Abuzimi me muslimanët është tashmë një normë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Rrëfimi i një gruaje, Nadiya Hussain në një emision radiofonik ku ajo shprehet se paragjykimet e dhuna ndaj muslimanëve janë bërë veprime normale të jetës së përditshme, mund të vijë si surprizë për disa njerëz. Por rrëfimi nuk ka tronditur aspak komunitetin musliman në Britani që ndeshet përditë me këtë realitet.

Jo shumë kohë më parë, njerëzit me ngjyrë shiheshin me dyshim dhe etiketoheshin si “grabitës”. Të fajësosh një rracë të tërë, grup etnik apo fetar për veprimet e disave është rracizëm – dhe me këtë përballet komuniteti musliman. Hetimi Chilcot mund të jetë shpagim për miliona njerëz, përfshirë edhe Robin Cook, i cili kundërshtoi luftën në Irak, por për muslimanë si unë që shprehin shqetësimin e tyre për politikat e qeverisë, pa dyshim, që do të vazhdojmë të përgojohemi si jo patriotë e madje, dhe si simpatizantë të ekstremistëve.

Aspekti më brengosës i gjithë kësaj është se një industri e tërë është krijuar për të promovuar islamofobinë dhe paragjykimet ndaj muslimanëve. U trondita kur pashë një raport që tregonte se 206 milionë dollarë shpenzoheshin për të promovuar urrejtjen ndaj amerikanëve muslimanë, dhe tani hamendësoj sesa islamofobë britanikë financohen nga grupe apo organizata politike?

Të dyja fushatat, si ajo e Brexit ashtu edhe për kryebashkiakun e Londrës, përmbanin disa ngacmime të shëmtuara ndaj muslimanëve – dhe disa paralajmërime, gjithashtu, përfshirë edhe nga kryeministri. Duket se në fund, ka një garë se kush do të jetë më “i ashpër” ndaj muslimanëve. Lynton Crosby ndërtoi karrierën mbi këtë.

Nuk janë vetëm ata të përfshirë në politikë, si unë, apo kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan apo baronesha Sayeeda ثarsi të me të cilët abuzohet. Promovimi i urrejtjes dhe frikës ka qenë një normalitet deri aty sa ka pak mbështetje kur sulmohet një xhami, apo kur fëmijët vijnë në shtëpi duke qarë se janë ngacmuar për shkak të besimit të tyre, apo kur vritet një burrë i moshuar si Mohammed Saleem. Një sondazh i fundit tregonte për një rritje prej 326 për qind të krimeve të urrejtjes kundër muslimanëve në vitin 2015.

اdo musliman që unë njoh ka një histori për të treguar. Eshtë e dhënë që ne të fajësohemi për veprimet e çdo muslimani gjithkund nëpër botë. Nuk ka rëndësi sa shpesh ne denoncojmë veprimet e tmerrshme të kryera nga disa fanatikë, ne sërish na shoqërizojmë me ta. Kjo pavarësisht se është po aq e apdrejtë dhe qesharake sat ë shoqërizojmë të gjithë burrat e bardhë të krishterë me vrasësin në masë, norvegjezin Anders Breivik për shkak se ai pretendon se veproi si një i krishterë, apo të fajësojmë krishtërimin për genocidin e Radovan Karadzic për shkak se ai e përshkruante luftën kundër muslimanëve boshnjakë si “të shenjtë”.

Si një fëmijë rritur në vitet ’80, rracizmi dhe refuzimi me të cilin përballeshin brezi i prindërve të mi, ishin përralla nga e kaluara. Nuk mund të imagjinoja në atë kohë një botë ku krimet e urrejtjes kundër muslimanëve në perëndim të rriteshin, e jo të zvogëloheshin. Muslimanët perëndimorë janë portretizuar si armiku i brendshëm për pjesën më të madhe të jetës së fëmijëve të mi. Më lejoni të qartësohem – unë ndjej ende se Britania është vendi më i mirë për të jetuar. Unë kam besim tek njerëzit e saj, edhe pse jo gjithmonë tek liderët e saj. Mbaj shpresa tek lëvizja e madhe kundër luftës dhe Akti i Barazisë dhe ndjej lehtësim nga humori vetë-përçmues apo marrëveshja e përgjithshme se mbajtja e rradhës është një gjë e sjellshme dhe e duhur.

