Love
βeℓℓe â๓e
NGA: SPARTAK KOKA
اdo vit 760 persona lenë shtetësinë shqiptare, 4 mijë vetë në 5 vjetTIRANE-Jo më me shqiptar, preferoj një shtetësi tjetër. Ky është synimi i disa mijëra personash brenda vitit. اdo vit të paktën 760 persona lenë shtetësinë shqiptare për të marrë atë të një vendi tjetër. Kryesisht personat që lënë shtetësinë shqiptare marrin shtetësinë e një prej vendeve të Bashkimit Europian.
Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët nën varësinë e Ministrisë së Brendshmë i është përgjigjur interesimit të televizionit "News 24" lidhur me shifrat e shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar të lënë shtetësinë shqiptare përgjatë 5 viteve të fundit.
Sipas të dhënave zyrtare për vitet 2008-2013, ministria e Brendshme bën me dije se janë paraqitur 3808 aplikime për lënie shtetësie. (595 aplikime i përkasin vitit 2013). Dosjet e aplikimeve për lënie shtetësie pasi shqyrtohen dhe verifikohen për përmbushjen e kritereve dhe procedurave ligjore nga Ministria e Brendshme i paraqiten si propozim miratim Institucionit të Presidencës që vendos më pas dekretimin ose jo të kërkesës së qytetarëve.
Nga ana tjeter nga Presidenca bëhet me dije se nga dosjet e paraqitura në 5 vitet e fundit për lënie shtetësie shqiptare vetëm një numri shumë të vogël nga këta përsona iu është refuzuar kërkesa për lënie shtetësie dhe kjo për shkak të mos përmbushjes së procedurave ligjore ose për shkak të problemeve me organet e drejtësisë në vend.
Kërkesa për heqjen dorë nga shtetësia mund të paraqitet nga çdo shtetas shqiptar në mbështetje të nenit 92, pika “c” të Kushtetutës, të neneve 15, 19 dhe 20 të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998 “Për shtetësinë shqiptare”
Pergjigjia e Ministrise se Brendshme:
1.Pranë Drejtorisë për Shtetësinë dhe Refugjatët, për vitet 2008-2013, janë paraqitur 3808 aplikime për lënie shtetësie. (595 aplikime i përkasin vitit 2013)
2.Ministria e Punëve të Brendshme me përmbushjen e kritereve dhe procedurës ligjore, pasi shqyrton aplikimet vendos të paraqesë përpara Institucionit të Presidencës propozimin për miratim.
Të gjitha kërkesat e aplikuesve të gjetura konform ligjit e procedurës janë përcjellë nga Ministria e Punëve të Brendshme pranë Institucionit Dekretues.
3.Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria për Shtetësinë e Refugjatët, nuk refuzon por shqyrton dhe kthen aplikimin (kërkesën) për plotësime të përcaktuara nga ligji dhe me plotësimin e tyre,duke i gjetur konform ligjit, i propozon për miratim.
4. Kërkesën e katërt e gjejmë jashtë kompetencave të punës së kësaj Drejtorie. Në nenin 19, të ligjin nr.8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, i ndryshuar, përcaktohet se: “... Ministria e Rendit Publik vendos për paraqitjen ose jo të kërkesës për fitimin, rifitimin ose humbjen e shtetësisë pranë Presidentit të Republikës”.
Referuar dispozitave të mësipërme, Ministria e Punëve të Brendshme shqyrton, verifikon dhe vendos për paraqitjen e kërkesës për miratim e Dekretim në Institucionin e Presidentit.
Lidhur me Drekretimet e shtetasve nga Institucioni Presidencës ato paraqiten në faqen zyrtare.
Sipas Ligjit

Neni 15
Shtetësia shqiptare merr fund me kërkesë të personit, kur ai plotëson kushtet e mëposhtme:
1. Ka mbushur moshën 18 vjec.
2. Nuk mbetet pa shtetësi si rezultat i heqjes dorë nga shtetësia shqiptare, meqenëse ka shtetësi të huaj, fiton shtetësi të huaj ose garanton se do të fitojë shtetësi të huaj.
3. Eshtë rezident në një shtet të huaj.
4. Nuk është në ndjekje penale për vepra penale, për të cilat, sipas legjislacionit
shqiptar, parashikohet dënim me burgim jo më pak se 5 vjet.
5. Nuk ka detyrime ligjore ndaj autoriteteve shtetërore, personave juridikë dhe
fizikë.
Vendimi për njohjen e faktit të heqjes dorë nga shtetësia shqiptare mund të revokohet,
kur vërtetohet se ish-shtetasi shqiptar, me vetëdije, ka përdorur të dhëna të pasakta ose
dokumente të falsifikuara per lenien e shtetësisë .
Neni 19
Ministria e Rendit Publik brenda 6 muajve nga dita e paraqitjes së kërkesës së individit, në bazë tie kushteve të përcaktuara në ketë ligj për fitimin, rifitimin ose humbjen e shtetësisë shqiptare, vendos për paraqitjen ose jo të kërkesës për fitimin,
rifitimin ose humbjen e shtetësist pranë Presidentit të Republikës.
Kërkesa e Ministrisë së Rendit Publik shoqërohet me dosjen e plotë individuale te kërkuesit. Vendimi për bërjen ose jo të kërkesës nga ana e Ministrisë së Rendit Publik i bëhet e njohur subjekteve të interesuara, të cilat, në rast se nuk jane dakord me përmbajtjen e tij, mund të ngrenë padi në gjykaten e rrethit Tiranë.
Neni 20
Presidenti i Republikes, brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës së Ministrisë së Rendit Publik, nxjerr dekretin përkatës. Në rast se kërkesa nuk është e plotë, materiali i kthehet për t'u plotësuar Ministrisë së Rendit Publik brenda 1 muaji nga dita e
paraqitjes. Kur janë kushtet e pikës 7 të nenit 9 të këtij ligji, dekreti për fitimin e shtetësisë shqiptare nxirret edhe pa ndjekur proceduren e mësipërme.
Ballkanweb