A mund të ndryshohet një burrë?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Rrumbulloni këndet, eliminoni defektet, përshtatni disa sjellje... ai mund të jetë i përkryer. Mision i mundur? Po. Me kusht që të ndiqni disa rregulla

Jeni kokë e këmbë të dashuruara. Por ndonjëherë ai ju duket një tip shumë shtëpiak. Ose, kur i flisni, nuk e ka shumë mendjen. Si të thuash: shumë kështu dhe jo aq shumë ashtu. Por do arrini ta ndryshoni, për këtë jeni të sigurta.
Kjo është normale: dëshira për ta shtyrë partnerin të përmirësohet është tipike femërore. “Ky rol është rrënjosur në ndërgjegjen kolektive”, shpjegojnë psikiatrit. “Dhe në një plan më personal, shpesh, gruaja shfaqet si e aftë të menaxhojë jetën në çift dhe familjen”. Për të arritur këtë objektiv, gruaja është e gatshme të bëhet copë e çikë. “Një burrë i zhgënjyer nga gruaja e vet, “mendohet pak mbi këtë gjë” dhe më vonë largohet nga ajo, duke kërkuar diku tjetër një formë kompensimi”, bëjnë të ditur disa filozofë. “Gratë, në të kundërt, i përballojnë problemet dhe përpiqen t’i korrigjojnë defektet që e bëjnë më pak joshës burrin që duan”. Në fillim shkon çdo gjë mirë. “Të biesh në dashuri do të thotë të krijosh iluzione, thonë psikiatrit dhe terapistët e çifteve, një iluzion i shëndoshë ama, pa të cilin nuk do kishte as tërheqje. Por shpesh, disa aspekte të vlerësuara në fillim përfundojnë duke mos të të pëlqyer më, kur jeta dhe rutina e bëjnë të zakonshëm imazhin e tij, deri në atë kohë, të mitizuar”. Shembull: ambicia shihet si karrierizëm, sensi i humorit kthehet në një bezdisje dhe dinamizmi në pamundësinë acaruese për ta parë të rrijë i qetë. Pra, ajo që dikur të dukej interesante, sot të lodh.
ثshtë e vërtetë që të thërrasësh në gjyq një anë të karakterit, do të thotë të vësh në rrezik konceptin e dashurisë ideale, që përfshin dhe pranimin e plotë të njeriut që do. Pra, të rrezikosh që ai të të kthejë shpinën. Prandaj preferon të shpresosh se vetë dashuria do t’i rregullojë gjërat, por butësisht. Një shpresë e vakët, që rrallë gjen mbështetje në realitet. Dëshirat e subkoshiencës ngelen kartë e djegur. Duhet kaluar në fazën e veprimit.
Po kujdes: duhet reaguar atëherë kur je e bindur se marrëdhënia juaj është solide, që partneri është aq i mësuar me ty sa të pranojë kritikat.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

Të dish t’i prezantosh kërkesat
Të flasësh mund të kthehet edhe në një manovër shumë të guximshme. “Burrat, ish-djem të mësuar t’u plotësohen të gjitha dëshirat, e kanë të vështirë të pranojnë se po u vihet në diskutim mendimi”, nënvizojnë psikiatrit. “Për t’u bërë autonomë, u është dashur të luftojnë ndaj dashurisë ndërhyrëse të nënës dhe ja ku jeni tani ju, vullneti tjetër femëror që kërkon t’i mësojë një kod të dhënë sjelljeje, me të cilën atij i duhet të merret. Dhe është normale të marrin zjarr konflikte”. Sidomos po t’i merrni gjërat me inat. “Kërkesat për të ndryshuar nuk pranohen lehtë. Forma që zgjedh pastaj, mund të duket si fajësim, dhe pse nuk duam”, thonë psikiatrit. “Kush merr një vërejtje, mund të bëhet shumë i ndjeshëm përballë teknikave të njëjta që përdornin prindërit dhe të rigjendet në pozicionin e një fëmije”.
Sipas specialistëve ekziston një mënyrë atërore fajësimi: “Ti nuk i bën detyrat që merr përsipër!”; një mëmësore: “Po të më doje, nuk do silleshe kështu...”; një vëllazërore: “Nuk bën asnjë përpjekje për t’u kujdesur për shtëpinë dhe fëmijët. Nuk më ndihmon fare”. Për t’u mbrojtur, burri kundërsulmon dhe nis një betejë e vërtetë: hakmarrje të vogla, turinj të varur. Një rreth vicioz. Plotësisht i mjaftueshëm për të shkatërruar ditët.


