sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Divorcet janë një dukuri e zakonshme në jetën e përditshme bashkëshortore. Në SHBA çdo vit më shumë se 1 milion fëmijë rriten me prindër të divorcuar; në Britani 40% e fëmijëve të lindur janë fëmijë familjesh me një prind.
Në vendin tonë vitet e fundit kurba e divorceve është në ngritje. Po rritet numri i grave që kërkojnë të ndahen, të divorcohen. E gjejmë në të gjitha mjediset, por më shumë në qytet.
Divorci ka ndikimin negativ, jo vetëm tek prindërit (çift), por edhe tek fëmijët e tyre. Adoleshentët që e kanë përjetuar ndarjen e prindërve në këtë periudhë janë më të ndjeshëm. Janë në një moshë që i kuptojnë pasojat e ndarjes. Janë të rritur dhe e ndjejnë veten të fyer para bashkëmoshatarëve të tyre. Kanë folur për prindërit e tyre me superlativa, kurse tani nuk dinë çfarë t'u thonë. Janë në moshën që kanë nevojë më shumë për këshillat, sugjerimet dhe ndihmën e të dy prindërve, kurse tani njeri u mungon. Në 76.2% të rasteve tek kjo kategori nxënësish mbizotëron mërzia, melankolia, trishtimi, pasiguria për jetën, pesimizmi.
"Përse poezia ime u bë kaq e trishtë, përse zemra ime veç dhembjes i këndon, përse jeta ime është kaq e brishtë, përse syri im shpesh e shpesh loton". (L., nxënëse e vitit të tretë).
Këshillat e të dy prindërve, ndihma e vazhdueshme e tyre, kujdesi i tyre i pandërprerë i pjek më shumë adoleshentët, i bën ata më rezistent dhe më të aftë për të kapërcyer vështirësitë e moshës e të jetës. Kur ajo është e pjesshme, gjendja shpirtërore e tyre përkeqësohet: "Përpëlitem ndër ethe, e mbërthyer këtu në heshtjen time. Jam brenda vetes sime e s'dal dot prej saj. Kam mbetur kështu, oh prej sa kohësh". (S., nxënëse e vitit të parë). Ndonjëri, bile djali thërret edhe vdekjen: "Eh, vdekje, eja të më marrësh, ty po të pres! Dëgjon apo s'dëgjon?!... Jam më mirë me ty se me jetën e mallkuar të pabesë. Shpesh mendoj më mirë të vdes sesa të jetoj". (Xh., nxënës i vitit të tretë). Ata janë të pakënaqur, jo vetëm me veten e tyre, me fatin e tyre, por edhe me njerëzit që i rrethojnë, me realitetin ku jetojnë. Në fund të fundit revolta e tyre drejtohet edhe kundër opinionit që bën sehir (e kërkojnë edhe ndihmën e tij).
"Oh, njerëz të marrë! Nuk e kuptoni se po vrisni vetveten, se po vdisni së gjall!" Akuza e tyre është e rënde, e pamëshirshme. Zgjidhja: një botë tjetër, një realitet i zi, një besim i ri që t'i japë një kuptim tjetër jetës së tyre.
"Dua të pi, të dehem, të bëhem tapë, të harroj realitetin, të humbas sensin e dhimbjes, të shpik një botë tjetër". (I., nxënëse e vitit të tretë). Adoleshenti me prindër të divorcuar është gjithmonë i tensionuar. Nuk ka besim tek vetja dhe gjithmonë është i shqetësuar se mos vepron gabim. Edhe kur gjithçka ecën mirë ai shqetësohet për të ardhmen dhe për rrjedhojë e ka të vështirë të qetësojë veten. Një burim domethënës i stresit dytësor tek adoleshentët është shqetësimi post-traumatik nga humbja apo ndarja nga prindi. Vetë ata e shprehin gjendjen e tyre shpirtërore, me pak fjalë, tepër prekëse e domethënëse. "Fjalët: vetmi, brengë, trishtim i përshtaten gjendjes sime shpirtërore... Shpesh gjendje pandërgjegjësie!!!... Vazhdoj të endem e mbajtur ndaj heshtjes. Mbetem të jem një e sëmurë ndjenjash, mendimesh të çakërryer". (J., nxënëse e vitit të katërt). Ose: "Mallkimi jam unë... Unë jam askush". Siç shihet kjo moshë, veçanërisht 17-18-vjeçarët lexojnë Frojdin, Niçen dhe ndikohen prej tyre. (Ndikimi në kahun negativ është më i madh, pikërisht tek kjo kategori adoleshentësh, me prindër të divorcuar). Iu duket se në veprat e tyre gjejnë vetveten. Prandaj është e domosdoshme që të planifikohen biseda e të organizohen diskutime për teoritë e Frojdit e të Niçes, të ftohen shkencëtarë e psikologë të mëdhenj për të kuptuar thelbin e tyre. Të zhgënjyer nga prindërit e tyre që u dukeshin engjëj, por në të vërtetë nuk u dolën ashtu, urrejtja e tyre për ta shumohet e shumohet pa kufi: "edhe fytyra më e dashur të bëhet armike, edhe buzëqeshja më e ëmbël shndërrohet në ngërdheshje të pështirë dhe neveritëse". (L., nxënëse e vitit të tretë). Ose:
"I miri...!!! E kush mund të përcaktojë shkallën e mirësisë së njeriut?!" (A., nxënëse e vitit të katërt).
