A na duhet të mësojmë identitetin e Lolitës?

Orët e fundit online po diskutohet gjithmonë e më shumë nëse shqiptarët duhet të mësojnë identitetin e vërtetë të personit pas Lolitës, një faqe e njohur në Facebook me mbi 120 mijë pëlqime.

Ky nuk është ai rasti kur njerëzit mund të diskutojnë se përse u zbulua identiteti i shkrimtares Elena Ferrantes.

Jo, Lolita është një media dhe në rastin e saj nësoj si çdo media, ajo ka përgjegjësinë e saj përpara ligjeve të vendit, nëse përhap urrejtje apo shpifje.

Mirëpo ky diskutim nuk është përhapur asnjëherë në Shqipëri, a thua mediat e reja nuk kanë kurrfarë detyrimi, por janë të lira për të thënë çfarë të duan.

Një hetim i thjeshtë i prokurorisë mund të identifikojë lehtësisht se kush fshihet pas këtij profili, por gazetari Bledi Mane thotë se e di.

“Nuk eshte vetem nje, as dy por tre. Jane tre, dy vajza dhe nje djale qe fshihen pas profilit te njohur “Lolita” ne facebook. Kjo faqe e famshme per ironine, krahinizmat dhe linçimin nuk eshte aq idealiste sa shfaqet. E sponsorizuar nga partia me e madhe e opozites, Lolita sulmon por nuk ka guximin te flase hapur e pa frike. Gjeografia e personazheve qe e administrojne tingellon nderkombetare duke pare vendet se ku jetojne keta sulmues deri sot anonime:

1-Ne foton e pare/themeluesja e faqes Lorena Hida nga Leskoviku i Kolonjes. E diplomuar si aktore prane Universitetit te Arteve dhe masterizuar per Arkeologji ne Universitetin e Tiranes. Momentalisht punon si gazetare ne nje blog opozitar.

2-Ne foton e dyte/Dajena Cuko Tafka nga Korca, dikur punonjese e kompanise telefonike Plus, ka emigruar qysh nga viti 2014 ne Vjene te Austrise. Momentalisht punonjese e kompanise Dialog Schmide, sjell shqetesime per vete duke perdorur kompjuterat e zyres ne mirembajtjen e faqes Lolita.

3-/Administratori tjeter Albion Nikolli, personi qe shkruan statuset e Lolites me nenshkrimin “Hank”, nga Lezha, momentalisht student i mjekesise ne Padova te Italise prej 7 vitesh.

Profesionalisht e admiroj ironine dhe guximin e Lolites por me shqeteson guximi i fshehur, i maskuar dhe i sponsorizuar nga opozita. Me vjen keq Lolita por tashme ti nuk je më minorenia e padjallezuar si ne librin e famshem te Nabokovit. Ti nuk je më Lolita e virgjer!!!” shkruan Mane.

Lolita është përgjigjur duke shkruar se shqiptarët nuk duhet të merren me të, por me censurën që po ushtrohet ndaj medias tradicionale.

Kundërsulmi i tillë në fakt nuk i jep përgjigje pyetjes: Përse nuk duhet të japin llogari ata që nxisin urrejtje dhe mbjellin shpifje në mediat sociale?


loli1-150x150.jpg

loli2-150x150.jpg


Mapo.al
 

Attachments

  • loli1-150x150.jpg
    loli1-150x150.jpg
    2.7 KB · Shikime: 0
  • loli2-150x150.jpg
    loli2-150x150.jpg
    3.3 KB · Shikime: 0
Titulli: A na duhet të mësojmë identitetin e Lolitës?

Vallahi,une dua te mesoj identitetin e ZH-se tek anabeli se me ka vene bann ne fb..e poshtra :P
 
Titulli: A na duhet të mësojmë identitetin e Lolitës?

Une dua Hankunnnnnnnnnnnnn <3

3-/Administratori tjeter Albion Nikolli, personi qe shkruan statuset e Lolites me nenshkrimin “Hank”, nga Lezha, momentalisht student i mjekesise ne Padova te Italise prej 7 vitesh.

E paske patriot mi...e se difshe :P
 
Titulli: A na duhet të mësojmë identitetin e Lolitës?

3-/Administratori tjeter Albion Nikolli, personi qe shkruan statuset e Lolites me nenshkrimin “Hank”, nga Lezha, momentalisht student i mjekesise ne Padova te Italise prej 7 vitesh.

E paske patriot mi...e se difshe :P

Ishte dashuri me shkrim te pare.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top