A nuk turpërohesh të ankohesh?

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
Tregohet se një njeri kishte shkuar te një dijetare dhe i është ankuar se është i varfër.
Dijetari i tha: A dëshiron të jesh i verbër dhe të kesh 10.000 euro?
U përgjigj: Jo!
Dijetari i tha: a dëshiron të jesh memec dhe te kesh 10.000 euro?
U përgjigj: Jo!
Dijetari i tha: A dëshiron të jesh i çmendur dhe të kesh 10.000 euro?
U përgjigj: Jo!
Dijetari i tha: A dëshiron të jesh pa duar dhe këmbë e të kesh 20.000 euro?
U përgjigj: Jo!
Dijetari i tha: A nuk turpërohesh të ankohesh kur ke me vete 50.000 të mirat e Allahut.
Njeriu e kuptoi se sa të mirat e Allahut i kishte, kështu që vazhdoi ta falënderojë Allahun, të kënaqet me gjendjen e tij dhe nuk iu ankua askujt asnjëherë.
422820_373301162688658_210267132325396_1388875_899182225_n.jpg
 
Titulli: A nuk turpërohesh të ankohesh?

I verberi: Shpreson te shikoje boten
I shurdhuri: Shpreson te degjoj zerat
I paralizuari: Shpreson sikur te ece disa hapa
Memeci: Shpreson te thote disa fjale,
Ndersa ti … shikon .. degjon .. ecen .. dhe flet
Thuaj “ELHAMDULILAH” (falenderimi i takon Allahut)
 
Titulli: A nuk turpërohesh të ankohesh?

Dijetari i tha: A nuk turpërohesh të ankohesh kur ke me vete 50.000 të mirat e Allahut.

Po sikur ti thoshta keshtu ndonje te verberi, memeci, te cmenduri apo ndonjerit pa duar e kembe?
 
Titulli: A nuk turpërohesh të ankohesh?

Kitrra e kishim fjalen per njerz tip top te shendoshqe kerkojn me shume... sdi sa me kuptove... po edhe memeci e falenderon Allahun nese eshte qe mendon mire, se ka sy qe shikon e kemb e duar... edhe ai i verberti njejt.. ne flasim per njerz qe harrojn te mirat qe kane dhe ankohen...
 
Titulli: A nuk turpërohesh të ankohesh?

Kam pershtypjen se dijetari do bente me mire sikur ti jepte nje rugezgjidhje duke i thene te punoje, apo te kurseje me shume, apo te arsimohet se sa ti thote: Trus e rri aty se mire je ti cfare ka ne bote.

Kjo i bje sikur ti themi skllavit: Rri ne sklaverin tende se ka njerez qe jane te vdekur dhe nuk jetojne me :confused:
 
Pe: Titulli: A nuk turpërohesh të ankohesh?

Kam pershtypjen se dijetari do bente me mire sikur ti jepte nje rugezgjidhje duke i thene te punoje, apo te kurseje me shume, apo te arsimohet se sa ti thote: Trus e rri aty se mire je ti cfare ka ne bote.

Kjo i bje sikur ti themi skllavit: Rri ne sklaverin tende se ka njerez qe jane te vdekur dhe nuk jetojne me :confused:

Kitrra, kur nuk arrin ti kuptosh mesazhet e ca historive me habit komplet ti mua:p, dhe pse ne vetvetve sec kam nje parandjenje qe i kupto sh mire, lol

Historia ne fjale nuk thote qe njeriu duhet te rrije ne gjendjen qe eshte. Varen ne c'aspekt ka qene keshilla. Here behet per te motivuar, here per te shtyre tjetrin ne dicka qe do e ndihmoje me jeten e tij. Sot ke shume njerez qe punojne gjithe diten por serish nuk kane pasurine e nje tjetri qe dhe ai po punon njesoj. Varet nga lloji punes, nga numri i familjes e tjere. Nga ana tjeter eshte natyre e njeriut qe te ankohet per cdo gje dhe mos te ngopet me te mirat qe kane, pra gjithmone kerkon me shume. Ne kete rast ai ka dash ti tregoje qe njeriu duhet te falenderoj Zotin dhe per ato pak apo shume te mira qe ka, pasi Zoti te pakten i ka dhene ato miresi qe dikush tjeter si ka dhe as miljonat sdo i zevendesonit, si shikimi, degjimi etj. Ne kete rast ji falenderues per c'teshte dhene dhe futju punes qe te permiresosh dhe pasurine:D...

