A mund të tradhtohet vetëm për seks? Ja disa arsye

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
A mund të tradhtohet vetëm për seks? Ja disa arsye

Tradhtia.jpg

Dimë që tradhtia për seks është ekskluzivitet i burrave, por po bëhet një praktikë e përhapur edhe midis grave

Qoftë edhe si fjalë, tradhtia të ngjall frikë, sepse i referohet idesë së lëndimit që një çift po jeton për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të njërit prej të dyve. Le t’i lëmë për një moment gjykimet dhe të përpiqemi të shpjegojmë përse tradhtohet. Jemi mësuar të themi që meshkujt tradhtojnë për seks dhe gratë për dashuri, ndërkohë që të parët preferojnë lidhje të shkurtra, kurse femrat përpiqen të gjejnë tek një i dashur i qëndrueshëm pakënaqësitë që kanë nga marrëdhënia zyrtare.

Bëhet fjalë për paragjykime që tentojnë të ngarkojnë gruan me më shumë faj, por ajo në qoftë se tradhton, e bën se e ndjen diçka të tillë, në kundërshtim nga meshkujt që tradhtojnë pa pasur ndjenja. Por a janë gjërat me të vërtetë kështu? Ndoshta, ndonjëherë. Sot, ndryshimi shoqëror për sa u përket grave, ka ndryshuar edhe mënyrën e tyre të tradhtisë. Tashmë ajo tradhton jo vetëm sepse dashurohet me një mashkull tjetër, por edhe për të përjetuar përvoja të reja seksuale.

Pas viteve të monogamisë, tradhtia po shndërrohet në një mënyrë për të thyer një rutinë seksuale që tashmë nuk është përmbushëse, ose për t’iu bërë të ndiheni përsëri joshëse. Pra, zakonisht nuk bëhet fjalë për një mungesë ndjenje ndaj partnerit, por për mungesë intensiteti. Nuk është rastësi që tradhtia “pa përkushtim” mund të ndezë përsëri zjarrin e pasionit edhe në shtratin bashkëshortor. Natyrisht nëse mbetet klandestine dhe pa gjurmë në jetën e përditshme. Sipas Dr. Alessio Testani, anëtar i “Shoqërisë Psikoanalitike Italiane” dhe i specializuar në migrim, kulturë dhe psikopatologji ( në Universitetin Katolik të Zemrës së Shenjtë të Romës), faktorët që favorizojnë tradhtinë kanë të bëjnë më rënien e dëshirës seksuale dhe interesit të përgjithshëm ndaj partnerit, në rutinën e raportit deri në stresin e përgjithshëm.

Po kjo nuk do të thotë që të gjithë personat e mërzitur dhe të stresuar i zgjidhin problemet e tyre me tradhti. Janë të ndryshme edhe shkaqet që çojnë në këtë zgjedhje, ku kufiri mes rrethanave, rastësisë, vullnetit të lirë dhe dobësisë në lejimin e mbingarkimit të ngjarjeve është i paqëndrueshëm. Duket se tentojnë të tradhtojnë “për kënaqësi” njerëzit e brishtë dhe të pasigurt, ata që kanë nevojë për rrëfime të vazhdueshme narcisiste, që janë të nënshtruar nga rutina bashkëshortore dhe kanë një partner që nuk vëren as prerjen e fundit të flokëve.

Dëshira për t’u ndjerë në qendër të vëmendjes, e dashuruar dhe gjithmonë e dëshiruar si “ditën e parë” mund të jetë nxitëse dhe për një moment harron premtimin e dashurisë që ke bërë, edhe pse jo domosdoshmërisht para altarit. Pastaj nëse marrëdhëniet seksuale janë relativisht të pakta, çështja bëhet më e ndërlikuar, sepse me kuriozitetin mund të ndërthuret edhe papjekuria psikologjike që çon në një rutinë mbytëse. Në të gjitha këto raste, tradhtia nuk duhet të rrëfehet. Përkundrazi: duhet të jeni shumë të kujdesshëm para se ta praktikoni atë dhe nuk duhet të përfshiheni emocionalisht në raporte episodike. Nëse ndodh, mund të jetë fillimi i një rrënimi.

(gazeta-Shqip.com)
 
Ncuk seksohesh qe te tradhetosh.... lol
 
Bëhet fjalë për paragjykime që tentojnë të ngarkojnë gruan me më shumë faj, por ajo në qoftë se tradhton, e bën se e ndjen diçka të tillë, në kundërshtim nga meshkujt që tradhtojnë pa pasur ndjenja. Por a janë gjërat me të vërtetë kështu? Ndoshta, ndonjëherë. Sot, ndryshimi shoqëror për sa u përket grave, ka ndryshuar edhe mënyrën e tyre të tradhtisë. Tashmë ajo tradhton jo vetëm sepse dashurohet me një mashkull tjetër, por edhe për të përjetuar përvoja të reja seksuale.

Shumica e meshkujve ,tradhetojne vetem per seks.....keq mos t'ju vije dmth se eshte e vertet...persa u perket femrave ,nuk eshte e vetmja arsye por qe mund te jete nje nder shume te tjera....
 