Por, gjithsesi, ne përballemi me debatin “hijab/niqab/shami” në të cilin zgjedhja në garderobë e një pakice të vogël grash investohet si një fuqi e madhe për të minuar kulturën perëndimore dhe vetë civilizimin. Asnjëherë nuk është bërë ky debat për murgeshat apo për gratë e besimit hebre ortodoks, të cilat gjithashtu zgjedhin të mbulohen.

Këtë verë, burkinit u ndaluan në Korsikë, Kanë dhe në Villeneuve-Loubet. Kunata ima u kthyer nga pushimet familjare në Alikante në Spanjë dhe më tregoi sesi autoritetet lokale ishin munduar ta ndalojnë të lahej në pishinë, madje organizuan edhe një takim publik për shkak se kostumi i saj i banjës ishte “tepër mbulues”. Policia u desh të ndërhynte, duke dëshmuar se edhe me pushime, njerëzit nuk ndahen nga histeria.

Djali im më pyeti nëse do të ishte i sigurtë nëse pushonte së qëni një musliman. Le të shpresojmë se zotimi i kryeministres May për ta bërë Britaninë një vend të jetueshëm për të gjithë, do të sjellë një strategji të re të qeverisë, pasi e vjetra ndihmon në promovimin e dyshimeve për të gjithë muslimanët dhe paragjykimeve brenda shoqërisë.

Një grup i të drejtave të njeriut ka paralajmëruar se strategjia e parandalimit rrezikon të jetë kundërproduktive, pasi fëmijët edhe katërvjeçarë po identifikohen gabim si të “radikalizuar” thjesht për shkak të mënyrës sesi artikulojnë fjalët apo për shkak të rrobave që veshin. Kur shkolla e djalit tim adresoi një grup nxënësish muslimanë tek policia për shkak të përkatësisë në një grup ثhatsApp – madje pa kontaktuar prindërit e tyre – djali im kaloi netë të tëra pagjumësie. Ai më pyeti, gjithashtu, nëse do të ishte më i sigurtë nëse nuk ishte më musliman. Ironia është se strategjia e prandalimit sjell vërtet klimën e ndarjes dhe frikës, me të cilat ushqehet ekstremizmi.

Triumfi i Nadiya Hussain në emisionin britanik të gatimit është një shembull sesi duhet të shfaqet integrimi. Por eksperienca e saj me paragjykimet ndaj muslimanëve duhet të jetë një apel zgjimi për politikanët britanikë.

* Salma Yaqoob është aktiviste britanike. Ajo është drejtuese e koalicionit “Ndal Luftës” në Birmingam si dhe zëdhënëse e xhamisë qendrore të Birmingamit.
 
Titulli: Abuzimi me muslimanët është tashmë një normë

Njeriu duhet te jetoje lirshem besimin e vet.Cdo paragjykim pengon bashkejetesen mes njerezve.Fatmiresisht ne Angli zonja ne fjale njelloj si kryebashkiaku i Londres apo shume e shume te tjere ka pasur dhe ka shfrytezuar me se Miri mundesite me aftesite e saja per tu integruar.Ka qarqe te caktuara qe nxisin urrejtjen por fakti qe ne Angli myslimanet kane te gjitha te drejtat te garantuara njelloj si besimet e tjera deshmon qe Nese Islamofobia ekziston ajo eshte e destinuar te mposhtet.Per mua, tendenca per ti dhene islamofobise peshen qe nuk ka eshte po aq e rreziksheme Sa Islamofobia vete!
 
Titulli: Abuzimi me muslimanët është tashmë një normë

E kam lexuar para ca ditesh. Burimi Arf?!

Te verteten ka thene! jane fakte qe egzistojne ne gjithe boten. Ndonese Muslimanet i kane bere vend vetes me pune e mund prap ngacmimet nuk kan te ndaluar. Nje rast eshte dhe Amerika! Ndonese emra muslimanesh kane shenuar historine dhe krenarine e Amerikes serish ka idiota si Trump i cili nxit urrejtje! Dhe njerez si Trump-i normal ndikohen!
Gjthss, Kush tha qe kjo jete duhet te ishte e lehte?! Lufte dhe parehati eshte aman per te gjithe! Kush me shume e kush me pak!
 
Titulli: Abuzimi me muslimanët është tashmë një normë

E kam lexuar para ca ditesh. Burimi Arf?!
Nje rast eshte dhe Amerika! Ndonese emra muslimanesh kane shenuar historine dhe krenarine e Amerikes serish ka idiota si Trump i cili nxit urrejtje!

