A po emigrojmë më shumë sot? Ja grafiku

Pas vitit ‘90, Shqipëria, për herë të parë kaloi dy fenomene krejtësisht të reja: emigracion masiv në vende të huaja dhe një migracion të madh të brendshëm. Të dy këto fenomene u dokumentuan në të dhënat e Censusit 2001. Për të pasur një informacion mbi personat e larguar, u bë një vlerësim për personat që do të ishin numëruar në Shqipëri po të mos kishte ndodhur emigracioni jashtë vendit (pra, në rast se popullsia e vendit do të ndikohej vetëm nga vdekshmëria dhe lindshmëria = popullsi e mbyllur). Kjo popullsi hipotetike do të krahasohej me atë aktuale, me qëllim që të llogaritej emigracioni. Vlerësimi i parë mbulon gjithë periudhën e llogaritjes për vitet 1989-2001, pra nga njëri vit i censusit te tjetri (1989-2001). Gjatë kësaj periudhe, numri i emigrantëve shqiptarë u vlerësua me rreth 0.7 milionë gjatë dymbëdhjetë vjetëve, pra rreth 60,000 në vit, por me ndryshime të rëndësishme nga viti në vit. Pas një piku në fund të viteve ‘90, emigracioni filloi të bjerë, por dihet pak ose aspak për nivelet e tij vjetore.
monitor_graf_slide-274x230.png
Emigracioni ka vazhduar të jetë një nga arsyet kryesore të rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri gjatë periudhës midis dy censuseve të fundit 2001 dhe 2011. Meqë emigrantët shqiptarë nuk janë regjistruar në mënyrë sistematike kur janë larguar nga vendi dhe për shkak se ka pasur vetëm pak arsye për të regjistruar largimin e tyre pranë autoriteteve vendore, përdorimi i “metodave indirekte” ka qenë mënyra e mundshme për të bërë një vlerësim të individëve që kanë emigruar ndërmjet viteve 2001 dhe 2011. Emigracioni në Shqipëri ka qenë fenomen i zakonshëm, i cili është ndërmarrë në shumicën e rasteve më shumë nga meshkujt sidomos në periudhën 1989-2001. Megjithatë, dallimet gjinore në periudhën e ndërmjet dy censuseve të fundit 2001-2011 nuk janë shumë të theksuara. Sipas vlerësimeve indirekte të INSTAT gjatë kësaj periudhe rreth 481.000 shqiptarë kanë emigruar.

Censusi i fundit 2011 evidentoi edhe një fenomen të ri, atë të migracionit të kthimit, i cili ndikoi në rritjen e migracionit neto dhe si rrjedhim, uljen e ritmit të zvogëlimit të popullsisë. Sipas studimit të bërë nga INSTAT “Migracioni i kthimit dhe riintegrimi në Shqipëri, 2013”, rezulton se gjatë viteve 2009-2013, numri i emigrantëve të kthyer është 133.544. Ritmi i kthimeve është përshpejtuar pas vitit 2011 me rreth 1,5 herë. Tek të kthyerit, janë meshkujt ata që dominojnë krahasuar me femrat, përkatësisht 73,7% dhe 26,3%. Të kthyerit janë relativisht të rinj dhe në moshë pune. Grafiku i mëposhtëm tregon ecurinë e migracionit neto (imigracioni-emigracioni) gjatë periudhës 2001-2011.
monitor_grafiku.png
Burimi: INSTAT
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top