Mos e konsidero një çështje pushteti
Të bisedosh? Sipas psikiatërve, nuk është ky shëruesi i të gjitha të këqijave, sepse dialogu sjell një përballje të partnerëve, në të cilën zemërata mund të ngjitet në qiell. Nëse duam që tjetri të na dëgjojë dhe të na kuptojë, më mirë të reflektojmë më parë. “Ndonjëherë ndonjë email i shkruar me humor ose ndonjë gjest zhdramatizues e sjell si duhet një kërkesë”, tregojnë specialistët. Për shembull, nëse ti je e lodhur nga rrëmuja që ai bën në tualet, mund të shkrepësh disa foto nga peshqirët dhe shampot e ngatërruara pasi ai del nga tualeti për disa ditë me radhë, mund t’i montosh në kompjuter e t’ia nisësh me email si një film të frikshëm vizatimor. Kjo do mirëpritet e me siguri ndonjë efekt do ketë.
Po mirë që mund të përdorim këto taktika për t’i ndryshuar sjelljet, po nëse do donim të vinim në diskutim bindjet politike ose pikëpamjen e tij për botën, për ne shumë materialiste? “Gjëja më e rëndësishme është vija ndarëse”, saktësojnë filozofët. “Këtë ndryshim ti e do për veten tënde apo për të përfituar çifti? Bëhet fjalë për të ushtruar pushtet? Për ta rimodeluar partnerin sipas imazhit tënd? Gjurmët e lëna nga dashuritë e mëparshme të shpërthejnë xhelozinë? Të gjitha arsye shumë të gabuara që të shtyjnë ta manipulosh tjetrin ose të përçmosh atë që është”.
Që të pranojë përpjekjet tona, është e nevojshme që dhe ai të gjejë një përfitim për rritjen e tij ose për çiftin. Një jehonë që delikatesa dhe ëmbëlsia mund ta sigurojnë.
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

Po si t’i menaxhojmë motivet tona kur ato janë “perverse”? “Ndryshimet që dëshirojmë t’u bëjmë njerëzve që duam, ndonjëherë fshehin mungesat që kemi”, thonë psikiatrit. “Në rast se shohim që një veprim i partnerit provokon një mbyllje ose një reagim të skajshëm, duhet të shkojmë në rrënjët e kësaj, që mund të jenë në fëmijërinë tonë ose në përvojat e mëparshme sentimentale. Kjo ndihmon të kuptosh pse disa sjellje të partnerit bëjnë të shpërthejnë kujtime të dhimbshme apo emocione të forta. Po ta shohim me sy mirëkuptues veten kur kemi qenë fëmijë, do na bënte të mos kërkonim nga partneri të vendoste rregull në të shkuarën tonë apo t’i bënim të provonte atë që kemi përjetuar. Ngadalë pjesa e tepërt e pengjeve tona do priret të zvogëlohet dhe ne do jemi të gatshme të braktisim kritikat ose, përkundrazi, të përshtatim kritika konstruktive. Ulërima: “Për ty nuk ekzistoj!” mund të zbutet duke thënë: nuk më pëlqen kur nuk më puth kur vij në shtëpi... apo kur nuk flasim gjatë darkës”.
1.jpg


Mos u jep shumë rëndësi veprimeve
Siç na e bëjnë të ditur psikoterapeutë dhe filozofë, përveç ankesave për mosndarjen e përgjegjësive shtëpiake dhe të rritjes së fëmijëve, kërkesat më të zakonshme janë në drejtim të dashurisë dhe identitetit: “Nuk më thua sa më do; nuk e di sa vlej”. Kjo, siç thonë specialistët, është e justifikuar. Shumë burra, zakonisht, e quajnë të mirëqenë dashurinë e tyre e i vlerësojnë si pak mashkullorë gjestet që shfaqin afeksion, ndërsa gratë, nga ana e tyre, e mbivlerësojnë rëndësinë e simboleve. Sekreti qëndron në bindjen se ndryshimet mund të bëhen vullnetarisht. Do duhet një proces i gjatë, në të cilin dy protagonistët do vendosin të angazhohen dhe të investojnë energji. Pra, nëse jeni të lodhura nga një burrë që është pak i pranishëm, mund të nisni t’i vini në vend gjërat duke pyetur: “اfarë mund të bëjmë që të shihemi më shpesh e më mirë?”, në vend që të mjaftohemi duke thirrur: “Punon shumë dhe kur je në shtëpi; je gjithmonë i ngjitur para televizorit”. Do vini në dukje atë që mund të bëni më mirë dhe të sillni propozime konkrete. Secili mund t’u japë kështu peshën e duhur gjesteve të vogla, të nënvlerësuara më parë, duke marrë dhe një shtysë inkurajuese.
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

