Arfenilla
Themelues i Forumit
Kur bëhet fjalë për gratë dhe financat nganjëherë ka një disbalancë mes as asaj që femrat dinë dhe mënyrës si veprojnë, aftësisë së tyre për të fituar dhe mungesës së fitimeve nga ana e tyre, pushtetit që kanë mundësi të zotërojnë dhe pafuqisë që vihet re në veprimet e tyre. Ekspertja financiare, Suze Ormon ofron dhjetë këshilla që femrat duhet të kenë parasysh kur vjen puna tek paratë. Femrat janë të dhembshura ndaj atyre në nevojë. Në vend që të dëgjojnë arsyen ato e neglizhojnë atë që është e dukshme dhe bëjnë gabime emocionale parash. “Nëse një i afërm, një mik a një njeri i dashur u thotë që ka nevojë për një shumë parash hua, atyre u vjen zor ta refuzojnë edhe nëse ato para u duhen”, thotë ekspertja, Suze Orman. Ndaj mendoni dy herë para se të thoni po, kur u kërkojnë para. Nëse një mik apo pjesëtar i familjes ju kërkon që të nënshkruani një kredi për të është më mirë të thoni jo. Ekspertja ekonomike thotë se më shpesh ndodh që huamarrësi të paguajë me vonesë këstet e kredisë dhe ju rrezikoni të humbisni para ose t’ju ulen pikët e kredisë prej tij, edhe pse nuk jeni përgjegjëse për kredinë. ثshtë më mirë që të mos rrezikoni dy vetë mbi të gjitha. Nëse nuk keni para mjaftueshëm për të kursyer për universitetin e fëmijëve dhe për pensionin tuaj, atëherë pensioni fiton përparësi. Siç shpjegon ekspertja Suze Orman në librin e saj “Fermat dhe paratë”, femrat mendojnë të ndihmojnë fëmijët për të paguar universitetin apo dasmën. Por nëse dilni në pension pa para të kursyera për veten, do bëheni barrë për fëmijët tuaj. Ekspertja, Suze Ormon shprehet se femrat ua dorëzojnë partnerëve çështjet financiare të familjes sepse ose kanë frike ose janë dembele. Të jesh në kontroll të fatit tënd financiar kërkon të jesh pjesëmarrës aktiv e jo duke paguar faturat, por edhe duke parashikuar rastet e duhura për të investuar. “Bëni një hap të tillë e do e shihni sa do e ndihmojë kjo lidhjen tuaj”, thotë Suze. Mos e trajtoni veten sikur jeni në shitje. Nëse nuk mund të vini një vlerë reale të asaj që bëni kjo u ul vlerën edhe ju personalisht. Suze Ormon shprehet se femrat kanë tendencën të zhvlerësojnë atë që bëjnë. Kjo krijon një rreth vicioz. “Nëse zhvlerësoni atë që bëni edhe ata përreth jush do ju zhvlerësojnë ju.
1. Dëgjoni zërin e arsyes
Femrat janë të dhembshura ndaj atyre në nevojë. Në vend që të dëgjojnë arsyen ato e neglizhojnë atë që është e dukshme dhe bëjnë gabime emocionale parash. “Nëse një i afërm, një mik a një njeri i dashur u thotë që ka nevojë për një shumë parash hua, atyre u vjen zor ta refuzojnë edhe nëse ato para u duhen”, thotë ekspertja, Suze Orman. Ndaj mendoni dy herë para se të thoni po, kur u kërkojnë para.
2. Mos nënshkruani kurrë kredi për dikë tjetër
Nëse një mik apo pjesëtar i familjes ju kërkon që të nënshkruani një kredi për të është më mirë të thoni jo. Ekspertja ekonomike thotë se më shpesh ndodh që huamarrësi të paguajë me vonesë këstet e kredisë dhe ju rrezikoni të humbisni para ose t’ju ulen pikët e kredisë prej tij, edhe pse nuk jeni përgjegjëse për kredinë. ثshtë më mirë që të mos rrezikoni dy vetë mbi të gjitha.