p.s. nuk kam naze ne ushqim jo, mjafton te jete healthy, dhe jo vetem per trupin, mos ta harrojme kete, :)
 
Titulli: A nuk turpërohesh të ankohesh?

sikur ta merrnim kte thelbin e ksaj qe thot ky dietari,,e te vendosnim ne boshtin e mynyres se si funksionojn gjerat ne nje shoqeri,,do te vinin ne mendje direkt disa imazhe nga vende shum te varfra dhe te prapambetura arabe,
 
Pe: A nuk turpërohesh të ankohesh?

Kitrra rendesi ka te percohet mesazhi, qofte me komente qofte me citime qofte pa citime. Ti nqs akoma se ke kuptuar mesazhin, mund te pyesesh, ketu jemi per te ndihmuar njeri tjetrin kur kemi paqartesi, pasi si dime te gjitha:)...por meqe pashe qe ne te dyja rastet u more se c'bej une dhe jo me c'ka thash, po supozoj qe u qartesove me veten:) dhe s'ke me pyetje...
 
Titulli: A nuk turpërohesh të ankohesh?

E paske perzedhur veten per percuese mesazhesh! Qe besa nuk eshte ide e keqe.

Per mua mesazhi ishte shume i thjeshte:

A skllav a deshiron te jesh i verber apo te kesh 100000 Euro?
A skllav a deshiron te jesh memec apo te kesh 100000 Euro?

A nuk eshte e turpshme kur ke gjithe keto te mira, e nuk vdes urie e ti me lutesh per liri?

Skllavi e kuptoi se sa të mirat e Allahut i kishte, kështu qe vazhdoi ta falenderoje Allahun, te kenaqet me gjendjen e tij dhe nuk iu ankua askujt asnjehere?

Ke kuptu dicka tjeter ti?
 
Pe: Titulli: A nuk turpërohesh të ankohesh?

E paske perzedhur veten per percuese mesazhesh! Qe besa nuk eshte ide e keqe.

Per mua mesazhi ishte shume i thjeshte:

A skllav a deshiron te jesh i verber apo te kesh 100000 Euro?
A skllav a deshiron te jesh memec apo te kesh 100000 Euro?

A nuk eshte e turpshme kur ke gjithe keto te mira, e nuk vdes urie e ti me lutesh per liri?

Skllavi e kuptoi se sa të mirat e Allahut i kishte, kështu qe vazhdoi ta falenderoje Allahun, te kenaqet me gjendjen e tij dhe nuk iu ankua askujt asnjehere?

Ke kuptu dicka tjeter ti?

hahha, ah kitrra kitrra:p ... nuk tha njeri qe jam percuese mesazhesh, por po mar persiper qe ndoshta une s'qenkam sh e afte ne te shprehur qe te drejtkuptohem, e dyta me vjen mire qe qenka mesazh i thjeshte, dhe e treta c'kam kuptuar ta kam shprehur njeher,por ti u more me komentin dhe jo tekstin, nese se ke lexuar ktheju prap, pasi s'po kam ndermend te perseris veten:)

Une e le me kaq, se s'po ka lezet te rrotullohemi rreth dickaje qe ska nevoj per shpjegime e per diskutime(mendoj dmth)...
 
Titulli: A nuk turpërohesh të ankohesh?

Kiterr,,,ka njerez qe nuk lidhen nga lakmia,,por nga obligimi qe kan ndaj vetes endrres dhe familjes se tyre!

ka njerez qe luftojn per endrrat e veta,,dhe ajo qe e ben rregulloren shtetrore "te pa fuqishme" ndaj tyre,,esht fakti qe nuk e thyejn per asnje moment rregulloren e moralit dhe pastertis ne merdhenje me njerzit!

por gjithsisi,,,looooool
 
Pe: A nuk turpërohesh të ankohesh?

