اdo gjë kalon, por çka mbetet ?

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

اdo gjë kalon, por çka mbetet ?


Sa më shumë ditë dhe vite kalojnë, aq më shumë i afrohemi ditës kur do të ndahemi nga kjo botë. Kjo duhet të na bëjë të zgjohemi nga indiferentizmi që na ka kapluar dhe të distancohemi nga veprat e këqija dhe të poshtra.


Njerëzit le të rrëzohen, ti mos u rrëzo!
Njerëzit le të përqeshin e le të tallen, ti qëndro serioz!
Njerëzit le t’i mashtrojë epshi, ti mos iu dorëzo!
Njerëzit le të jepen pas dokeve të tyre shpresë-ngrënëse, ti qëndro i palëkundur!


Njerëzit kanë prirje të dyshojnë, të jenë të dobët, e të ngutshëm; por ti, kurrsesi, të mos bëhesh pre e tyre, e as të mos hysh në grupin e tyre; ata janë të pashpresë, nuk dinë të mendojnë, ti mos humb shpresat, ti vazhdo të mendosh për të ardhme të ndritshme.


Zemra ngurtësohet, syri thahet, vullneti shuhet, pengesat zgjerohen, njerëzit largohen, papërgjegjësia shtohet, të gjallët shurdhohen e verbohen.


Ti, mos u lëkund!


Qëndro, e mos paso njerëzit e dëshpëruar, njerëzit e paqëndrueshëm.
Ata janë të vdekurit, ti je i gjallë.
Ata s’janë për asgjë.


Ata as Zotin e tyre nuk e besojnë bindshëm.


Le t’i humbin shpresat për ngadhënjim, ty le të të mjaftojë besa e Zotit tënd; mos u lëkund, mjaftohu duke qenë i mbështetur në Zotin e qiejve e të tokës e çka në to.


Bazat e lumturisë:

- Mos urrej asnjë njeri, sado që të gabojë ndaj teje!
- Mos u brengos asnjëherë dhe vetëm shtoji duatë!
- Jeto në thjeshtësi, sado që të jesh i ngritur!
- Mendo për të mira, sado që sprovat janë të shumta!...
- Buzëqesh (vazhdimisht), edhe atëherë kur zemra të pikon gjak!


Veç koha nuk e humbet kohën kurrë, ajo rrëmben e nuk kthen asgjë...


Urtësia nuk banon në zemrën e atij që i ka këto katër cilësi:

- Të mbështeturit në dunja.
- Shqetësimi për të nesërmen.
- Smira ndaj vëllaut tënd.
- Dëshira për pushtet.


Papërgjegjësia! Ti ji i përgjegjshëm.
Të pashpresët! Ti ruaje shpresën në Zotin tënd.
Përtacët! Ti mos ji përtac.
Papuna! Ti vepro.
Patjetër! Prapë, patjetër!


Njerëzit që janë të lidhur fortë për Zotin e Gjithëpushtetshëm janë ngadhënjyesit, jo të tjerët, ty të takon trashëgimia, ty të takon fitorja.

Le të flasin njerëzit ç’të duan, ty të është premtuar ndihma, e je duke u ndihmuar, përderisa ti nuk pason epshin dhe hamendjen e të tjerëve, por je i kapur fortë për Zotin tënd.


Hapi krahët, sikur një shpend!
Fluturo në tokën e Zotit tënd.
Vështro argumentet e Tij.


Shiko sesi njerëzit jetuan, çka bënë, si ndryshuan e si u përmirësuan, po edhe si popuj tjerë devijuan dhe u shkatërruan.


Fluturo me ndërgjegjen tënde, e noto në vetëdijen e njerëzve, e zbulo botën e tyre, e ndje përgjegjësi për t’i zgjuar e për t’i përmirësuar.


S’ka rëndësi nëse të dëgjojnë apo të kundërshtojnë, ti vazhdo misionin tënd!
Ti përmbaju udhëzimit të Zotit tënd, të mjafton Përkujdesja e Tij.


Ngadhënjimi e suksesi është në duart e Tij.


Vërtetë ndihma e fitorja i takon robërve të palëkundshëm e të sinqertë të Allahut subhanehu ve teala!


Njeriu më i mirë është ai që ka pesë cilësi:
- Të jetë i angazhuar me adhurimin e Zotit të tij.
- Të jetë e dukshme dobia e tij për njerëzit.
- Të jenë njerëzit të sigurt prej të keqes së tij.
- Të mos shpresojë në atë që është në dorë të njerëzve....
- Të jetë i përgatitur për vdekjen


A mos vallë mendoni se kjo botë është e përjetshme?
A mos vallë mendoni se një ditë nuk do kthehemi tek Krijuesi i gjithçkaje?
A mos vallë mendoni se kemi bërë aq shumë vepra të mira saqë shpëtimin e kemi të fituar?
A mos vallë mendoni vdekja sdo na kapë se jemi të rinj?
A mos vallë mendoni se pasuria jonë do na shpëtoje nga vdekja?
A mos vallë mendoni se familja do na shpëtoje nga vdekja?


Ji i ëmbël kur jeta, hidhërohet.
Ji i kënaqur kur bota, zemërohet.
Nëse miqësia mes teje dhe Zotit është e lulëzuar,
S"prish punë pse ajo e botës, duket e rrënuar
Me dashurinë e Zotit çdo gjë lehtësohet,
Pasi çdo gjë mbi dhe, dhe do të bëhet.



Autor: Anum




 
Back
Top