Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

اdo yll ka një planet të vetin në “Rrugën e Qumështit”

Shiko fotografinë 1728389


Yjet e “Rrugës së Qumështit” nuk shkëlqejnë vetëm: secili prej tyre ka të paktën një planet. Këtë thotë një studim i ri i kryer nga Instituti i Astrofizikës në Paris dhe i publikuar nga revista “Nature”.

Llogaritet se janë deri 10 miliard yjet që bashkëjetojnë me planetet, që kanë dimensione të ngjashme me Tokën dhe të pajisur me një orbitë të tillë, sa që lejojnë një temperaturë të përshtatshme për të “mirëpritur” jetën.

Kërkuesit kanë studiuar për 6 vjet, miliona yje në kërkim të planetëve jashtë sistemit tonë diellor.

Për ta bërë kanë shfrytëzuar disa teknika dhe veçanërisht të ashtuquajturin efekt mikrolent gravitacional, që verifikohet kur fushat gravitacionale të një planeti dhe të yllit të tij bashkëpunojnë për përqendrimin e dritës së një ylli më të largët. “Rezultatet tona tregojnë se planetet që vërtiten rreth yjeve janë rregulli dhe jo përjashtimi”, shpjegon Uffe Grae Jorgensen, një nga kërkuesit që punon në Universitetin e Kopenhagenit.

“Të dhënat na thonë se planetet janë më të zakonshëm sesa yjet e Galaksisë tonë”, tregon koordinatori i studimit Arnaud Cassan nga Parisi. ”Zakonisht mendojmë se Toka është një rast unik i Galaksisë tonë, por tani – përfundon koordinatori tjetër, Daniel Kubas – e dimë që janë miliarda planete me një masë të tillë të ngjashme me atë të Tokës dhe që rrotullohen rreth yjeve të ‘Rrugës së Qumështit’ ”. //explorerunivers.com//
 
Pe: اdo yll ka një planet të vetin në “Rrugën e Qumështit”

te pakten 1 sepse disa mund te kene edhe me shume se sa 20 por eshte marre nje mesatare 4, gjithsesi zbulimi i planeteve eshte shume i veshtire per efekt drite dmth nuk ndricojne ato zbulohen vetem duke llogaritur ndikimet qe mund te kene tek sjellja e yjesive
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back