Lëshime, kompromise, durim... Po të duam të dalim fitimtare, duhet të boshatisim fushën nga siguria klasike: “Unë jam e përkryer; ai e ka gabim”. “اifti bashkëkohor, mbështetur në reciprocitet dhe fluiditetin e roleve, shtyn mashkullin dhe femrën të përmirësohen vazhdimisht”, thonë psikiatrit.
Do ishte vërtet mëkat pra, të përfundohej një lidhje, kur zgjidhjen e ka në dorë gjithsecili, madje... në zemër.
Nëse duam që tjetri të na dëgjojë dhe të na kuptojë, më mirë të reflektojmë më parë

اiftet e sotëm, të mbështetur në fluiditetin e roleve, përmirësohen gjithmonë RJETA
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

Sigurisht qe ndryshohet, :)
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

Cdo njeri mund te ndryshoje sjelljen e tije por jo karakterin sidote mundohet do jet prap i njejte !
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

Plakat kane thene: Gruaja e mencur burrin budalla ta kete e fut ne rend te burrave, pastaj edhe kane thene: Burri te bene zoje e burri te bene toje!

Bazuar nga keto dy fjale te urta, te thenura nga plakat, me pervoje ta gjate jetesore, kuptojme se ndryshimet megjithate arrihen. Perkunder asaj se tema na cenka hapur enkas per burrat une do flas ne kuptimin e ndryshimit tek dy gjinite, pra nga ajo se a munde te ndryshohet nje burre apo grua??????


Them sincerisht se duke patur parasysh se tash martesat behen kryesisht ne kohe me te shtyer, ndryshimi si koncept kuptimi nuk munde te kete nga arsyeja se eshte moshe ku njeriu ne pergjithesi na vie si i pjekur dhe i formesuar. Ne nje periudhe pjekurie dhe formesimi ndryshimet radikale jane te pamundshme megjithate egzistojne mundesi per gdhendje dhe perpunime. Po si ti realizojme keto????

Kam pershtypjen dhe medyshjen time se ti vesh objektive vetes per te ndryshuar partnerin dhe te insistosh ne kete qellim eshte gabimi me i madhe jetesor. Por a egziston mundesia??? Gjithsesi se egziston!

Mendimi im eshte se ne keso raste duhet te fillojme ti duam gabimet e mundshme te partnerit, te dashurohemi ne to dhe te merremi me to ne menyre jo insistimi apo paragjykimi. Ne nje menyre te tille kam pershtypjen se me lehtesi munde te restaurojme ato qe jane per tu restauruar dhe nje gje e tille edhe munde te quhet ndryshim.
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

Tema eshte vetem per burrat Plakush, sepse grate nuk kane nevoje te ndryshojne. :rahjeburri: Ato jane perfekte :qendis:
Ke postu jashte teme :P
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

Duke mos j'u hyrë teorive të pafund dhe duke mos pasur kohë të pyesni veten a mund të ndryshohet një burrë,ka një zgjidhje të thjeshtë.Thonë që burrit i flet jastëku,nëse doni ta ndryshoni, këtë mund ta bëni vetëm në krevatin e shenjtë,për ç'do veprim të gabuar dënojeni.Mamaja e dënonte duke e mbyllur në dhomë,ju mund ta dënoni duke mos i hapur ''dhomën''.Them se kjo është mënyra më efikase për të pasur një mashkull ashtu si e doni ju goca.
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

Une per vete e bej gratis sipas shijes time :D :P


por eshte interesante kur shprehen meshkujt :P
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

Nqfs arrin ta ushqesh nje Luan me doren tende, atehere ke arritur ta ndryshosh nje burre
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

Pjes e shkeputur nga nje film , Mystic River . Ku e luan Sean Penn, me regji te te madhit Clint Eastwood.

1569
02:07:59,438 --> 02:08:00,735
Last night...

1570
02:08:01,208 --> 02:08:05,337
...when I put the girls to bed,
I told them how big your heart was.


1571
02:08:05,511 --> 02:08:08,570
-I told them how much you loved Katie...
-Annabeth.


1572
02:08:08,781 --> 02:08:10,476
...because you created her.

1573
02:08:10,648 --> 02:08:14,482
And sometimes,
your love for her was so big...


