Adoleshentet shqiptar ne krye te renditjes si lexues

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Në bazë të një kërkimi të realizuar nga Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) ndërmarrë nga Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD) del se të rinjtë shqiptare janë lexues të rregullt, të materialeve jashtë shkolle. Shqipëria qëndron në krye të renditjes bashkë me Kazakistanin, Shangain. Dhe Tajlandën, ku 90% e 15-vjeçarëve lexojnë për kënaqësi. Më tej renditen vendet si Indonezia me 88% dhe Peru me 86%.

Nga kërkim del se në vendet e zhvilluara mesatarisht 63% e 15-vjeçarëve lexojnë minimumi 30 minuta në ditë. Raporti sugjeron se studentët të cilët janë lexues aktiv të materialeve jashtë shkolle me shumë gjasa do të jenë më të suksesshmit në jetë. “Mesatarisht studentët që lexojnë rregullisht çdo ditë arrijnë një rezultat të barabartë me ata që kanë 1.5 vite shkollim më shumë”, thuhet në raport. Por ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri ka një hendek të madh mes gjinive pasi dukshëm vajzat lexojnë më shumë se sa djemtë./Shekulli
girl-reading.jpg
 
Pe: Adoleshentet shqiptar ne krye te renditjes si lexues

Kot skan sukses te rinjt Shqiptar ne cdo universitet te botes
 
Pe: Adoleshentet shqiptar ne krye te renditjes si lexues

Me gezon ky fakt dhe kam pershtypjen se eshte nje gje qe garanton te ardhme te ndritur. :col:
 
Pe: Adoleshentet shqiptar ne krye te renditjes si lexues

Me ne fund nje lajm i bukur, uroj qe sjane genjeshtra te nxenesve.
 
Pe: Adoleshentet shqiptar ne krye te renditjes si lexues

Nga titulli ne renditje si teme me trembi, kur e lexova mu be qejfi... Pergezime :D
 
Pe: Adoleshentet shqiptar ne krye te renditjes si lexues

.....eshte gje shume e mire, lajm vertete per tu mburrur....kjo shpjegone edhe arsyen pse studentet shqiptare jane nga me te miret ne universitetet e huaja...por eshte edhe normale per moshen e adoleshences per te eksploruar boten qe te rrethon.....
 
Titulli: Adoleshentet shqiptar ne krye te renditjes si lexues

He mo dhe ju se kane genjyer per tu dukur interesant
 
Pe: Adoleshentet shqiptar ne krye te renditjes si lexues

Shqiperia ne boten e internetit :D
 
Pe: Adoleshentet shqiptar ne krye te renditjes si lexues

Se di kush ka gnjyer per kte pasi me shum lexojn neper internet sesa librat ne shpi :D D:
 
Titulli: Pe: Adoleshentet shqiptar ne krye te renditjes si lexues

Me ne fund nje lajm i bukur, uroj qe sjane genjeshtra te nxenesve.
+
uuaaa sa "e keqE "behesh edhe ti !sna le te knaqemi edhe me genjeshter :akullore:
 
Pe: Adoleshentet shqiptar ne krye te renditjes si lexues

Sigurisht nëse është lajm i besueshëm nuk ka gjë më të bukur , por nuk besoj të jetë dhe aq i vërtetë .
 
Pe: Adoleshentet shqiptar ne krye te renditjes si lexues

Kur behet fjale per statistika apo renditje nderkombetare ...eshte mire kur ne krye te listet jane shqiptaret ,gradualisht po ndryshojme mendjen dhe botes mbi opnionin qe kane ndaj Shqiperise .
 
Pe: Adoleshentet shqiptar ne krye te renditjes si lexues

Por ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri ka një hendek të madh mes gjinive pasi dukshëm vajzat lexojnë më shumë se sa djemtë.

Meqe te dy prindet e mi kane pervoje te gjate si mesimdhenes ma kane vertetuar disa here kete fakt..Qe femrat ( ndoshta nga natyra e kurioziteti ) tregohen cdohere me te interesuara per mesim, per gara jashte shkolle, per kuizet e ndryshme qe organizohen e cunat tregohen disi me dembel dhe me indiferent..

Sa per temen, me gezon ky fakt po nuk di pse kam nje doze skepticizmi dhe po e mar me rezerve kete lajm, sado qe do doja te ishte i vertete..Nuk eshte se hedh poshte ate qe shkruhet, por sidoqofte me shume, fatkeqsisht, shof rini te papune, te painteresuar, pa shume vizone dhe qellime per jeten se sa rini qe i eshte perkushtuar leximeve e me duken shume pak te etur per dituri dhe njohje te reja...Gjithsesi urroj kjo te jete nje shtytje qe gjerat sot e tutje te ndryshojne per te mire :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top