-Donald Lu të marrë pasaportë shqiptare.
-Dikush t’i japë një medalje personit që i ka mësuar Lu-së shqipen.
-Politikanët shqiptarë të marrin pasaportën për në Kepler.
-Personi që i mësoi shqipen Lu-së, t’ua mësojë edhe këtyre.
-Politikanët të gjuhen me gurë dhe jo me vezë se vezët bien erë të keqe.
-Ti dalë një pension i mirë Berishës që të përballojë pleqërinë se jo ilaçet jo dritat e ujin etj.
-Sadija t’a tolerojë Shkëlzenin e pasi i mori kalin, macen, qenin, papagallin, buburrecat, të mos i marrë dhe Arminën.
-Të mos na gjejë ISIS pa bërë punët e shtëpisë.
-Ore të mos na gjejë ISIS fare!
-Të tatohen vrasësit me pagesë.
-Nishani të shkruajë fjalimet e Edi Ramës.
-Klinika Keit të marrë përsipër operacion plastik për zërin e Bashës. Nëse s’ka operacion të tillë, ta shpikë!
-Prokurori Llalla të ketë më shumë punë se ka ra puna fare.
-Fullani të marrë dëmshpërblim për burgun që bëri kot.
-Të jetojmë sikur vetëm një ditë në Shqipërinë e qeverisë.
-Qeveria të jetojë sikur vetëm një ditë në Shqipërinë tonë.
-Shqiptarët të pranohen për azil në Hënë.
-Të legalizohet kanabisi dhe të ç’legalizohet Koço Kokëdhima.
-Kadareja të bëjë një duet me Rita Petron e të fitojë kështu ndonjë çmim me vlerë.
-Vrimat e buxhetit të diskutohen më shumë se vrimat gjetkë.
-Stinen ta çojmë në Eurovizion që pasi të mos fitojë të rrahë serbin apo grekun.
-Reiz اiço të paktën të qethet.
-Eni اobani dhe Igli Totozani të marrin pjesë çift në Dance With Me.
-M.Shyri të shtrohet me parket laminat.
-Të shpiken qoftet elektronike.
-Të mundim Serbinë në Europian…jo prit…oups!
-Vera Grabocka të shpallet e shenjtë, menjëherë!
-Te Kënga Magjike të ndahen vetëm 3 çmime……ok mirë, kjo është të kërkosh shumë!!
Po ju keni ndonje deshire qe dihet se nuk do realizohet?
Burimi:
anisakushta.wordpress.com
Redaktimi i fundit: