A shkakton vërtetë sjellje të çuditshme Hëna e plotë?

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
full-moon-briars.jpg


Nëpër shekuj, shumë persona kanë pëshpëritur frazën: ‘Duhet të jetë Hënë e plotë atje përjashtë”, në një përpjekje për të shpjeguar ngjarje të çuditshme natën. Në të vërtetë, perëndesha romake e Hënës mbante një emër që mbetet i njohur edhe sot, "Luna", ose prefiksi i fjalës lunatik– i çmendur.

Filozofi Grek, Aristoteli dhe historiani Romak, Plakushi Plin thoshin se truri ishte organi “më i lagësht” në trupin e njeriut dhe si rrjedhim më i prekshëm nga ndikimet e Hënës, e cila shkakton dallgët.
Besimi në “efektin e çmendurisë hënore”, apo “efekti i Transilvanisë” siç e quajnë ndonjëherë mbizotëroi në Europë edhe në Mesjetë, atëherë kur qeniet njerëzore mendonin shpesh për shndërrimin në njerëz-ujq apo vampirë gjatë netëve me Hënë të plotë.
Edhe sot, shumë njerëz mendojnë se fuqitë mistike të Hënës shkaktojnë çrregullime, shtrime në spitale psikiatrikë, vetëvrasje, vrasje, aksidente në trafik, përleshje, kafshime qensh dhe gjithfarësoj ngjarjesh të çuditshme

Uji?
Duke ndjekur Aristotelin dhe Plakushin Plin, disa autorë bashkëkohorë, si psikiatri nga Majemi Arnold Lieber kanë hedhur idenë që efektet e hënës së plotë mbi sjelljen vijnë për shkak të ndikimit ndaj ujit. Në fund të fundit, trupi i njeriut është 80 përqind ujë, kështu që ndoshta Hëna vepron me magjinë e saj, duke prishur reshtimin e molekulave të ujit në sistemin nervor. Por ka të paktën tre arsye, përse ky shpjegim nuk qëndron.

1. Së pari, efektet gravitacionalë të Hënës janë shumë të vegjël për të gjeneruar efekte të dukshëm mbi aktivitetin e trurit, jo më sjelljen. Siç thotë një astrolog, një mushkonjë mbi krahun tonë ushtron më shumë tërheqje gravitacionale se sa Hëna.
2. Së dyti, forca gravitacionale e Hënës ndikon vetëm në trupat e hapur me ujë, si oqeane e liqene, por jo burime të mbyllur uji, si trupi i njeriut.
3. Së treti, efekti gravitacional i hënës është i fuqishëm vetëm gjatë Hënave të reja– kur Hëna është e padukshme për ne.

Nga buron?
Nëse efekti i Hënës është thjeshtë një legjendë urbane astronomike dhe psikologjike, përse është kaq i përhapur? Ka disa arsye të mundshme. Sigurisht që mbulimi mediatik luan një rol. Shumë filma amerikanë i përshkruajnë netët me Hënën e plotë si skenat e ngjarjeve të tilla si therje, vrasje dhe sjellje psikotike.
Po kështu, studimet tregojnë se shumë njerëz bien pre e një fenomeni që psikologu Jean Chapman e quan “korrelacion iluziv” – perceptimi i një asosacioni që në fakt nuk ekziston. Për shembull, shumë njerëz që kanë dhimbje të kyçeve këmbëngulin që dhimbja e tyre rritet gjatë kohës me shi, ndonëse studimet e hedhin poshtë këtë. Pak a shumë si mirazhet me ujë që ne vëzhgojmë në rrugë të lira gjatë ditëve të nxehta të verës, korrelacionet iluzivë mund të na bëjnë të perceptojmë fenomene kur këta nuk ndodhin.

