A po Islamizohet kryeqyteti i Evropës

A po Islamizohet kryeqyteti i Evropës



Sipas të dhënave statistikore të Olivia Sarfy-it, ekspertit të statistikës, brenda 20 viteve shumica e popullsisë në Bruksel do të jetë musliman.



Sipas Olivia Sarfy, ekspert i statistikës dhe i çështjeve sociale në Belgjikë, nëse situate në emigrim dhe natalitet do të vazhdoj me shifra të njëjta, kryeqyteti belg brenda 20 viteve do të jetë një qytet me banorë shumicë musliman.

Të dhënat e tilla dhe anketat e ndryshme që dëshmojnë për rritjen numrit të muslimanëve në Evropë, janë duku u propaganduar nga shumë organizata djathtiste që promovojnë Islmofobinë dhe politikat anti myslimane.

Në intervistën e dhënë gazetës "La Liber Belgique" Safry shprehet kështu "Nëse vazhdojnë shifrat statistikore si janë tani në lindshmërinë tek muslimanët dhe në migrimin e tyre, do të vërejmë indikatorët se pas 15-20 vitesh Brukseli do të jetë me shumicë muslimane. Për shkak të rëndësisë ekonomike dhe politike që ka Brukseli mendoj se është një qendër e preferuar tek emigrantët. Mesatarja e anëtarëve të familjes në Bruksel është 3 ndërsa tek familjet me origjinë musliane po sillet prej4 deri 5
Tek emigrantët musliaman origjina dhe feja kanë lidhshmëri të ngushtë dhe për këtë arsye këta janë të lidhur ngushtë me besimin dhe adhurimet e tyre, e që i bën ata një tërësi të pathyeshëm".


اdo i treti në Bruksel është musliamn



Sipas hulumtimeve të bëra në Belgjikë nga institutet e ndryshme dhe nga mediat 46.9% të qytetarëve në Belgjikë e konsiderojnë veten katolik ndërsa 12% musliamn. Shtresa tjetër nuk kanë identitet fetar.

Ndërsa regjistrimi i vitit 2006 i zhvilluar në Bruksel tregon se kryeqendra evropiane ka një milion banor prej të cilëve 1/3 është musliamn. Ndërsa numri i përgjithshëm i muslimanëve në Belgjikë është afro gjysmë milion. Komuniteti musliman në Belgjikë përbëhet kryesisht nga emigrantët turk dhe maroken. Emigrantët maroken janë afro 250 mijë ndera turq janë 130 mijë.


Islamofobia

Të dhënat e Olivia Sarfyt si dhe të dhënat tjera të bazuar në anketa të ndryshme dëshmojnë për rritjen e numrit të muslimanëve në Evropë. Por shumë organizata djathtiste mundohen të pasqyrojnë këtë rritje si të rrezikshme për të ardhmen e Evropës. Sipas gazetës "La Liber Belgique" Belgjika është shteti në të cilën më së shumti përhapet Islami në Evropë. Në disa vitet e fundit numri i atyre që pranuan Islamin theksohet të jetë 40 mijë( të dhënat deri më datën 18.02.2006).

Po ashtu sipas një studimi të bërë nga një institute hebreje në Amerikë, theksohet se është shqetësuese rritja e numrit të popullsisë në Evropë. Kjo cilësohet si "kërcënim ndaj Amerikës" duke shtuar se është shqetësuese fakti se do të humbet Evropa krishtere e cila do të shëndrohet në një kontinent musliman.

Studimi, i cili potencon se përbërja demografike e kontinentit të vjetër është shumë i disfavorshëm për krishterët evropian, ndër tjerash shkruan "Nataliteti i përgjithshëm në Evropë është 1.4 fëmijë për çdo grua, ndërsa shifrat mesatare dhe normal kërkojnë që kjo shifër të jetë 2, pra çdo grua evropian duhet të lind 2 fëmijë. Këtë kriter e plotësojnë vetëm 2/3 të belgëve. Shifrat e tilla imponojnë ardhjen e emigrantëve në Evropë dhe kjo ndikon në rritjen e numrit të myslimanëve në Evropë".

Sipas një studimi tjetër të bërë në Gjermani, numri i përgjithshëm i muslimanëve në Evropë është 53 milion dhe 16% prej tyre jetojnë në shtetet anëtare të Unionit Evropian.

Brukseli, kryeqyteti i Evropës


Brukseli konsiderohet kryeqyteti i Unionit Evropian ngase institucionet themelore të UE së gjendën në Bruksel. Njëkohësisht edhe qendrat e NATO-s dhe Mbretërisë ë Belge janë në Bruksel. Islami në këtë shtet evropian është zyrtarizuar në vitin 1974. Në Belgjikë janë gjithsej 290 xhamia, ndërsa xhamia më e vjetër është ndërtuar në vitin 1968 e cila funksionon sot si Qendra Islame e Brukselit.
Zeriislam/com
 
Titulli: A po Islamizohet kryeqyteti i Evropës

ore deuid vellau mire qe po i sjell keto te dhena te reja por siq e di une edhe ju e dini kete gje.jo veq per kryqytetin e europes po nuk do te kete shtepi qe nuk do te futet islami ne te. andaj o vella i dashur mos u lodh kot por lejojav te tjerve te postoje lajme te tilla dhe le te binden nje here e mire se muslimanet kete e kane dite e dijne dhe do ta dijne deri sa te kete njerez dhe nuk dyshojen aspak ne keto.
 
Pe: A po Islamizohet kryeqyteti i Evropës

Dhe jo vetem...
 
Back
Top