Hej njerez hiperbolat jane gjera te mira por jo gjithmon arrijne qellimin e duhur. Te flasesh per histori dhe krenari te Historise se SHBA-ve dhe ta ngertheshe kete me perberjen e 0.6 % te nje komuniteti eshte mbi mendjen normale. Pra jo pak raste duhet t'i vejme gishtin kokes e t'i them: Cfare je duke menduar?

Te flasesh per dhunim te nje komuniteti kur shifrat tregojne te kunderten kjo dmth. te kesh problem me veten.

Po jap ca shifra qe ti keni ne mendje:

Turqia - vend me mbi 99.8% te popullates muslimane ka per cdo 906 banor / 1 xhami
SHBA - vend me 0.6 % te popullates te besimit Islam ka per cdo 1234 banor / 1 xhami
Kosova - vend me mbi 90% te popullates te besimit Islam (te deklaruar sipas regjistrimit te fundit) ka per cdo 2222 banor / 1 xhami

Hej njerez therrisni mendjes: Realiteti dallon shume nga ju!
 
Kam menduar që nga statistikat merrresh vesh!
 
Titulli: Abuzimi me muslimanët është tashmë një normë

Kam menduar që nga statistikat merrresh vesh!

Hajde na ilumino me dijen tende statistikore:peshkim:
 
Titulli: Abuzimi me muslimanët është tashmë një normë

Po si ka mundësi të krahasosh elefantin me buburecin?

Hajde na ilumino edhe pak. Hajde se na knaqe. Me cfare u bekan statistikat e botes nese nuk behen per koke banori?
 
Titulli: Abuzimi me muslimanët është tashmë një normë

Po si ka mundësi të krahasosh elefantin me buburecin?

@Ricky
Une marr pak vesh nga Statistika :-)
Ai nuk ka krahasuar numrin e xhamive ku verejtja jote do ishte me vend por ka bere krahasimin me xhami per njeri.Dmthe e njejta Mase krahasimi per te gjithe pa marre parasysh siperfaqen, ekonomine apo historine e kujtdoqofte.
Kjo ishte Sa per saktesim.
Numrat qe citon Kitrra sdi ti gjykoj por masa e krahasimit eshte ne rregull :-)
 
Titulli: Abuzimi me muslimanët është tashmë një normë

Hajde na ilumino edhe pak. Hajde se na knaqe. Me cfare u bekan statistikat e botes nese nuk behen per koke banori?

Po shumë e lehtë zotërote.
Vetëm merre lapsin para vete dhe llogarit.

1 xhami në SHBA.
1 xhami në Turqi - dhe dy të duken njësoj?

Apo se ke haberin se sa kanë kapacitet xhamitë në Turqi e sa në SHBA.
Këtu në Perendim xhamia ndërtohet edhe për 10 vetë, nëse se ke dijtë.
Në Zvicër janë diku 200 përafërsisht dhe ta merr mendja sa mund të nxënë?!

Ti mund të thuash se janë edhe 10000 mijë xhami në SHBA,
por as nga afërmi nuk mund të krahasohet me numrin e xhamive në Turqi.
Për mendimin tim një krahasim i pa kripë.
Për ty me sa duket vetëm numrat e rëndësishëm, detajet s'kanë rëndësi,
kryesorja me ja kalu Turqisë. lol
Se për madhësinë e SHBA-ve mos të flasim, se dalin edhe shumë arësye e argumente të reja.
 
Titulli: Abuzimi me muslimanët është tashmë një normë

Xhamite ne EU por edhe ne USA, shumicen e rasteve nuk ndertohen nga temeli. Zakonisht shtepite e vogla, kishat blihen dhe behen xhami, por ka edhe xhami te bukura qe ndertohen nga temeli, ato jane njekohesisht edhe qendra Islame, ndaj ndertohen paksa me te medha.

Ndersa ne Turqi ke nga me te voglat deri tek ato gjigande ku ka vend per mijera mijera besimtare per t'u falur.

Vetem nje xhami ketu afer meje 5 kat eshte, ze rreth 3-4mij njerez. Xhami te tilla ka rralle e rralle, dhe megjithate nuk i ze tgjithe.
 
Titulli: Abuzimi me muslimanët është tashmë një normë

13754087_333549550333022_3193747174858496901_n.jpg
 
.

Me befason lover!kishat shiten thua?per cfar arsyje?
 