Tani ky i jep nje shpjegim psikologjik/fiziologjik "tradhetis". Por ne te vertet tradhetia eshte e vetmja plag qe koha nuk te sheron, sepse per te tradhetuar duhet te fitosh besimin e personit tjeter. Eshte si te thuash nje kala e ndertuar nga dy persona ku te dy ndihen te sigurte brenda dhe ne nje moment njeri nga te dy shkon edhe te prish muret, catin te le vetem aty brenda.

Nje gje tjeter se fjala tradheti lidhet me shume me ciftet, ne shumicen e rasteve ajo kalaja eshte e ndertuar per interes jo per besimin mes njeri tjetrit, ndaj sdo ta quaja aq shume tradheti.
 
Po I bie shkurt....;)

Normale qe po perderisa seksi eshte instikt tek njeriu. Kjo na ben te mundur edhe tradhetine vetem per sex.
Do thote ndonjera/ri qe jo, I pergjigjem normal se nuk keni patur fatin te gjeni personin qe tju terheqe seksualisht. ;)
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Ka sigurisht tradhti tilla.
Por realisht te tradhtosh vetem per seks eshte pak barbone si veprim ne thelb sipas mendimit tim.
Nga ana tjeter tradhtia shpirtrore eshte vrastare.
 
Absolutisht jo ! Maksimumi tradhtohet per nje shikim ne sy dhe per nje prekje dore si padashje !
Ketu ne forum tradhtia eshte me e fisshme ....tradhtohet per nje bisede me teper ne privat , mundesisht kur asnje nga stafi nuk eshte prezent ! 😛
Urojme mos te tregoje gje @WxP , se na mori lumi 😂
 
Me sa po kuptoj , asnje nga stafi nuk eshte prezent ...moment ideal per te tradhtuar !
Ropt s po kemi me ke tradhtojme ...po qendroj i ndershem me mire !
 
Me sa po kuptoj , asnje nga stafi nuk eshte prezent ...moment ideal per te tradhtuar !
Ropt s po kemi me ke tradhtojme ...po qendroj i ndershem me mire !
Ahh,agap agap,te erdhi dita e ndershmeris. :p
 
Mjaft më me tradhti ! Ka ardhur momenti te reflektojme ....te mos tradhtojme cdo dite dmth !
1 here ne 6 muaj a eshte shume ?
Joo,sme duket shume. :p
Vec o agap spo shoh asnje peshk verdall. :(
As per ty laraska,as per vete levrek ahahaha.
 
Absolutisht jo ! Maksimumi tradhtohet per nje shikim ne sy dhe per nje prekje dore si padashje !
Ketu ne forum tradhtia eshte me e fisshme ....tradhtohet per nje bisede me teper ne privat , mundesisht kur asnje nga stafi nuk eshte prezent ! 😛
Urojme mos te tregoje gje @WxP , se na mori lumi 😂
Pse ke fryk prezencën e stafit ti kshu 😂
 
Joo,sme duket shume. :p
Vec o agap spo shoh asnje peshk verdall. :(
As per ty laraska,as per vete levrek ahahaha.
Nuk i ha laraskat une agap ...une maksimumi ndonji turtulleshe qe perplaset ne peme dhe me bie ne preher ! Sa me fat e ndjej veten ne ato momente ....ky eshte fat , jo te beje laraska glasen ne koke !
 
O zott sa je pjekur,sa je zgjuarsuar,dhe urtesuar qe kur le rrugave,20 kotelet e tua rrugace. :( :p
 
Po ka nevoje robi te rrije vetem ne privat , pa pranine e askujt ...po s te le stafi , ja punku thote kushedi me ke tradhton ! Une i shkreti kenaqem vetem ne privat , ne qetesine time ! 😂
Po te shofin gjith ato që kan drejt me pa kush është në linjë 😂 jo vetëm stafi
 
Po te shofin gjith ato që kan drejt me pa kush është në linjë 😂 jo vetëm stafi
Kesaj i thone ndershmeri e kushtezuar nga halli. Ahahaha
 
Ky eshte cikli i jetes agap ...rriten kotelet , e digjem une , kshu piqem se per tu djegur , jam djegur me kohe
Ke qene baba i mire,i pjekur dhe i pa djegur. :p
 
Po une aty e kam fiksimin , te ruaj veten kur futem ne privat 😂😂
Agapo mos u melxittt,per momentin shkruj privat @WxP . :p se nuk shoh gje ne qarkullim,deri sa zotat te bekojne kete toke forumi me shira pranvere e dallendyshe. :p
 
Veji alarm privatit 😂
Kur u futa ne fillim nga ai forumi tjeter , as e kisha idene e akseseve dhe profilin e kisha lene te dukshem ! Flas me njeren ne privat dhe vetem kur me vijne 2 a 3 te tjera e me thone ...he u kenaqe me filanen ne privat ? Me iku truri , shkoj e them asaj ...moj ti , une di qe flas tamam me ty e po te respektoj e jo te vesh tellallin qe po flasim bashke 😂
Fiiloi betohej ajo e shkreta , po ku dija une qe ishin vigjilente njerezit 😂
 
  • Haha
Reactions: WxP
Back
Top