اfarë duhet të dini për ditën e nesërme, kur dielli do të ‘mbulohet’ tërësisht

Guest2

Antarë i Respektuar
Shiko fotografinë 1428525


Ditën e nesërme bota do të përjetojë një fenomen qiellor ku bëhet fjalë për një eklips që do të mbulojë tërësisht diellin.
Ky eklips ndodh për herë të parë që nga viti 1918.

Hëna do të zhvendoset pas Diellit dhe sipërfaqja e Tokës do të zhytet në hije të plotë për disa minuta.

Eklipsi do të mund të shihet në të gjitha shtetet e botës, por më i dukshëm do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eklipsi i ditës së nesërme besohet se do të zgjasë 1 orë e 40 minuta.

Megjithatë tjetër gjë thonë teoritë konspirative.

Sipas tyre, mendohet se kjo datë do të shënojë nisjen e një apokalipsi dhe fundin e botës, duke sjellë kështu një shkatërrim 7-vjeçar.

Megjithatë çfarë duhet të dini për ditën e nesërme i gjeni të renditura më poshtë:


Po çfarë është ky eklips?

Ky eklips ndodh kur hëna mbulon tërësisht diellin duke bërë të dukshme vetëm “koronën” e tij. Eklipset ndodhin shpesh por ky që do të ndodhë nesër është i veçantë pasi do të jetë i plotë dhe i dukshëm rreth kontinentit të Amerikës së Veriut.

Kur do të ndodhë?

Do t’i duhen rreth 90 minuta hënës për ta mbuluar tërësisht diellin. Pra do të fillojë në orën 10:15 paradite në Bregun Perëndimor dhe do të përfundojë rreth orës 14:45 pasdite.

A do të jeni në gjendje ta shikoni?

Shtegu i totalitetit, aty ku drita e diellit bllokohet tërësisht nga hëna, është 70 milje e gjerë dhe kalon në 14 shtete amerikane. Një pjesë e mirë mund ta shikojnë të gjithin, por shumë të tjerë mund të shikojnë vetëm një pjesë të tij sipas NASA's, të cilët sugjerojnë që mos ta shikoni pa syze të mira sepse mund t’ju dëmtojë sytë.
Express
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top