Titulli: Abuzimi me muslimanët është tashmë një normë

Qe kur dikriminimi dhe Dhunimi u maska me numra xhamiash?! (dhe pse pervec nr ka te bej hapesira, kapaciteti sa mban nje xhami)
Besa ketu ne forum ndricohesh! Ju rrofte matematika, por me para mesoni c'eshte diskriminimi, menyrat dhe format!

Tung!
 
Titulli: Abuzimi me muslimanët është tashmë një normë

Aha ju paskeni hallin se pse SHBA nuk i paska xhamit me nga 6 e 7 kate. O ju rrofte matematika por SHBA kane xhami sa ka besimtar por meq i doni kshu kate - kate pritni dhe pak se vjen Trump e ua nderton ne 7 pale kate.

Kur me flitni per dhunimin dhe diskriminimin ne kontestin Islam me duket se po me flet Hitleri per mbrojtje hebrenjeve.

Monique: Ajo xhamia qe je shqetesu dhe ku po zhvillohet droga e prostitucioni eshte marre nen perkujdesjen e TIKA-s se Erdoganit per restaurim dhe qe 5 vite ka ngel ashtu.
 
Titulli: Abuzimi me muslimanët është tashmë një normë

Sa per kulture:

Diskriminim quhet cdo veprim i cili trajton keq(verbalisht apo fizikisht) dikend pse posedon dicka ndryshe nga tjetri.
Kjo perfshin trajtimin e padrejte, ose disfavorizimin e dikujt ne baze rrace, gjinie, moshe, feje, pamje apo rrafshi kulturor. Cdo njeri k ate drejte te trajtohet njesoj, te shprehe besimin e vlerat e tij ne menyre te barabarte me te tjeret.
Shenjat e diskriminimit:
• Trajtimi i pabarabarte per shkak te races, gjinise , fese , moshes, seksualitetin apo aftesise se kufizuar
• Abuzim verbal , gjuhe e papershtatshme , sharje , ngacmime dhe perjashtime te qellimshme
• Mohimi i njeriut dhe te drejtat civile baze p.sh. duke i lejuar njerezit qe te ndjekin besimet e tyre shpirterore apo kulturore ose zgjedhje ne lidhje me seksualitetin e tyre.
• Deshtimi per te permbushur dhe per te marre ne konsiderate nevojat fetare dhe kulturore te nje individi
• Mbishkrime raciste ( revista , broshura ). apo deshmi raciste, fjalime ligjerata etj.
• Ndalimin e njeriut nga e drejta e punesimit, shkollimit,marrjes pjese ne ambjente publike, mohim i sherbimeve, etj.

S'ka nevoje per citim apo falenderim! E solla per njohuri te pergjithshme!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Abuzimi me muslimanët është tashmë një normë

Ndoshta dikush meson nga kjo qe postove Soul :P Nuk mplaket me 1 pale mend
 
Titulli: Abuzimi me muslimanët është tashmë një normë

Aha ju paskeni hallin se pse SHBA nuk i paska xhamit me nga 6 e 7 kate. O ju rrofte matematika por SHBA kane xhami sa ka besimtar por meq i doni kshu kate - kate pritni dhe pak se vjen Trump e ua nderton ne 7 pale kate.

Kur me flitni per dhunimin dhe diskriminimin ne kontestin Islam me duket se po me flet Hitleri per mbrojtje hebrenjeve.

Monique: Ajo xhamia qe je shqetesu dhe ku po zhvillohet droga e prostitucioni eshte marre nen perkujdesjen e TIKA-s se Erdoganit per restaurim dhe qe 5 vite ka ngel ashtu.

Veç trashu ti, se ato me kato edhe përdhesë vetë me djersë i ndërtojnë,
akush nuk i fal asgjë.

Po si more, SHBA është e njohur për demokraci: ajo bombat
i hudh gjetiu, e jo në SHBA. Si ta dëshmojë ndryshe se ajo
nuk është në luftë me ISLAMIN, siç e kanë mësuarë çdo
kryetar këtë refren si papagall. Ajo nuk e dhunon Islamin,
veç u hudh raketa dhe u thot "hajdeni tek unë se une ju mbroj"
dhe u jap të drejta sa të dëshironi.

Po nejse, sa për krahasime kuptohet se i gjithnjë nuk të punon
peshorja. ثshtë intersant se si ia fut kot, nga ofsajdi!?

E që flen, është se këta që "mbrojnë Islamin" është njësoj si Hitleri
m'i mbrojtë jahuditë apo me fol për paqe.
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top