Dallimi midis të dyjave është se goditjet, dëmtimet që rezultojnë nga një konfrontim fizik mund të shërohen dhe mund të kapërcehen me kalimin e kohës. Ato të abuzimit verbal janë të ndryshme. Ato mbeten të gdhendura thellë në mendjet e viktimave dhe ndikojnë në sjellje.Po, fjalët mund të lëndojnë. Ato mund të godasin më shumë sesa një shuplakë ose grusht. Ato mund të lëndojnë më thellë se çdo teh i mprehtë. Kjo është arsyeja pse abuzimi verbal përcaktohet si dhunë e vërtetë. Një dhunë e padukshme, por jo më pak shkatërruese se dhuna fizike për ata që e pranojnë atë. Një dhunë e vërtetë psikologjike.
Kur mund të flasim për abuzim verbal?
Fyerjet e përsëritura, të bërtiturat e vazhdueshme, komentet përbuzëse që synojnë shkatërrimin e vetëvlerësimit, janë pjesë e abuzimit verbal dhe kanë fuqinë për të shkatërruar mendërisht viktimën e synuar. Fillimisht është vetëbesimi ai që fillon të shembet, deri në humbjen aktuale të çdo aludimi të vetëvlerësimit. Kjo është ajo që ndodh me këta njerëz që tregojnë shenja të plagëve të thella në dëm të shëndetit mendor.
Fjalët janë jashtëzakonisht të fuqishme. Për mirë apo për keq. Ato mund të inkurajojnë, mbështesin, nxisin dhe ngushëllojnë. Ato mund të motivojnë dhe frymëzojnë, por gjithashtu mund të shkatërrojnë. Abuzimi verbal është një nga armët më të fuqishme. Bëni kujdes nga ata që janë gjithmonë të gatshëm të kritikojnë dhe gjykojnë çdo veprim tuajin pa pasur kurrë një fjalë lavdërimi. Gjithashtu largohuni menjëherë nga individë të tillë. Dhuna e padukshme është gjithmonë dhunë dhe lë gjurmë shumë të thella.Kushdo që është viktimë e abuzimit të përsëritur verbal, përfundimisht bindet se është pikërisht ajo që thotë “torturuesi” i tij. Ai beson se ato fjalë të shqiptuara kundër tij janë të vërteta, ai fillon të ndjehet një i paaftë. Prandaj, ai nuk lufton kundër abuzimit verbal, sepse nuk di si ta njohë atë si të tillë sepse beson se nuk ka aftësi për ta bërë këtë, pasi është jashtëzakonisht i demoralizuar.
Revista psikologji