A ndikon moti nē gjendjen shpirtërore?

Guest2

Antarë i Respektuar
Ndërsa shumë vende vuajnë temperaturat e larta gjatë verës dhe të ulëta gjatë dimrit, njerëzit natyrshëm pyesin: A ndikon moti në gjendjen shpirtërore? Si mund të ndikojë moti në gjendjen tuaj shpirtërore? A na bën më agresiv, apo akoma më keq, më të dhunshëm?

Na trishton shiu? Po moti i ftohtë…mos na bën të duam të izolojmë veten nga të tjerët, të flemë letargjikisht?

Mënyra se si moti ndikon në jetët tona, nuk është aq e madhe sa shumë njerëz besojnë. Shumë kërkime mbi këtë fushë kanë rezultuar të ndryshueshme.

Ja disa mënyra se si ndikon moti në gjendjen tonë shpirtërore sipas shkencëtarëve:

Denissen dhe të tjerë (2008) gjetën që faktorët ditorë ndikues të motit mbi njeriun lidhen me gjendjen negative shpirtërore të tij. Temperaturat e larta lartësojnë gjendjen shpirtërore të një personi me gjendje shpirtërore të dobët, ndërsa era ose mungesa e rrezeve të diellit ndikojnë negativisht në gjendjen shpirtërore të një personi.

Ndikimi i çregullimeve sezonale është i vërtetë

اregullimet dhe luhatjet stinore janë një lloj i vërtetë i çregullimit depresiv (i njohur teknikisht si çregullim depresive me nuanca stinore), ndërsa niveli më i lartë i depresionit të një personi lidhet me një stinë të caktuar. Përgjithësisht mendohet që depresioni është më i pranishëm në dimër, por në fakt shumë njerëz përjetojnë një gjë të tillë edhe gjatë muajve të Vjeshtës, Verës dhe Pranverës.

Nxehtësia dhe shiu i dendur nxjerrin në pah më të keqen e njerëzve

Hsiang dhe të tjerë (2003) gjetën një lidhje mes agresionit njerëzorë dhe temperaturave të larta. Ndërsa temperaturatrriteshin, niveli i konfikteve rritej gjithashtu. Shkencëtarët zbuluan që edhe dhuna ndërpersonale rritej me rritjen e temperaturave. Këto zbulime, kishin të njëjtin efekt edhe me rritjen e dendësisë së shiut.

Vetëvrasjet arrijnë nivelin kulmor në Pranverë dhe Verë

Ndërsa Pranvera mund të dhurojë shpresë për shumë njerëz, është stina e pashpresës për njerëzit e depresuar. Studiuesit (Koskinen dhe të tjerë, 2002) gjetën që punonjësit apo punëtorët që punonin në ambjente të jashtme kishin më shumë prirje për vetëvrasje në këto stinë. Ndërsa, për ata që punojnë në ambjentet e brendshme, kulmi i vetëvrasjeve u regjistrua në stinën e Verës.
Revistapsikologji.com
 
Titulli: A ndikon moti nē gjendjen shpirtërore?

Normalisht qe ne gjendjen tone shpirterore ndikon koha.
Nje diell i mire me rreze qe vijn nga nje qiell i paster,jep ndricim,shpres dhe dashuri.
Por dhe shiu eshte i mire,kur nuk zgjat me dite.
Personat qe kane luhatje depresive,me cfare diune,e kam lexuar e degjuar pranvera i trazon tej mase.
 
Titulli: A ndikon moti nē gjendjen shpirtërore?

Po, ndikon. Psh sot qenka nga ato ditet qe pertoj me jetu... por qe duhet sa per procedure.

Megjithate kur e mendova qe eshte e premte, si dhe qe do te lidhen tre dite pushim, e harrova motin. Le te bohet edhe uragan po deshi.
 
Titulli: A ndikon moti nē gjendjen shpirtërore?

Gri koha,gri edhe une.dimer stina,fortun,acar une ;) :P :P :P
 
Jemi te varur nga moti,dhe moti ndikon ne crregullimet tona,ne luhatjet e humorit si dhe ne gjendjen ton fizike.
Kur jan ditet ditet me diell me japin lodhje,grricje nervash si edhe me bejn te mos dal nga shpia.Kurse ditet me shi me japin qetsi,koh per tu medituar si edhe me pelqen te dal nditet me shi.E kam kte gje qe e vogel.E urreja diellin,doja vetem henen.
 
Ehe, kur eshte shume nxeht disi me lodhen syte dhe ndjenje njefar plogeshtie.
 
اdo situatë ndikon në gjendjen shpirtërore si dhe sjelljet tona...

Sa i përket motit, nganjëherë them shyqyr që ekzistojnë stinët,
se përndryshe bujku kurr nuk do të kishte pushuar së punuari...

Sa e përkryer është natyra: na jep nga të gjitha nga pak.
Edhepse Dielli është jeta, mezi se nuk presim të vijë flladi
i akshamit. :)
 
Back
Top