Megjithatë, ky shpjegim ndonëse mund të jetë një pjesë e rëndësishme e gjëzës, nuk tregon se si nisi nocioni i Hënës së plotë. Një ide intriguese për origjinën e tij na vjen prej psikiatrit Charles Raison dhe shumë kolegëve të tij. Sipas Raison, efekti i çmendurisë hënore mund të përmbajë një pjesëz të vërtetë në kuptimin që dikur mund të ketë qenë real. Raison mendon që përpara mbërritjes së ndriçimit të jashtëm në kohët moderne, ndriçimi i madh i Hënës së plotë nuk i lejonte njerëzit që jetonin jashtë që të flinin– duke përfshirë shumëkënd që kish çrregullime mendore.mPër arsye se mungesa e gjumit shpesh herë shkakton sjellje të çrregullta me disa kushte të caktuara psikologjikë, si çrregullimi bipolar (më parë i quajtur depresion maniak), Hëna e plotë mund të ketë qenë lidhur me një rritje të numrit të sjelljeve të çuditshme në një epokë të shkuar. Kështu që, ky efekt, në fjalët e tyre mund të jetë një “fosil kulturor”.

Ne mund të mos e mësojmë asnjëherë nëse ky shpjegim është i saktë. Por të paktën në botën e sotme, efekti i çmendurisë hënore duket se i ka shumë të dobëta bazat.
/Kuriozitete & Enigma/
 
Titulli: A shkakton vërtetë sjellje të çuditshme Hëna e plotë?

esht e logjikshme qe c´do objekt qe esht pjes e struktures ne sistemin ton djellor,,luan nje rol te vecant,,per te cilin edhe esht krijuar,,pershmbull hena ka kohe qe luan rol te rendesishme,,dhe jo vetem tek njerzit qe i ka ndihmuar histroikisht ne orjentim e ne shum gjera te tjera qe un si di te gjitha,,por di qe hena esht si nje busull nate,,qe pervec rruges qe te ndricon,,ka dhe akrepa te tjere mbrenda saj,,qe ka njerez qe mund ti lexojn,,, ndikimi i henes tek njerzit mund te jet i ndryshem,,un nuk e di ne fakt,,por qe ka ndikim hena dhe qe ne hen mund te orjentohesh poer shum gjera,,kete e di dhe jam i bindur,,pasi edhe kafshet dhe shpendet i kemi par te orjentohen me henen,,jo vetem orjentimin e rruges,,por me henen orjentohen kur duan te ciftezohen,,pershembull uqrit kan nje lidhje te ngusht me henen,,gjithashtu edhe gaforret e pyellit,,jetojn ne gropa fell ne pyell deri kur hena pozicjonohet ne nje far mynyre qe ato e shohin te arsyeshme per tu afruar afer detit dhe per te leshuar vezet e tyre!!por ka dhe shum specje te tjera qe kohes jan mesuar ta perdorin henen per shum gjera qe njerzve nuk ju duken normale pasi qe kan ore dhe kalendare,,kan horoskop etj etj,,por kafshet te gjitha kto i gjejn ne natyre,,serjozisht kafshet orjentohen shum ne natyre,,dhe nga nje her me len aq te befasuar sa qe mendoj se ka mundesi qe kafshet te jen edhe me inteligjent se njerzit,,mir po thjesht nuk duan ta mesojn gjuhen tone,,sepse sju pelqen dhe sju duket logjike,,duan qe ne te mesojm gjuhen e tyre pasi do te na bente edhe me mir kshtu!:qesh:



per mua apsolutisht gjithshka qe perben strukturen tone te sistemit ton djellor,,,esht ne vendin ku i takon te jet,,dhe luan nje rol te rendesishem,,per te cilin edhe esht krijuar,,pra nuk ka dicka ne kte sktrukture,,qe mund te thuash kjo sluan asnje rol por esht kot ktu,,sepse te gjitha jan te logjikshme dhe jan aty vetem per te na treguar neve dicka,,ose per te na dhen dicka tjeter,,ose per te na mbrojtur nga dicka tjeter,,por qe te gjitha jan ne sherbimin e jetes,
 
Pe: A shkakton vërtetë sjellje të çuditshme Hëna e plotë?

