اfarë duan prej gruas?

اfarë duan prej gruas?

Shumica e njerëzve tentojnë që të përfitojnë dashurinë e gruas, sidomos të rinjtë, të cilët duke shprehur fjalë miradie e lavdërimi mbi ndonjë femër të bukur kanë për synim përfitimin e saj.

Janë të gatshëm që për hir të dashurisë dhe simpatisë së tyre të flijojnë tërë atë që e posedojnë.Shumë herë, të rinjtë tentojnë që besnikërinë, seriozitetin, dashurinë dhe plotësimin e premtimit ta shprehin përmes aparatit telefonik, letres së shkruar apo gojarisht. Jam e bindur se një rrjet të tillë mashtrimi e kanë shijuar shumica e femrave muslimane.

Edhe unë përjetova kohën kur isha e bindur se të gjithë meshkujt të cilët mendojnë kështu janë të sinqertë, janë aso që me të vërtetë dashurojnë. Sikur të tjerët, edhe unë në këtë çështje shihja me prizmën e epshit duke konsideruar se ato janë ndjenja dhe emocione të sinqerta e serioze. Mirëpo, pas ca kohe arrita të vërej se jovetëdija në pasimin e epshit ishte ajo e cila pengonte njohjen e asaj e cila fshihej pas tërë këtyre emocioneve dhe ndjenjave. Shumë herë i bëja pyetje vetes: ”A thua me të vërtetë janë seriozë dhe besnik në dashurinë e tyre, në plotësimin e premtimeve dhe shoqërimit të tyre të çiltër, apo pas tërë kësaj ata tentojnë të fshehin qëllime tjera?”
Larg gënjimit të emocioneve dhe ndjenjave si dhe hamendjes së saj mashtruese. اdo femër e cila do të fuste veten e saj në marrëdhënie të ndaluara, me siguri se e logjikshme do të ishte që së pari të pyeste veten e saj: A thua çfarë dëshiron ky djalosh i ri? اfarë e shtyn atë në këto marrëdhënie? A thua çfarë do t’u thotë shokëve kur të takohet me ta? Me çfarë gjuhe do t’u flasë atyre për mua?

Në momentin kur femra arrin që të qetësojë ndjenjat dhe emocionet e saj, ndërsa nga koka e saj arrin që të mënjanojë hamendjet, me siguri se me plot bindje dhe zë të plotë do të përgjigjej se qëllimi i tij është vetëm plotësimi i epshit të ndaluar, sepse ai nuk i frikësohet tradhëtisë?! A thua ky meriton një gjë të tillë?!
Ai më parë ka tradhëtuar Zotin e tij, fenë e tij dhe gjithë shoqërinë, e si të Ndodh që një femër si ti të jetë më me vlerë për të?! Ai do të tentojë që sa më shpejt të realizojë qëllimin e tij, e që më pas të mbetet viktimë e pikëllimit, shqetësimit dhe pendimit.
E kur ndodh që ata të rinj të jenë vetëm, sheh se si të qeshurit e tyre ngrihet lart duke shprehur mashtrimin e asaj të gjorës e cila ka ngelur viktimë e tyre, apo të asaj e cila ka rënë në rrjetin e premtimit të rrejshëm dhe bisedave të ëmbla. Ah, sikur motrat e mia të ndershme të kishin arritur të kuptojnë ndonjë gjë nga gjuha e cila mbush ndejat dhe bisedat e tyre. Ah, sikur të dinin që çdo gjë të venin në vendin e vet. Të tejkalonin gjuhën e cila di që gjërat siç janë tradhëtia, mashtrimi dhe gjërat e fëlliqura të emërojnë me emra të dashurisë, me emra që manifestojnë marrëdhëniet emocionale, dashurinë e pastër etj.
Pasha All-llahun, ata nuk janë më të sinqertë se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem], ai na flet mbi hapat e djallit dhe tregon metodat e tij.

