ا’do të thotë të jesh i huaj

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Për herë të parë në histori, të qenët i huaj është shndërruar në një situatë krejtësisht normale dhe kjo për të gjithë botën. ثshtë si të jesh i gjatë, apo mëngjarash. Askush nuk çuditet më kur shikon një francez në Zimbabve, një shqiptar në Berlin, apo një rus në Paris

Për shumë njerëz, dëshira dhe mundësia e të jetuarit në vende të tjera kanë sfiduar një thënie të lashtë, e cila i ka rezistuar kohëve: guri i rëndë në vend të vet. Gabimi i një filozofie të tillë ka qenë ideja fikse që njeriu, si kafshë sociale, duhet që të bëjë pjesë detyrimisht në një shoqëri të përcaktuar. Filozofi gjerman, Johann Gottfried Herder, një nga etërit e nacionalizmit modern, ngulmonte që njerëzit mund të realizoheshin vetëm nëse jetonin mes njerëzve të së njëjtës kulturë, gjuhë dhe ngritjeje shoqërore. Madje, edhe një liberal bashkëkohor, si Isaiah Berlin, e la veten të joshej nga kjo logjikë emotive. “Secili ka të drejtë që të jetojë në një shoqëri, në të cilën nuk humbet kohë në shqetësime që janë karakteristike për shoqëri të përziera, ku mbizotërojnë mendimet ndryshe”, shkruan Berlin në vitin 1992, pak para se të vdiste. Megjithatë, ka shumë njerëz që jetojnë më mirë në shtëpinë dhe në vendin e tyre, por të tjerë e kanë të nevojshme që të eksplorojnë hapësira dhe kultura të reja, sepse në vendin e tyre mund të ndihen të shtypur dhe kësisoj preferojnë që të jetojnë jashtë. Emigrantët bëjnë një zgjedhje të tillë me jetën e tyre, por që është sa e lehtë, aq dhe e vështirë. E lehtë, sepse në një botë gjithnjë e më të globalizuar, kufijtë kombëtarë sa vijnë e bien dhe bëhen më të papërfillshëm, porse vendet në të cilat ndihesh i huaj, sa vjen e pakësohen. Në Shtetet e Bashkuara, një situatë e tillë ekziston prej kohësh. Askush nuk ndihet i huaj, sepse të gjithë janë të huaj. Edhe në kryeqytetet europiane po ndodh e njëjta gjë. Brukseli është simboli i këtij ndryshimi dhe heterogjenizimi dhe, mbi të gjitha, simbol i këtij paradoksi. Dy komuniteteve kryesore në vend, francezëve dhe flamandëve, të cilët kanë qenë në kontradiktë të herëpashershme, i janë shtuar edhe komunitetet e emigrantëve dhe Brukseli është tashmë një metropol heterogjen, që ka në përbërje gjithfarësoj të huajsh. Për të mos përmendur të huajt që ndodhen në këtë kryeqytet, për shkak të punësimit në selinë e Komisionit Europian.

Për të pasur një ide më të saktë në lidhje me domethënien e të qenit i huaj, duhet të shkosh në Afrikë, në Lindjen e Mesme apo në disa vende të Azisë. Në vitin 2008, në Korenë e Jugut, 42% e banorëve deklaroi në një sondazh se nuk kishte pasur kurrë rastin që të fliste me një të huaj, pra jo vendës. Por do të ishte mirë që ta përgatisnin veten për një gjë të tillë. Gjatë shtatë viteve të fundit, numri i rezidentëve të huaj, 1.2 milionë, është dyfishuar, duke kaluar 2 përqindëshin.

Aspekti më pozitiv i të qenit “të huaj”, i të ndjerit larg, por pa pasur ndjesinë e të përjashtuarit, është sot ende një prerogativë i udhëtimeve në Japoni. Në sytë e vizitorëve, Japonia është ende një lloj “Disneylandi” edhe për të huajin. Madje detyra e këtij të fundit është pikërisht të ndjerit, të qenit dhe të sjellurit si i huaj. Gjithçka kontribuon në lehtësimin e këtyre roleve, duke filluar që me përballimin e pengesës më të madhe, e cila është gjuha. Japonezët janë të bindur se gjuha e tyre është aq e vështirë, saqë të huajt do ta kenë shumë të vështirë ta mësojnë. Edhe feja në këtë vend është vite dritë larg me katolicizmin apo myslimanizmin, që janë edhe fetë e shumicës së popullsisë së botës. Por edhe në këtë vend që e ruan me fanatizëm homogjenitetin dhe pastërtinë e vet, të huajt kanë nisur të hyjnë me shumicë dhe nuk konsiderohen më si një objekt i rrallë studimi apo dhe admirimi.

