A munden njerëzit t’i ndjejnë fushat magnetike?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
A munden njerëzit t’i ndjejnë fushat magnetike?

Shiko fotografinë 1789805

Nuk ka asnjë dëshmi bindëse për të sugjeruar se njerëzit mund të perceptojnë fushat magnetike. Megjithatë, shumë lloje kafshësh e kanë këtë aftësi, e cila është e njohur si magnetoreceptimi.
Mekanizmi pas kësaj “shqise të gjashtë” ka mbetur një mister deri relativisht vonë, kur studiuesit gjetën se disa lloje speciesh, duke përfshirë pëllumbat, fluturat monark dhe mizat e frutave, zotëronin proteina të quajtura kriptokrome në sytë e tyre. Këto duket se i ndihmojnë që të navigojnë, ndoshta duke ‘parë’ fushat magnetike si zona me dritë apo errësirë, teksa proteinat renditen përgjatë linjave të fushës magnetike. Edhe njerëzit kanë kriptokrome në retinat e tyre.
Proteinat luajnë rol në rregullimin orës së brendshme të trupit tonë, por prania e tyre ka bërë që disa të spekulojnë se mund të kenë disa aftësi mbetura nga e kaluara, që mundësojnë të ndiejmë fushat magnetike. Megjithatë, studime të shumta kanë tentuar për të provuar perceptimet tona të fushave magnetike, dhe askush nuk ka provuar se e kemi aftësinë për ta bërë këtëbota.al
 
Titulli: A munden njerëzit t’i ndjejnë fushat magnetike?

Unë për vete kam, kam parë dokumentar të eksperimenteve
të ndryshme me shpezët, e njëra ndër to ishte se kur ia ndërronin
vendin shtëpizës vetëm për ca metra, ajo prap kthehej aty ku ka qenë
shtëpiza më parë, edhepse më shtëpizën nuk e shihte. Gjithë kjo ishte
e dokumentuar me inçizime dhe shpezët ishin të pajisur me GPS për
tu vëzhguar rrugëtimi i tyre.

Eh tani, si e gjente shpendi vendin, me të vërtetë është për tu mahnitur,
por ishte e gjitha matematikë e përsosur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top