ثshtë interesant fakti se njeriu e beson vetëm fuqinë e objektit që e sheh, e jo atij
që fshihet prapa, në këtë rast Diellit. Edhe sikur të ekzistonte një fenomen në ketë rast,
ajo nuk do të ekzistonte për shkak të Hënës, por për shkak të pozitës Hënë - Tokë - Diell.
Ne e kemi tërë kohën pranë Hënën dhe natyrisht që ka ndikim tek funksionimi mendor i yni,
mirëpo ajo në këtë rast për shkak të pozitë rritet edhe më tepër.


Vetë fakti se planetet dhe yjet nuk preken njëra me tjetrën, por prap se prap ato ndikojnë
në rrotullimin e njëra tjetrës, që don të thotë se ato të mëdhatë ndikojnë apo më mirë të themi
detyrojnë të voglat të rrotullohen rreth tyre! Dhe tash mund të paramendohet
se pasi në rastin tonë Dielli është ajo që detyron planetet të sillen rreh saj, ajo atë rrotullim
e ndikon disi, dhe kjo sipas mendimit tim ndodh për shkak se çdo objekt rrotullon së pari energjinë
që gjendet rreth saj, e cila pastaj rrotullon objektet që gjenden rreth saj.
Dhe kjo naytrisht jovetëm që ndikon në vetë objektin të rrotulloghet, por në gjithëçka që gjendet rreth saj.
Për mua tjetër skjarim nuk do të mund të ekzistonte.
 
Titulli: Pe: A shkakton vërtetë sjellje të çuditshme Hëna e plotë?

ثshtë interesant fakti se njeriu e beson vetëm fuqinë e objektit që e sheh, e jo atij
që fshihet prapa, në këtë rast Diellit.

nese doje te ma thoje mua kte,,un po te them se,,nuk esht se harrova ta permbledh ,,un desha ta lidh me shum me faktin qe edhe kafshet orjentohen ne hene,,,per ato,,ai esht objekti me i njohur dhe me i rendesishem pas diellit,,gaforret pershembull,e mendojn si "nene2 kur ajo esht e plot,,dhe presin fiks kur ajo plotesohet tersisht,,per ti leshuar vezet ne det,

kjo ishte me shum ajo qe desha te them un,,se un nuk esht se besoj ne fuqit e henes se pa varuar,,,por besoj ne fuqin e Diellit apo Yllit te pa varur dhe qe nuk fshihet askush tjeter pas tyre!
 
Redaktimi i fundit:
Keto net eshte duke u bere e plote hena. :)
Duket qe pasdite ne qiell duke i buzeqeshur diellit
 
nese doje te ma thoje mua kte,,un po te them se,,nuk esht se harrova ta permbledh ,,un desha ta lidh me shum me faktin qe edhe kafshet orjentohen ne hene,,,per ato,,ai esht objekti me i njohur dhe me i rendesishem pas diellit,,gaforret pershembull,e mendojn si "nene2 kur ajo esht e plot,,dhe presin fiks kur ajo plotesohet tersisht,,per ti leshuar vezet ne det,

kjo ishte me shum ajo qe desha te them un,,se un nuk esht se besoj ne fuqit e henes se pa varuar,,,por besoj ne fuqin e Diellit apo Yllit te pa varur dhe qe nuk fshihet askush tjeter pas tyre!

Ilirjami ???

Sa bukur e me kuptim shkruaje dikur,c'te ndodhi valle?!

Ps;Me beri pershtypje duke lexuar ne teme :p
 
Ndoshta Hena esht vertet shum madheshtore ne nje dit pranvere,ku qielli esht pa re dhe e heshtur ne mes te yjeve.
Ndoshta heshtja dhe bukuria e saj na ka verbuar,per te par se Hena,ndikon tek gjumi dhe tek energjia e trupit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top