1574
02:08:14,651 --> 02:08:18,450
-...felt like your heart was gonna explode--
-Please stop.


1575
02:08:18,623 --> 02:08:22,456
I told them their daddy
loved them that much too.


1576
02:08:22,626 --> 02:08:26,117
That he had four hearts,
and they were all filled up...


1577
02:08:26,295 --> 02:08:30,254
...and aching with a love that meant
we would never have to worry.


1578
02:08:30,433 --> 02:08:36,463
And that their daddy would do
whatever he had to for those he loved.


1579
02:08:36,671 --> 02:08:39,867
And that is never wrong.

1580
02:08:40,041 --> 02:08:45,980
That can never be wrong,
no matter what their daddy had to do.


1581
02:08:46,146 --> 02:08:50,844
And those girls fell asleep at peace.

1582
02:08:59,358 --> 02:09:03,853
You said, " Last night." You knew?

1583
02:09:04,931 --> 02:09:07,159
Celeste called, looking for you.

1584
02:09:07,332 --> 02:09:10,630
She was worried something might happen.
She told me about Dave.


1585
02:09:10,836 --> 02:09:13,632
Told me what she told you.
What kind of wife...


1586
02:09:13,804 --> 02:09:16,932
...says that about her husband?
And why'd she run to you?


1587
02:09:17,107 --> 02:09:21,305
-Why didn't you call?
-Because it's like I told the girls.


1588
02:09:21,711 --> 02:09:23,975
Their daddy's a king.

1589
02:09:24,147 --> 02:09:28,379
And a king knows what to do and does it.

1590
02:09:28,550 --> 02:09:30,109
Even when it's hard.

1591
02:09:30,286 --> 02:09:34,689
And their daddy will do
whatever he has to for those he loves.


1592
02:09:34,857 --> 02:09:37,654
And that's all that matters.

1593
02:09:42,563 --> 02:09:46,192
Because everyone is weak, Jimmy.

1594
02:09:46,401 --> 02:09:48,698
Everyone but us.

1595
02:09:48,870 --> 02:09:50,996
We will never be weak.

1596
02:09:51,204 --> 02:09:53,332
And you....

Kjo pjese, eshte shkeptur nga fundi i filmit , kur nderkohe Sean , i thote gruas . qe: un vrava njeriun e gabuar dhe me pas e hodha atë ne lumë . vrava Davin , burrin e motres sime .

Ky eshte filmi me i papare per rolet njerzore . si te gruas , burrit . njerezve te afert .
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

filmat jane te ndertuar me skica te perpikta, ZHIGO, realiteti eshte ndryshe shumicen e rasteve :P
dhe e paske sjell edhe English , qe jo te gjithe e kuptojne :D

Na degjoni ne grave qe ndryshojne dhe pik :P :P
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

Shume e zene .... Per te ndryshuar dike. Me fat ai/ajo qe duhet per ate cka eshte.

Per mendimin tim humbje kohe....
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

Humbje kohe :D

Pse jo, vullnet , deshire, perkudesje, dashuri , miresi, miqesi , ndihme etj etj :)
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

O Zana yyy sa acaruese je per koke time mi gru
Po shih moj se s'eshte nevoja ti pergjigjesh cdo lloj robi, e asnje ste flet
pfffffff na bere me stomak , sdo hap me tema ku shkruan ti

Sa per temen...artikullin se lexova, por ka gjasa te ndryshoje , ama me mire ik gjej nje te gatshem :P
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

Nqfs arrin ta ushqesh nje Luan me doren tende, atehere ke arritur ta ndryshosh nje burre

Edhe aq shume jo, se njeriu do apo nuk do me kalimin e kohes ndryshon...
Nga kararkteri ndoshta smund ta ndryshosh nje burre, ate qe e ka mbrenda i takon atij... dhe une nese jam dashuruar koke e kembe dmth se jam dakorduar edhe me ato te meta qe i ka... Askush nuk esht perfekt, te gjithe kemi defekte... Por disa vogelsira mund t'ja ndryshosh edhe ate sa mire... Jam e bindur per kete!
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

Mendoj qe njeriu lind dhe me vdes me te njejtat gjera se ndryshon dot mund te besh shume shume ndonje bojatisje nga jashte por kthehet prape ne origjine..
Kam njohur nje person qe megjithe deshiren e mire per te ndryshuar mbeti po ai..Ske ci ben ate qe ben natyra se ndryshon dot,..
shkurt hesapi nuk mendoj qe nje burre mund te ndryshoje pavaresisht nga dashuria qe ka per nje femer....
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

