A.Saudite: Përurohet universiteti më i madh në botë për femra

Ado

FISEBILIL-LAH
Kujdestari i dy haremeve të shenjta, mbreti Abdullah, të dielën përuroi universitetin “Princesha Nore bin Abdulrahman (PNU) i cili kap shifrën e 20 miliard rialëve saudian.
PNU ka një kapacitet prej 50 000 studenteve dhe paraqet universitetin më të madh që u dedikohet vetëm femrave.
Kampi i universitetit kap një hapësirë prej 800 hektarëve dhe përfshinë përfshin klinikën universitare me 700 krevate, 15 fakultete, bibliotekë qendrore me rreth pesë milion libra dhe revista, sallë për konferenca, laboratori dhe tri qendra hulumtimi.
“Universiteti Princesha Nore është simbol i arsimit të femrës dhe pjesëmarrjes së tyre në zhvillimit e kombit”, deklaroi Ibrahim El-Assaf, ministri i financave.
Ai shtoi se zona e PNU-së ka rreth 1400 vila, si dhe konvikte të mëdha për akomodimin e 12000 studenteve, ndërsa qyteti sportiv për vajzat është nga atraksionet kryesore të kampit.
Udhëheqësja e PNU-së Huda bin Mohammad El-Amel deklaroi se universiteti Princesha Nore u bë simbol i edukimit dhe barazisë së plotë gjinore në A. Saudite.
(Breziiri)
 
Back
Top