Në antikitet, por edhe në mesjetë, për t’u konsideruar me të vërtetë i huaj, duhet të shkoje të jetoje mes popujve që kishin një fe dhe një kulturë krejtësisht të ndryshme nga e jotja dhe mundësisht një pamje të jashtme të ndryshme në ngjyrë dhe në dukje. Popujt krejtësisht të ndryshëm, zakonisht jetonin në distanca të mëdha gjeografike larg njëri-tjetrit dhe ndodhte që të mos ishin fare mikpritës me vizitorët. Në veprën e vet të fundit, të titulluar “Ligjet”, Platoni përshkruan Kodin Juridik të një qyteti utopik, që quhej Magnesia. Sipas këtij kodi, të huajt ndaheshin në dy grupe të mëdha. Të huajt rezidentë, të cilët ishin të autorizuar për të qëndruar në një vend të huaj për një periudhë jo më të gjatë se 20 vjet dhe që kryenin punë që për vendasit konsideroheshin “të papërshtatshme”, si dhe të ashtuquajturit “vizitorë të përkohshëm”: ambasadorët, tregtarët, turistët dhe filozofët.

Përkufizimi i të huajit ndryshoi në shekullin e 17, kur Europa nisi që të aplikonte një sistem politik, të bazuar në shtete-kombe. اdo shet ishte sovran, kishte kufijtë dhe qytetarët e tij. Për t’u bërë zyrtarisht të huaj, mjaftonte që të vizitoje një vend fqinj, çka nuk ishte aspak e vështirë me zhvillimin e mjeteve të transportit. Në fillim të shekullit XX, pjesa më e madhe e botës ishte e ndarë në shtete. Kishte nisur epoka e “të huajit të rafinuar”. Kryesisht, lëvizjet më të mëdha vinin nga emigrantët, artistët dhe tregtarët. Për herë të parë, kemi zhvendosjen e masave të mëdha të njerëzve nga një vend në tjetrin e ndërkohë edhe udhëtimi ishte lehtësuar ndjeshëm.

Të qenit i huaj ishte një gjendje evazioni fizik, psikologjik dhe moral. Vajtja në një vend tjetër mundësonte çlirimin nga kufizimet e vendosura nga familja, klasa shoqërore, apo politika. Jashtë nuk ekzistonin kufijtë që ishin të dukshëm në vendin tënd, nuk mund të votoje dhe politika nuk ishte pjesë e interesit tënd të përditshëm. Në njëfarë mënyre të ishe i huaj ishte një çlirim nga shumë përgjegjësi që i mbaje në kurriz në vendin tënd.

Shkrimtarët veçanërisht e parapëlqejnë shumë jetën në mërgim, jashtë atdheut. Tonalitetet emocionale të mërgimit si: të ndjerët pa rrënjë, ankthi, malli, çorientimi, melankolia janë ndër faktorët që kanë përcaktuar një pjesë të letërsisë moderne. Një shkrimtar që jetonte jashtë atdheut mund të zhvishej nga të gjitha kufizimet e kulturës dhe vendit të tij. Jashtë atdheut ai reshte së qeni një autor irlandez, anglez, apo rus dhe kështu shndërrohej thjesht në një shkrimtar. Mund të përmendim me këtë rast James Joyce, Christopher Isherwood, Vladimir Nabokov, Samuel Beckett, Josip Brodsky. Kategorizimi i një shkrimtari në bazë të kombësisë së tij ka qenë dhe vazhdon të konsiderohet i gabuar. Të gjithë dëshirojnë që të jenë shkrimtarë të botës. Dhe bota e shpaguan një aspiratë të tillë. Pesë prej dhjetë novelistëve të fundit në letërsi kanë qenë emigrantë: V.S Naipaul, Gao Xingjian, J.M. Coetzee, Doris Lessing dhe Herta Muller.

Një tjetër nobelist i famshëm i letërsisë është edhe Ernest Heminguei, i cili fiksoi edhe rregullat themelore në lidhje me shkrimtarin që jeton jashtë atdheut, kur u bë pjesë e amerikanëve që jetonin në Paris në vitet ‘20. Të jetoje në lagjen “Saint-Germain-des-Pres”, të shkruaje në kafenetë ku mblidhen dhe krijojnë artistët më të mirë të botës dhe të pish shumë. Këto janë pak a shumë rregullat e një shkrimtari në mërgim. Por jo të gjithë mund të realizojnë atë që e realizoi shkrimtari i madh amerikan. Sot, shumë të huaj, janë studentë pa një dyshkë në xhep, apo punëtorë, bashkëshortë a bashkëshorte që e lënë vendin e tyre për shkak të impenjime të bashkëfamiljarit. Një mashkull që ka emigruar në Bangkok, është shumë më i lirë se një grua e huaj në Geda. Fati i atyre që janë shtrënguar të emigrojnë nuk është gjithmonë i mirë, por shpesh i vështirë. Janë të pakta gjasat që, një jetë prej të huaji i detyruar nga varfëria në vendin tënd, apo nga kushte politike, të jetë e lehtë dhe e qetë.