3. Kurseni për veten në fillim
Nëse nuk keni para mjaftueshëm për të kursyer për universitetin e fëmijëve dhe për pensionin tuaj, atëherë pensioni fiton përparësi. Siç shpjegon ekspertja Suze Orman në librin e saj “Fermat dhe paratë”, femrat mendojnë të ndihmojnë fëmijët për të paguar universitetin apo dasmën. Por nëse dilni në pension pa para të kursyera për veten, do bëheni barrë për fëmijët tuaj.
4. Mos ia lini financat tuaja në dorë partnerit
Ekspertja, Suze Ormon shprehet se femrat ua dorëzojnë partnerëve çështjet financiare të familjes sepse ose kanë frike ose janë dembele. Të jesh në kontroll të fatit tënd financiar kërkon të jesh pjesëmarrës aktiv e jo duke paguar faturat, por edhe duke parashikuar rastet e duhura për të investuar. “Bëni një hap të tillë e do e shihni sa do e ndihmojë kjo lidhjen tuaj”, thotë Suze.
5. Mos e vini veten në shitje
Mos e trajtoni veten sikur jeni në shitje. Nëse nuk mund të vini një vlerë reale të asaj që bëni kjo u ul vlerën edhe ju personalisht. Suze Ormon shprehet se femrat kanë tendencën të zhvlerësojnë atë që bëjnë. Kjo krijon një rreth vicioz. “Nëse zhvlerësoni atë që bëni edhe ata përreth jush do ju zhvlerësojnë ju.
6. Mbroni asetet tuaja
Rregulli bazë është që ju të keni të drejta të plota mbi asetet tuaja përgjatë gjithë jetës. Nëse partneri ju sillni para në martesë dhe partneri juaj sjell borxhe me vete përgatituni të humbisni ato që keni fituar përgjatë gjithë jetës. Sipas ekspertes, Suze Ormon jo gjithçka që njerëzit mbartin në martesë ndahet automatikisht.
7. Mos fajësoni
Dy nga peshat më të rënda që mbartin femrat janë pesha e turpit dhe tendenca për të fajësuar. “Nëse nuk keni besim në aftësitë e tuaja mbi menaxhimin e parave mos e fshihni këtë për shkak të turpit dhe t’ua transferoni vendimet të tjerëve. Ju fajësoni shoqërinë, prindërit apo bashkëshortin. Faji ju bën të pafuqishme dhe droja vetëm sa ju pengon”, thotë Suze Ormon.
8. Kujdesuni për paratë tuaja
Femrat kujdesen shumë për njerëzit dhe gjërat që janë të rëndësishme për to. Ndaj kujdesuni për paratë ashtu siç kujdeseni për partnerin, prindërit, miqtë, fëmijët, lulet, rrobat. Mbajini paratë si gjithë gjërat e tjera të pazëvendësueshme në jetë. Gjeni mënyra të mençura për të investuar, kursejini dhe mos i harxhoni me gjëra të pavlera.
9. Bëni zgjedhjet e duhura
Jepini pushtet vetes aq sa mund t’i jepeni. Pushteti vjen nga ajo që jeni ju e jo nga ajo që keni dhe transformimi fillon me mënyrën se si i lejoni të tjerët t’u trajtojnë. Bëni atë që është e duhur e jo atë që është më e lehtë. Në këtë formë do të mund të bëni zgjedhjet e duhura financiare, që edhe pse në fillim mund të jenë të vështira do u sjellin frytet e duhura më vonë në kohë.
10. Vërini vetes qëllime
Ekspertja e ekonomisë dhe autorja e librit “Paratë dhe femrat”, Suze Ormon thotë, “Mbani mend që të mblidhni gjithë kurajën që duhet dhe të vini nën fre frikën tuaj për t’u marrë me çështje parash. Vërini vetes një qëllim mbi atë që doni të arrini dhe mos dëgjoni askënd që u thotë se nuk mund t’ia dilni mbanë. Ecni përpara me avash dhe duke u bazuar në llogaritje të sakta”, shprehet Ormon./T.O/