Fëmijët mund të mendojnë se nëse mami apo babi është i keq, unë jam pjesë e tyre. Si pasojë, edhe unë jam i keq. (Terapistja amerikane Miriam Galper Cohen). Kjo ndikon në vlerësimin me objektivitet të vetvetes dhe e bën indiferent, inferior në komunikimet e marrëdhëniet me të tjerët, veçanërisht me shokët apo shoqet. Njerëzit martohen sepse "u pëlqen", sepse "dashurohen" dhe qëndrojnë së bashku përderisa vazhdojnë të pëlqehen, përderisa vazhdojnë të quhen të dashuruar. Ndarja e tyre, divorci i një çifti nuk do të thotë se ata janë të këqinj. Ata u ndanë se nuk e dashuronin më njëri-tjetrin ose kishin projekte plotësisht të ndryshme nga njëri-tjetri, por nuk e dinin para se të martoheshin ose u lindën pas martesës. Një marrëdhënie nuk mund të krijohet mbi dobësinë... Marrëdhëniet njerëzore kërkojnë vendosmëri, angazhim, përgjegjësi. Një çift edhe pse mund të ketë probleme pranon të rrijë bashkë për hir të fëmijëve, për arsye ekonomike, se i tremben opinionit, rrinë bashkë se nuk kanë nga t'ia mbajnë, se nuk besojnë tek një lidhje tjetër më e mirë, se kanë frikë aventurat. Por kur mungon dashuria tek çifti, më mirë është të ndahet.
Ndarja e prindërve, veçanërisht tek fëmijët e rritur lënë mbresa të pashlyeshme. Ata e përshkruajnë me dhimbje të thellë këtë moment. Të përjetosh thyerjen e martesës së prindërve të tu, mund të jetë një nga gjërat më të dhimbshme që mund të imagjinohen.
"Atë mëngjes isha në një ankth shumë të madh. Në sallën e gjyqit shikoja fytyrat e mamasë e të babait. Ata ishin të shqetësuar se me cilin do të shkonim unë dhe motra. Kur gjykata vendosi që ne do të ishim me mamanë, mua m'u thye zemra sepse mendoja se nuk do të rrija më me babanë dhe nuk do të kaloja ato momente të bukura që kisha kaluar me prindërit e mi, nuk do të kisha më ngrohtësinë e babait tim, nuk do të kisha më mbrojtjen e tij, as përkëdheljet e tij. - اdo të shtune dal me babain dhe kur kthehem jam e mërzitur". (S., nxënëse e vitit të parë).
22.8% e fëmijëve të divorcuar rrinë më babain, kurse 77,2% me mamanë. Vajzat e ndjejnë më shumë mungesën e babait sepse tradicionalisht ato janë më shumë të lidhura me të. Kur u mungon dashuria dhe kujdesi i tyre, janë të prira të kenë fëmijë jashtë martese ose të bien pre e prostitucionit. Sipas Prof. Brus Elis, nga Zelanda e Re "Vajzave pa baballarë ose me baballarë që sillen ashpër ose ftohtë me to, pjekuria ose menstruacionet e para u vijnë më shpejt. ثshtë vërtetuar se kur babai kujdeset për vajzën e tij kur ajo është e vogël ndodh një fenomen i çuditshëm: vajza pasi martohet bëhet shumë shpejt me bebe".
Adoleshentët e gjykojnë normale dhe të pranueshme ndarjen kur prindërit shahen, grinden, zihen, bile edhe qëllohen me grushta. Për ta "më mirë kështu se secili nga prindërit e mi është i lumtur". Adoleshentët me prindër të divorcuar shohin në ëndërra momente nga jeta kur të dy prindërit jetonin bashkë dhe ngjarje që lidhen me prindërit e tyre, edhe pse të ndarë tani. Ndodh pikërisht ajo që e shpjegon Frojdi: "Figurat simbolike të ëndrrës fshehin në shumicën e rasteve, dëshira të ndrydhura ose të paplotësuara, të cilat meqenëse s'kanë mundur të realizohen gjatë ditës, përpiqen të hyjnë në jetën tonë nëpër shtegun e ëndrrave" ose siç e thotë bukur një fjalë e urtë kineze: "çka mblidhet thellë në zemër, del me teshtimë në ëndërr".
E pëlqejnë natyrën dhe e përshkruajnë bukur. I duan zigjtë, kafshët shtëpijake (macen, qenin). Duke luajtur me të largojnë stresin. Mezi presin të vijë t'i marrë babai. Shkojnë me të tek njerëzit e tij për të ngrënë drekë ose darkë në ndonjë lokal, diskutojnë dhe kalojnë momente të bukura. Nga të afërmit e prindërit me të cilin nuk jetojnë më shumë të lidhur janë me gjyshen dhe gjyshin, me hallat dhe tezet. Nënat në përgjithësi janë më të ftohta dhe më të distancuara nga fëmijët e tyre kur nuk i kanë me vete, por jetojnë me baballarët e tyre.
Vetëm 43.8% e prindërve të divorcuar kujdesen për fëmijët e tyre kur nuk jetojnë me ta (Përgjithësisht ata me arsim të lartë). Një pjesë e prindërve, edhe pse të divorcuar mirëkuptohen me njëri-tjetrin për problemin e fëmijëve dhe kjo ndikon pozitivisht tek fëmijët, i bën më optimist për jetën, u largon mërzinë, u rrit humorin dhe mban gjallë dashurinë për të dy prindërit (njësoj).
Sipas A., nxënëse e vitit të parë: "Babai përpiqet që të mos mërzitemi dhe të jemi gjithmonë të lidhur me familjen e tij... Megjithëse gjyshi ka vendosur të dalim vetëm të shtunave, ne me babanë tonë dalim edhe ditëve të tjera dhe mamaja nuk na pengon. E mira e këtij divorci është që prindërit tanë merrem vesh me njëri-tjetrin shumë mirë për problemin tonë dhe kjo na bën që edhe ne të ndjehemi shumë mirë".