4 nga këto 13 shenja gjenden në të njëjtën kohë atëherë ju mund të jeni duke kaluar një atak të panikut. Por mos u bëni merak se nuk jeni vetëm. Këto shenja mund të zgjasin për rreth 10 minuta dhe vijnë duke u shpeshtuar derisa pas këtyre minutave pakësohen. Nëse kjo gjendje ndodh vetëm një herë kjo quhet një atak paniku.
Por personi që vuan nga ky problem duke mos e ditur çastin që kjo gjendje do t’i ndodh mund të ndjej ankth gjatë pritjes. Kjo e bën atë të ketë frikë nga të qëndruarit vetëm apo të larguarit vetëm. Ataket panike quhen atëherë kur kjo gjendje fillon dhe përsëritet dhe kur personi në fjalë mundohet tu distancohet. Vërtet që këto raste janë pak të bezdisshme për personin por mos u merakosni pasi prej këtyre shqetësimeve mund të shpëtoni.
Këto probleme krijohen zakonisht prej disa veprimeve të cilat ju i keni mësuar pa vetëdije. Për të shpëtuar prej tyre mësojeni veten që të mos i bëni. Në përgjithësi njerëzit kur kanë halle, ose jetojnë me merak se çfarë, si dhe ku e kur do tu ndodhi ndonjë shqetësim tjetër ose mundohen t’i shmangen shqetësimit, ta harrojnë atë e të bëjnë sikur nuk e shohin.
Por në të dyja këto raste qëndrimi i mbajtur është jo i saktë. Për një jetë sa më të qetë duhet që njeriu të kontrollojë ndjenjat e tij dhe të përballet me problemin duke e mundur atë. Dijeni se ataket e panikut nuk janë një virus i rrezikshëm. Konsultohuni me psikiatrin tuaj dhe zbatoni rekomandimet e tij. Do ta shihni se do t’ia dilni mbanë. (Dr. Nurian Ohri).
B:ikub.al