اashtje gjuhe

Love

βeℓℓe â๓e
Mati Logoreci

Dy fjalë pergjigje z. A. Xhuvanit

Me shum kujdes e me të math beft e kullova pergjigjen, puth z. Xhuvani i ban artikullit t’em botue në Hyllin e Dritës të dhetorit të kalume e ktu po perpiqem të drejtoj e të ndreqi çka nuk perkon me të vertetën.

tirane-150x150.jpg

  • Më ket numer flet mbi verbin me acarue e mbassi perseritë zhvillesat, puth e pat dhanë ktij verbi, thotë: “Edhe z. Logoreci me shembëllat që bie n’artikullin e sypermendun po verteton fjalët e mija: acarohet likura, litari, darja (tarabuket) prej të ftohtit, prej të thatit, thotë z. Lokoreci analogjist pra acarohen edhe telat e violinës; por jo: I acaroj unë telat e violinës…,,

Me kto fjalë z. Xhuvani don me thanë se vetëm më nji pikë qenke mu prishë e nuk perkuekemi: nuk munt të thohet se tojzat e violinës i acaroj unë vetë, e shton kto fjalë: “Mbas meje pra, verbit me acarue s’duhej dhanë në Fjaluer kuptimi tendere (le corde del violin).”

Me ket farë kretinismi na duem me i curruem gjuhës ç’do gjuhës ç’do hov perparimi e per t’a lanun gjuhën në gjejë të sotëshme; prej se perparimi vijor gjithnji udhën e vet me mendime e shqyptime të reja, atbotë me ngalesa e pengesa, puth duen me na i qitun brishtartëm, do të shtrëngohemi të marrim fjalë të hueja; po, ani ta doctojmë gjuhën, t’a bastardojmë, por jo neologisme e sidomos asosh së trillueme e të sajueme prej Logorecit.

Ndër fjalë puth unë paskam thanë qenkan edhe kto prej të ftohtit, prej të thatit. Mo’ Zot, të kemi thanë aq gabueshëm, sidomos sot në pleqësi. Jo z. Xhuvani, Shqyptari nuk munt të thotë kurr prej të thatit, prej të ftohtit, por prej së thatit, prej së ftohtit, sikur per së mbarit, per së mbrapshtit, qysh së vogli, et, et. Janë të thanme puth na i shtercllojnë veshët e tregojnë se huqë kryekëput eufonija e per ma zi në gojë të njaj drejtori të Normales, dmth s’asajë shkolle ku do të gatohen apostujt e kulturës komtare, e cilla zen fill me gjuhë.

  • Me skajin beft per kujdes asht kot të rrages ma gjytë, pse z. Xhuvani ka ngulë kambë per mos me i njoftun at veshtesë të bukur, puth i jep Tirana. Por zotnija e tij e ka kot, pse pa e lodhun mendjen aspak, por me pakëz hermeni, me nji fije aso hermenije së natyrshme, puth shperthen shkasmend nga mendja e çdo njeriu që normshem, dmth me fjalë të tjera puth mos t’jet matrahul, shifet se si prej verbit me behe me befë, puth dmth me ndodhun, me qilluemun, me i a arrijtun pa pritë e pa u kujtue, gand e trathmen, ka rrjedhtue emni beft-i, sikur në frase me i pasun beftin, puth dmth ajo punë ajo gja mos me ndodhun befas, gand e trathmen, per me na gjetun të gatuem e së këndejmi buthitë shkasmend ideja e kujdesit. Prej emnit beft mandej rrjedhton vetvetiu verbi me beftue e emni tjeter beftar, puth bukur perkon me skajin italisht tutore, frengisht tuteur e germnisht Vormund; e kshtu, tue i ramun shkelm kretinismit, kishim me pasune visarin e gjuhës amtare me skaje të pista shqype.

  • Me shtozue. Ktu do t’i terhjek z. Xhuvanit nji vrejtë të fortë, madje t’ashper, pse shkruen me dredhi, me skili e jo besnorisht ase ma mirë me thanë pa kurr farë burrnije.

