اfarë duan këta dy?

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
اfarë duan këta dy?


image.jpg

Presidenti serb Aleksandër Vucic beson se nga Moska ku ndodhet për vizitë zyrtare do të kthehet me lajme të mira. Vucic do të pritet nga presidenti ruse Vladimir Putin i cili e ftoi për vizitë në Moskë, thekson në një analizë Kosova.info.

Ajo që bie në sy është se ftesa i është adresuar vetëm pak pas vizitës së ish presidentit serb Nikoliq në Moskë dhe realizohet si urgjent, dhe me vetë këtë bëhet e rëndësishme, pasi për realizimin e një takimi të tillë me Putinin aranzhimi bëhet së paku gjashtë muaj më herët. Forcimi I bashkëpunimit politik, ekonomik dhe ushtarako-teknik, si dhe raportet në rajon, do të jenë temat kryesore të Vucicit me njëshin e Federatës ruse Vladimir Putin. Për koincidencë apo jo, takimi zhvillohet një dite pas takimit te Përfaqësueses për Politik të Jashtme te BE-se Frederica Mongerini me krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor lidhur me procesin e anëtarësimit në BE, dhe me theks përcaktimin e agjendës së dialogut përmbyllës ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Nga këndvështrimi rusë çështja më e komplikuar mbetet raporti i Beogradit me BE krahas ruajtjes së partneritetit strategjik me Moskën. Pikërisht arritja e një marrëveshje përmbyllëse eventuale ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është një test për orientimin e kësaj të fundit në rrugën e integrimit të saj evropian. Andaj, analist të oborrit qeveritar rusë, e shohin me sy kritik dialogun përmbyllës në mes Beogradit dhe Prishtinës, madje duke u shprehur me tone kërcënuese.

Andrey Afanasjyev nga Tv Carigrad, e afërt me pushtetin e Kremlinit, një ditë para takimit të Vucic me Putinin thotë se cili do president që gjykohet të njohë Kosovën ditën tjetër do të jetë i vdekur politikisht. “E vetmja zgjidhje e mundshme e problemit ekzistues është delegimi i çështjes së Kosovës në Moskë”, thotë ai, duke e konsideruar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e BE si presion perëndimor. Ai beson se kjo do të jetë tema kryesore në bisedat e Putinit dhe Vucicit.

Aktualisht qendra ruso-serbe në Nish paraqet platformë për realizimin e interesave ruse në Serbi dhe rajon, edhe pse kjo është hedhur poshtë nga Moska. Rusia kërkon që stafi aktual të ketë statusin e diplomatit. Tash së fundi, eksperti ushtarak i njohur rusë Viktor Litovkin tha se Rusia është e gatshme që në Serbi të ngritë një bazë ushtarake me të cilën do ti ndihmonte Beogradit të mbrojë pavarësinë. Rusia me bazën në Ballkan sipas tij do të mund të kontrollonte edhe një pjesë të detit të Mesdheut.

Një qendër e tillë do të ishte interesante për aviacionin. “Serbia nuk ka dalje në det dhe Moska do ti ndihmonte Beogradit të mbrojë pavarësinë e saj. Kjo do të ishte e rëndësishme, para se gjithash për aviacionin. Serbia nuk ka dalje në det dhe Moska do të ndihmonte Beogradit të mbrojë pavarësinë” ka thënë Litovkin, për portalin rusë “EA Dealy” . Ai thekson se një bazë e tillë nuk është lehtë të organizohet në Serbi, marrë parasysh se Serbia është e rrethuar me anëtarë të NATO-së por ekziston mënyra që kjo të tejkalohet. Por për këtë siç thekson ai, nevojitet pajtimi I Serbisë. “Mundësia e organizimit të prezencës ushtarake ruse në Serbi në rend të parë varet nga dëshira dhe iniciativa e udhëheqjes dhe popullit serb. Nëse Serbia kërkon , atëherë po, por deri më tani askush nuk e di nëse këtë e dëshiron”, tha Litovkin.

Por edhe Vucic duket se dëshiron të përfitojë sa më shumë nga të gjitha këto zhvillime. Vetë ai ka shprehur dëshirën për intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak, marrë parasysh se pas pranimit të gjashtë “MIG 29”, ka treguar interesim për furnizimin me sistemin kundër ajror* “Buk M2” dhe “Pancir”. Në tavolinë do të shtrohet edhe çështja energjetike respektivisht projekti I tubacionit të gazsjellësit Turk.

“Kam takim të madh dhe rëndësishëm me Putin dhe shpresoj se do të ketë lajme të mira për Serbinë”, kishte thënë të dielën Vucic. Serbia kohëve të fundit është përqendruar në ngritjen e armatimit dhe sigurisë. Me Ligjin për buxhet për vitin 2018 të miratuar në nëntor të këtij viti, Ministria e mbrojtjes është shtuar për 10 miliard dinarë dhe tani ajo është 70.5 miliardë. Po ashtu Ministria e brendshme ka shtuar buxhetin për 13 për qind ndërsa më shumë agjencia e zbulimit dhe sigurisë serbe për 15 për qind.

Kohë më parë kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe gjenerali Ljubisa Dikovic, ka pohuar se pas një dekade do të rikthehet Shërbimi për Moral, ku më shumë ka të bëjë me ligjërimin për patriotizmin, kultivimin e traditave ushtarake etj, sikurse në shembullin e doktrinës së re ushtarake mbi luftën në Kosovë ku janë bër krime të papara, ligjërues i së cilës ishte gjenerali i dënuar nga Tribunali për krime lufte Lazareviqi. “Obligim yni ndaj viktimave është ti kujtojmë sepse ata kanë humbur jetën duke luftuar për liri. Te kesh njerëz, që kanë luftuar kundër NATO-së dhe që kanë një përvojë dhe të mos i përcillen të rinjve që merren me të njëjtin profesion, do të ishte dëm i madh”, ka thënë Dikovic. Ai tha se në mënyrë të trishtuar kanë braktisur Kosovën, por janë të gatshëm që edhe më tej ta mbrojnë atë. (I.K)

Kosova info
 

Attachments

  • image.jpg
    image.jpg
    30.7 KB · Shikime: 0

një ditë para takimit të Vucic me Putinin thotë se:

cili do president që gjykohet të njohë Kosovën ditën tjetër do të jetë i vdekur politikisht.


Prandaj habitem kur shqiptaret lajn/ shperlajne me gjuhet e tyre padije...


Kur ju skeni gjuhe te perbashket mes vete, dhe i merrni ne mbrojtje keta mizore, ateher çfare mbetet tek ne?


Si e mendoni forcimin e popullit, kur e perkrahni armikun tuaj -vrasesin tuaj?


Jeni te vetdijshem se çfare beni?



 
Kjo Frederica mongerini alias Federica Mogherini vlen sa treshi mac ne murlan LOL
 
Back
Top