Tregohet se një njeri kishte shkuar te një dijetare dhe i është ankuar se është i varfër.

Dijetari i tha: A nuk turpërohesh të ankohesh kur ke me vete 50.000 të mirat e Allahut???

Njeriu e kuptoi se sa të mirat e Allahut i kishte, kështu që vazhdoi ta falënderojë Allahun, të kënaqet me gjendjen e tij dhe nuk iu ankua askujt asnjëherë.




Nga kjo thenia e dijetarit kuptohet, se ai ka dashur ti thot njeriut, se ka njerez qe jan me te meta: pa duar, pa kemb, pa sy..., keshtu qe shkaku i varferis mos u anko, perderisa gjymtyret i ke ne rregull -je ne rregull i shendosh.

Ne kontekstin tjeter, nuk perjashtohet fare mundesia qe edhe ti thot: Dil dhe puno, meqenese seshte permend fare, sepse Feja thot njeriu me dal me punu, e nuk thot rri ne shpi e merr social apo pastaj prit se bie dikush apo nuk te bie?

( Edhe Profeti a.s. ka dal me punu -nuk ka pritur nga te tjeret, madje edhe grat e tija ne punet e tyre i ka ndihmu... mfalni kjo eshte teme tjeter, por u nderlidh...)





 
Titulli: A nuk turpërohesh të ankohesh?

Mesazhi i kesaj teme eshte shume i kjarte per te zotet e mendjes, per ata t'cilet dine te mendojne dhe t'logjikojne dhe lodhin trurin, jo per ata qe rrine kembe e kryq dhe lexojne mesazhe te tilla ne forme te fleteve te romanit.
Vertet njeriu eshte shume mosmirenjohes ndaj te mirave te Zotit. Gjithmone shiqojme cfare na mungon e jo cfare posedojme. Perderisa ato cfare na mungojne ne krahasim me ato cfare i kemi, jane sikur nata me dite.
 
Titulli: A nuk turpërohesh të ankohesh?

Un per vete e falenderoj Allahun dita dites per kto qe kam, dhe te mirat e te keqija qofshin qe me vijn dita dites.
 
Pe: A nuk turpërohesh të ankohesh?

Nuk e di nese te verberit apo memecit etj, i'u eshte bere kjo oferte doni 10.000 mije euro apo don te jeni te verber etj te pakten do kishin ca lek ne xhep, por ja qe nuk ka oferta te tilla dhe nuk ka krahasime te tilla, per mendimin tim jane folklorizma por ne realitet nuk sherbejne per asgje.....
 
Titulli: A nuk turpërohesh të ankohesh?

Interesant ketu qenka bere mish mash.... Po ska nevoj per sqarime ore njerez te mencur... ajo eshte e qart per besimtaret, falendero Allahun per te mirat qe ke... nese sprovohesh me dic te till, ather falendero Allahun qe ndoshta ti ke dic qe dikush tjeter as ate nuk e ka... Kjo teme ka te bejn qe njerzit te jen mirenjohes ndaj Krijuesit te tyre... Eh si i shendrroni keta temat si ju pelqen juve vetem per te ngjall debat apo per provokim apo te mesoni dic nuk i kuptoj disa... nejse shpresoj ta keni kuptu se paku dhe te jeni falenderu Allahut per te mirat qe keni....
 
Titulli: A nuk turpërohesh të ankohesh?

Allahu te shperblefte oj moter per temen e postuare' une e kam kuptuare si eshte me semiri postimin dhe e falenderoj shume Zotin' hamdi vetem Atij i takon per te gjitha te mirat qe na ka dhane.
 
Pe: A nuk turpërohesh të ankohesh?

Ky ajet eshte perseritur 34 here ne nje kaptine (Rrahman) -besoj se perben nje mesazh te fuqishem meqenese eshte perseritur kaq shpesh. :p :p

"E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?"
 
Back
Top