Kush kullon artikullin e Zotnis së ti në Minervën permbi verbin me shtozue, beson se unë ktij verbi i kam dhanë veshtesën me falnderue e per forcim të ksajë veshtese po bij ktu fjalët e tija, sikur në faqe 21, në shtyllën e mjesme e rresht 33: “Me i dhanë pra verbit me shtozue (puth flihet vetem n’ata grumbull fjalësh) kuptimin me falenderue asht nji punë krejt e pavend dhe arbitrare mbas mendjes s’eme; dhe kishim me u ba gazi i botës, në qoftë se, mbasi të na jepte kush nji gja, nji cigare duhani bie fjala, i thojshim shtozoi në vend të ju falem nderit”. Prej kso fjalësh të z. Xhuvani se cili do të besojë se unë verbin me shtouze e kam nervlitë per me u falun nderës. Tashti po bijë se çka kam shkrue mbi ket verb:

“Me shtozue në fjalorthin e librit t’em Harti i Urdhnimit ket verb e kam zhvillue kshtu: me pretendue mbas kujt, m’u dhanun mbas kujt me mish e me shpirt; psh: Nana aq shtozon mbas pjellet së vet, sa per te ep edhe jetën se ma per mirana e qetsi të vet s’i shkon mendja aspak.”

Tashti po pyes e po thras të gjith ata puth kanë kullue artikullin e z. Xhuvanit në Minervën a nuk kam të drejtë me u ankue per pabesnori e per paburrni të zotnis së ti?

A doni me dijtun se si m’i ka nderlikue e me ngatrrue fjalët z. Xhuvani per të shkrue se unë verbit me shtozue i kam dhënë veshtesën me falenderue? Qe po bijë prep fjalët puth kam pasë shkrue në Hyll të Dritës:

“Edhe vetë ket verb e kam marrë prej z. Lef Nosit e i kam smadhue veshtesën, por tue mnefun e ndjekun nji pershkresë krejt të logishme: prej iejet së falenderimit per bukë, puth na ka falë Perendija, pra prej njaj ergu besimatr, kam kapercye n’at tjeteren me i shtrue, me i u bindë Perendis, me premtue mbas si e perfytyrisht mbas njaj njeriu, puth na ka ngadhnjye e purrue mende e zemer.”

Permi numra të tjerë nuk po shkruhej, pse asht kot, por vetem nji vrejtë mbi numrin 12. Thotë per mue se nuk dijë se ç’asht gabim gjuhe e po i than se janë gabime gjuhe të gjitha ato fjalë puth i shmagen rregullës, arsyes, korit, rendit e perdorimit të pergjithsmes, si per shëmbëll janë gabime gjuhe të tham e të shkrehej neve erdhem, ase ne erdhem; baba t’em erth; prej të ftoftit e prej të thatit (huqmeni eufonije); gabime të randa mandej kto burra e ata gra; lajme të ri, lugje të vogjel; male të lartë et. et. puth Zotnija e ti i din mirë në theory, por praktikisht nuk i zbaton, pse nuk i punon veshi. Malsorët nuk kanë kurrni theory, por kanë veshin e bukur e nuk gabojnë kurr.

Zot. Xhuvani don me e lamun vendin per kto gabime të randa, sidomos per nderlikim gjinish, tue thirrrun per ndihmë shkrimtarët e jugut, shkrimtarë puth per rregulla gjuhe nuk janë interesue kurr.

Harrova me permendë nji tjeter vrejtë, puth më ban z. Xhuvani më N. 10 t’artikullit të Minerves. Tue folun mbi verbin me kaptue thotë: “Mirë po ai nuk din se në shqipën e jugut me kaptue dmth me kaperxye, me kalue, et. et” Edhe ktu zotnija e ti nuk sillet besnorisht e burrnisht, pse në fjalorthin e em në Hartin e Urdhnimit verbi me kaptue ka dy veshtesa e të dallueme me shifra romake. Kullueset e Minerves nuk e njofin librin e Hartit t’Urdhenimit e perkthye prej meje e domosdo, pra, kanë besë me besue se unë nuk kam dijtë se verbi me kaptue ka edhe nji tjeter veshtesë veç asoje puth i kam dhan vetë.

Për mos me merzitë ma teper po u ap fund pergjigjevet të mija.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top