اeçenia në gjurmët e Hitlerit, ngre kampe përqendrimi për homoseksualët

AnGeLiC

VIP
V.I.P
kadirov2-634x381.jpg

اeçenia ka hapur të parin kamp përqendrimi për homoseksualët që prej kohës së Hitlerit. Aktivistët thonë homoseksualët po torturohen me shok elektrik dhe po rrihen deri në vdekje. Sipas Daily Mail, të paktën 100 persona gej janë arrestuar dhe tre prej tyre janë vrarë javën e shkuar në اeçeni.

Gazeta “Novoya” shkruan se autoritetet kanë ngritur disa kampe ku homoseksualët ose vriten, ose detyrohen të premtojnë se do largohen nga اeçenia. Një prej kampeve është ngritur në ish-bazën ushtarake në qytetin Argun.

Disa prej homoseksualëve janë arratisur dhe kanë rrëfyer për tmerrin e kaluar. Mendohet se presidenti Razman Kadyrov, që është aleati kryesor i Vladimir Putin, ka urdhëruar këtë sulm mbi homoseksualët, edhe pse qeveria e tij i ka mohuar arrestimet.

“Ne nuk mund të arrestojmë apo dhunojmë persona që nuk ekzistojnë në republikën tonë,” tha një zëdhënës.
“Nëse të tillë njerëz ekzistojnë në اeçeni, forcat e ligjit nuk do shqetësoheshin aspak, sepse të afërmit e tyre do i kishin dërguar ata aty ku nuk mund të kthehen kurrë”. Dritare net
 
Bohhh,kafsherit njerozre, njerzimi eshte i destinuar gjithnje te jetoje nen tutora,thjeshte me ndryshimin e kohve apo etapave, ndryshojne skenare dhe fytyra.
Por gjakderdhjet njerzore,nenshtrimi i masave asnjehere nuk ndryshon.
Po me c"te drejte vret tjetrin vetem se eshte homoseksual?!
bote dreqi.
 
Back
Top