Njeriu nuk mund te ndryshoj nga themeli. Nqs eshte i ndertuar ne nje menyre te caktuar, ashtu do e vazhdoj tere jeten (vlen dhe per femrat).
Kur hyn ne nje lidhje, nuk mendon qe "e dua, do e ndryshoj une sipas qejfit tim".
Nqs nuk pershtatesh qe ne fillim me nje njeri, eshte lidhje e deshtuar pa filluar mire.
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

Cdo kush mund mund te "ndryshoj" ama vetem disa aspekte te sjelles se tij.
Neqoftese me perpara se te lidheshe beje nje gje tani do e mendosh mire
para se ta besh..jane disa detaje qe kur mblidhen jan goxha te rendesishme.

Gjithsesi asnjeri prej nesh nuk arrin ta ndryshoj 100% karakterin sepse shume
temperamente i kemi qe kur lindim dhe do te mbeten derisa ne te vdesim. Prandaj
e vetmja gje qe mund te bejm eshte te pershtatemi me te tjeret nga pak dhe aty
ku eshte nevoja per te rregulluar dicka te tonen te mundohemi ta ndreqim ate edhe
pse nuk eshte aspak e lehte.
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

Nga kush te ndryshohet shtrohet pyetja ?! Nga femrat e sotit , veshtir per te besuar !
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

Nuk besoj qe qellimi i temes eshte ti ndryshojme gjinine, apo rrenjet :D

Varet se me ke shoqerohesh, karakteri nga sjellja dhe veprimet perbehet pak a shume, dhe sigurisht qe ke aftesi te madhe te ndikosh ne ndryshimin e dikujt ( mashkulli apo femre ) qofte pozitiv / negativ ....
 
Pe: A mund të ndryshohet një burrë?

A lidhet burri?

Po si nuk lidhet mor, kur vie polici, ose kris denimi!
*******************************************

"Vallahi ", thojshin për njonin, "si u martua, u bë krejt
tjetër njeri!"
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

O ricky tek ne thone , qe gruaja nese nuk i jep mend burrit , ajo grua nuk eshte . E per vajzat e sotit , disi kam pershtypjen jo qe kane mi dhane mendje burrit , por kane me ja qite krejte ato te cilat i kane !
 
Titulli: A mund të ndryshohet një burrë?

As burri e as gruaja nuk ndryshohet, por ndodh qe dicka jo te mire qe ka ta zbuse kjo sigurisht jo me dhune, se ashtu behet me keq... Ndryshimi ne pergjithsi mendoj se vjen ne menyre te natyrshme duke qene se kalon nje kohe relativisht te gjate me nje person, por asesi ne menyre te drejtperdrejte dhe dhunuese.
 
Pe: A mund të ndryshohet një burrë?

Jo! E secila femer qe mendon te kunderten vec genjen veten,mund te pershtatet,mund te ambjentohet,por jo ndryshohet...Nese futesh ne nje lidhje me idene qe per ta ndryshuar ate person,ajo lidhje eshte e mbaruar qe ne fillim,pasi gjithmone do kesh perplasje,te asaj qe DO ti te jete ai dhe asaj qe ESHTE ne te vertete ai:)
 
Nuk ndryshojne njerezit aq me pak meshkujt.
Me vjen keq kur femrat perpiqen te ndryshojne partnerin e tyre.
Nese te pelqen pranoje ashtu sic eshte,nese jo qendro me mire vetem.
Meshkujt nuk jane yotube ku mund te ndryshosh muziken sipas deshires.
 
Ndryshon
Kam parë në rrethin tim të afërt që kanë ndryshuar nga veset e këqija..
Për hir të dashurisë , familjes, fëmijëve të tyre..
Me shumë sakrifica e përpjekje duke u aktivizuar të gjithë dhe ia kanë dalë.
Duhet shumë durim me ta.
 
Kur flasin femrat me siguri te plote qe burrat nuk ndryshojne te motivojne akoma me shume per t'mos ndryshuar :p

Gjithe burrat ndryshojne ne rrethana te caktuara , por varet kush e kerkon dhe arsyjet pse duhet te ndryshoj.
E vetmja gje qe nuk ndryshohet tek nje mashkull eshte personaliteti , mos i kerko te ndryshoje personalitet per ate qe nuk eshte sepse nuk e ben dot.

Ndersa ndryshimet e tjera qe lidhen me veset , te gjitha jane te ndryshueshme , nga alkoli , bixhozi , duhani , droga ..etj
 
Back
Top