Transmeton Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] se i Dërguari [sal-lall-llahu alejhi ue selem] ka thënë: ”Birit të Ademit i është caktuar sasia e tij e zinasë, e ai patjetër ta arrijë atë. Zinaja e syve është shikimi, zinaja e veshëve është dëgjimi, zinaja e gjuhës është të folurit, zinaja e dorës është shtrirja e saj (për zina), ndërsa zinaja e këmbës është të ecurit (hapi). Me të vërtetë zemra lakmon dhe do, ndërsa atë e tregon apo përgënjeshtron organi.” Transmetojnë Buhariu (6234) dhe Muslimi (2657).
Më thuaj, të lutem, sa shikime të ndaluara e mëkatare i këmbejnë të rinjtë e të rejat mes vete? Sa fjalë dashurie dhe sa ndjenja dashurie këmbejnë mes vete? Po sa herë ata ndodhen vetëm?

اdoherë që je vetëm me të, vetminë tuaj e dëshmon djalli. I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] ua tërhoqi vërejtjen shokëve të tij besnik, shokëve të cilët ishin më besnik, më të çiltër, më të devotshëm. Ai atyre u tha: ”Nuk ndodh që ndonjëri prej jush të jetë vetëm me ndonjë grua, e të mos jetë i treti i tyre djalli.” Transmetojnë Ahmedi(115)dhe Tirmidhiu(2165).
Isha e mendimit se lidhjet e mia me djem të rinj do të më sjellin në pikën më të lartë të lumturisë dhe kënaqësisë, mirëpo vetëm All-llahun e falënderoj që më bëri të arrij të kuptoj fundin e dhembshëm të kësaj rruge para se të futem në të.
Më thuaj motra ime, a thua nuk është nënçmim për femrën përhapja e fotografisë së saj në reklamat afariste, fotografi e cila shpreh nënçmimin dhe poshtërimin e saj, ndërsa në anën tjetër manifeston nënçmimin e qartë të rolit të saj?! Një pyetje të tillë pa dyshim se e parashtron çdo musliman që është paksa xheloz, njeri i cili çmon vlerën dhe pozitën e gruas, njeri i cili konsideron dhe ndjen se gruaja është krijesa e çmuar, madhështore, krijesë e cila nuk meriton që të jetë mjet për shpërndarjen e mallrave, sidomos mallrave të këqija.
Pse ata tentojnë që pikërisht të zgjedhin fotografinë e gruas? Pse fotografia e saj përsëritet në çdo mall, që aspak nuk ka të bëjë me të?
ثshtë më se e sigurtë se ajo është shndërruar në mjet të pavlerë, në individ pa vlerë dhe pa pozitë, vendi i saj gjithmonë tentohet të fëlliqet. ثshtë bërë mjet i pavlerë me të cilën tregtohet, tregtohet edhe me nderin dhe pastërtinë e muslimanëve, është mjet i cili sjell fitim afarist dhe individual. ثshtë bërë shkallë me nderin e së cilës njerëzit ngjiten lart. Me degjenerimin e saj degjenerohet tërë shoqëria e pastër muslimane.
Gjithmonë e kam ndjerë se unë jam ajo e cila meritoj vendin më të lartë dhe më të çmuar. Gjithmonë kam falënderuar All-llahun i cili më bëri të jem e mbuluar, e ndershme dhe e turpshme.

Marrë nga libri: “ Motrat sahabije- Jeta ime”/pertymoter/koahislame
 
Titulli: اfarë duan prej gruas?

ju eshte shpelare truri vertet, nga k'to libra..............
 
Titulli: اfarë duan prej gruas?

ju eshte shpelare truri vertet, nga k'to libra..............

Je ber dhe psikologe se dija
 
Titulli: اfarë duan prej gruas?

zancja psikollogjine e ka ne gen :)
 
Titulli: اfarë duan prej gruas?

ju eshte shpelare truri vertet, nga k'to libra..............

Eshte e kunderta Zana1 .
Prej librave njeriu e ngrit veten ne shkalle te larta te dijes , kurse ne munges te tyre njeriu i lene vend injorances ! E veprat tona tregojn me se miri shperlarjen e trurit ...!
 
Ti me duket se nuk lexon se c'fare sjell.... dhe pastaj me flet per Ignorancen :)
 
Titulli: اfarë duan prej gruas?

Ti me duket se nuk lexon se c'fare sjell.... dhe pastaj me flet per Ignorancen :)

Ashtu eshte , une nuk lexoj cfare sjelli , kurse ti e lexon ate dhe pastaj ofendon mbasi ta lexon shkrimin ! A eshte keshtu apo jo ?
Cdo liber i lexuar eshte cdo hap drejte dijes dhe largim nga injoranca ! Nejse mos ta zgjasim me shume , nese ke per te komentuar per temen cfare flete je e mirepritur , se tema per ''shperlarje truri '' nuk shkruan , se jemi jashte teme e nderuar !
 