Megjithatë, në vetvete, të qenit i huaj është një situatë stimuluese. Të jetosh jashtë do të thotë që ta vësh trurin vazhdimisht në punë, por pa e lodhur shumë. Një profesor psikologjie australian e përshkruan situatën e një të huaji si një ikje nga mërzia dhe banaliteti i së përditshmes që fatkeqësisht të ofron vendi yt. Në një vend të huaj, e zakonshmja shndërrohet në të jashtëzakonshme dhe kjo e jashtëzakonshme jetohet me intensitet të madh. Një psikologe amerikane për fëmijët, për të shpjeguar se si e jeton botën një fëmijë e krahasonte këtë me gjendjen të cilën përjeton një amerikan i rritur gjatë vizitës së tij të parë në Paris. Ky amerikan përballet me një tërësi ngjyrash krejtësisht të reja, me emocione krejt të ndryshme dhe me një eksitim të rrallë. Të jetosh në një vend të huaj të sjell edhe një herë përjetimin e emocioneve të fëmijërisë të tilla si: ankthi, e papritura, pafuqishmëria, frustrimi, papërgjegjshmëria por edhe mrekullimi i shpeshtë me atë që sheh përreth. Edhe narcisizmi ka pjesën e tij në këtë gjendje. Kur jemi jashtë përpiqemi që të imagjinojmë se miqtë tanë që i kemi lënë pas në atdhe i merr malli shumë për ne, që u mungojmë shumë. Në bazë të kësaj është ndjenja e fajit që lind nga tradhtia, pasi të bëhesh i huaj në një vend tjetër në njëfarë mënyre është një akt mosbesimi ndaj vendit tënd. Kjo ide tradhtie sot krijon më pak probleme se më parë, kur një ndjenjë e tillë ishte më e fortë. Një shekull më parë, një zotëri anglez nëse do të pranonte se ndodhej më mirë po të jetonte në një vend të huaj, do të tregohej shumë i pasjellshëm dhe antikombëtar, ndoshta. Njohja e vendeve të tjera është me shumë vlerë. ثshtë njësoj si të studiosh antropologji. اdo i huaj është i pajisur me një minimum kurioziteti që e shndërron në një antropolog diletant, që mrekullohet nga sjelljet dhe zakonet e njerëzve në vendin e ri. Një tjetër karakteristikë e të huajve është ajo e të kënaqurit me shumë vështirësi. Një i huaj, në fakt, nuk është se nuk e do vendin e tij, por është në kërkim të diçkaje më të mirë, më interesante që do të japë më shumë kënaqësi dhe fitim.

Në jetë nuk mund të kesh gjithçka. Të zgjedhësh diçka do të thotë të lësh mënjanë diçka tjetër. Dilema është të vendosësh mes përkatësisë dhe lirisë. I huaji zgjedh kënaqësitë që të jep liria e njëherazi edhe dhimbjet që e shoqërojnë këtë liri.

•gazeta shqip•
 
Titulli: ا’do të thotë të jesh i huaj

komplimente x artikullin.une jam x momentin ne statusin e vizitores ne ITALI, por shhpejt mund te shnderrohem ne nje emigrante te rendomte.po mendoja sa e vertete ajo fraza x lirine.qe nga epoke e Skenderbeut ka mbetur e famshme: Lirine nuk ua solla une,por e gjeta mes jush.AJO CKA I UROJ VETES MES MIJERA VESHTIRESIVE QE DO MUND TE HASJA, DO QE SHENDET E FAT,ne menyre qe keta femijet tane te kontribuojne ne nje vend qofte edhe jo sh.te zhvilluar,permes dhuntive e forcave qe do u bekoje perendia.e gjithcka ne emer te dashurise.mbahem fort e ngushellohem pas nje proverbi kinez qe cdokush do e aprovonte,kudo te ndodhej.NJE FEMER MUND TE JETOJE SI NJE PRINCESHE , MUND TE JETOJE SI NJE E BURGOSUR,OSE TE JETE VETEVETJA...
 
  • Më pëlqen
Reactions: E3
Titulli: ا’do të thotë të jesh i huaj

i bukur artikulli,po shuuuume i gjate:):)
andej nga gjysma me zuri gjumi....hahahhahahaa
gjths,mendoj qe njeriu i sotem i xshtatet cdo lloj vendi,shkurt mbijeton,kudo qe te veje!!
ka shume arsye xse njerezit ikin nga vendet e tyre e emigrojne ne vende te tj,,,,shumica x nje te ardhme me te mire,qe mund te kishte ne vendin ku ka lindur e rritur...
edhe pse jam e huaj ketej,ndjehem mire....me è dashur cik kohe te ambjentohem,e te rifilloj jeten time nga e para...
me mungon vendi im,po kjo è jeta qe zgjodha!!:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top