Adoleshentët vrasën foshnjën me gjakftohtësi, tentuan të vidhnin nënën e fëmijës

Love

βeℓℓe â๓e
Një fëmijë një vjeç u vra gabimisht gjatë një grabitjeje nga dy adoleshentë. Policia bën me dije se dy adoleshentë u ndaluan nga policia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si të dyshuar për vrasjen me gjakftohtësi të një fëmije 13 muajsh në rrugë, gjatë së enjtes së lënë pas në, gjatë një grabitje ndaj nënës së tij.

gruaj.JPG


Ngjarja ka ndodhur në Brunswick, në Georgia ku dy djem, njëri 17 vjeç dhe një tjetër 14 vjeç, mësohet se i ka thënë gruas, “Do të vras fëmijën nëse nuk më jep paratë”.

Gjithçka ndodhi në një lagje të qetë banimi të qytetit, ku gruaja Sherry West, po nxirrte shëtitje djalin Antonio i cili ndodhej në karrocë, kur dy adoleshentët me afro-amerikanë i dolën përpara.

Fjalëve të tyre, gruaja iu përgjigj duke thënë se, “Betohem nuk kam para me vete”.

Por pavarësisht kësaj duke parë pistoletën në duart e tyre, mbuloi fëmijën me trup, duke tentuar të shmangë çdo ngjarje të rëndë.

“Mirë, atëherë po e vrasë”, tha njëri nga të rinjtë, duke shkrepur armën mbi foshnjën, të cilën e qëlloi me plumb në kokë.

Si rrjedhojë e të shtënave edhe gruaja mbeti e plagosur në këmbë, ndërsa grabitësit-vrasës morën arratinë. Menjëherë pas kësaj ngjarje policia vuri si shpërblim shumën prej 10 mijë dollarësh për këdo që jepte informacion për autorët, duke bërë që brenda pak orësh të arrestohen.
Shekulli
 
Titulli: Adoleshentët vrasën foshnjën me gjakftohtësi, tentuan të vidhnin nënën e fëm

Jan cmen njerezit ........
 
Titulli: Adoleshentët vrasën foshnjën me gjakftohtësi, tentuan të vidhnin nënën e fëm

Vrasen..??

Sidoqofte kete gje e degjova ne lajme problemi ishin adoleshentet teper te vegjel per te grabitur e vrare ashtu me gjakftohtesi..
 
Pe: Adoleshentët vrasën foshnjën me gjakftohtësi, tentuan të vidhnin nënën e fëmijës

Mire e ka Amerika qe e mban akoma denimin me vdekje :(
 
Titulli: Adoleshentët vrasën foshnjën me gjakftohtësi, tentuan të vidhnin nënën e fëm

Janë bërë njërëzit më keq se kafshët.
 
Back
Top