Jo c'do liber qe lexon eshte drejt dijes, edukates, hapesires apo i domosdoshem.... shume libra si i tille kane qellime negative, dhe ti lexosh nuk perben prb por te jesh dakort me te ne k'te rast tregon 1 pjese te mire te Injorances, paragjykimit, nenshtrimit, fanatizmit,ekstremizmit etj etj ....

Pshm une mund te lexoj 1 liber Horror apo S*e*ks**ual, por kjo s'do te thote qe jam dakort me ate pershkrim, apo duhet te vazhdoj te sillem ne ate menyre sic e pershkruan libri.....

Dhe une ne lidhje me c'fare ke sjelle fola, dhe bera edhe citim nga shkrimi jot, dhe nqs je dakort me k'te qe ke sjelle, vertet jeni shpelare nga trute me ide te tilla....
 
Titulli: اfarë duan prej gruas?

Edhe ne mendojme te njejten zana, se u eshte shperlare truri gjithashtu.
 
Titulli: اfarë duan prej gruas?

Edhe ne mendojme te njejten zana, se u eshte shperlare truri gjithashtu.

flet per artikullin e sjelle, jam shume dakort :)
 
Oj Zana1 lexom me kujdes , kur ti poston cdo dite foto erotike-*****grafike ne forum , eshte e vertete qe ne e kemi koken te shperlare nga keto libra !
 
Titulli: اfarë duan prej gruas?

Oj Zana1 lexom me kujdes , kur ti poston cdo dite foto erotike-*****grafike ne forum , eshte e vertete qe ne e kemi koken te shperlare nga keto libra !

tani po qe dole jashte teme, mund te shkosh dhe te komentosh tek tema e duhur, dhe ato qe postoj une eshte Art, Arti k'te thelb ka :)
 
Titulli: اfarë duan prej gruas?

tani po qe dole jashte teme, mund te shkosh dhe te komentosh tek tema e duhur, dhe ato qe postoj une eshte Art, Arti k'te thelb ka :)

Ti jashte teme , dhe ne kundershtim me rregullat e forumit je qe prej shkrimit te pare ne kete teme . E mua me thua je jashte teme , shume qesharake je !

Mbase ti po insiston qe ne jemi ata qe ju ka shperlare truri , une ne njefare menyre e ngrita nje paralelizem , se nje femer e cila nuk ja ka iden se cfare eshte eduakata , cka eshte morali i mire , cfare eshte shperlarja e trurit , desha te theme , se nje vazje qe rrine nen-stop duke i shpreh ndjenjat erotike , si mund ta kuptoj nje liber mbi moralin sic mund te jete ky libri nga eshte nxjerrur ky shkrim !
 
meso se c'fare eshte edukata dhe morali ne radhe te pare pastaj hajde fol ne lidhje me te :)

Une s'te permenda as moral as edukate, fola ne lidhje me artikullin qe ke sjelle, por te paramendosh qe femra duhet te mbulohet qe te quhet e moralshme , eshte taman goditje truri.....
 
Titulli: اfarë duan prej gruas?

1006360_549671951754757_596139623_n.png
ju eshte shpelare truri vertet, nga k'to libra..............
 
Titulli: اfarë duan prej gruas?

s'kam prb me syte jo :D
 
Titulli: اfarë duan prej gruas?

meso se c'fare eshte edukata dhe morali ne radhe te pare pastaj hajde fol ne lidhje me te :)

Une s'te permenda as moral as edukate, fola ne lidhje me artikullin qe ke sjelle, por te paramendosh qe femra duhet te mbulohet qe te quhet e moralshme , eshte taman goditje truri.....

Per shkenca te ndryshme kam nevoj te mesoj me shume , se per moral dhe per edukate , mendoj se u lodha duke bere ketu me ty ne kete teme !
 
Titulli: اfarë duan prej gruas?

Per shkenca te ndryshme kam nevoj te mesoj me shume , se per moral dhe per edukate , mendoj se u lodha duke bere ketu me ty ne kete teme !

Mos harro edhe ndonje liber dashurie me skena erotike :p :p
 
Back
Top